• Latest
  • Trending
  • All
Albanian Foreign Minister Besnik Mustafaj speaks during an International Conference "The Final Status of Kosovo and the Security in the Balkan" in Tirana 21 October 2006. Mustafaj said that the status of the UN-administered province of Kosovo should be resolved in the end of the year, amid rumours that a decision on its status might be delayed.       AFP PFOTO/GENT SHKULLAKU

(Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Analiza/”Arsyet pse Haradinaj mbron taksën 100 përqind ndaj Serbisë, Rama tentoi ta bindte për ta hequr, por…”

07/03/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 6 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

Analiza/”Arsyet pse Haradinaj mbron taksën 100 përqind ndaj Serbisë, Rama tentoi ta bindte për ta hequr, por…”

07/03/2019
in Kosova, Opinion
Albanian Foreign Minister Besnik Mustafaj speaks during an International Conference "The Final Status of Kosovo and the Security in the Balkan" in Tirana 21 October 2006. Mustafaj said that the status of the UN-administered province of Kosovo should be resolved in the end of the year, amid rumours that a decision on its status might be delayed.       AFP PFOTO/GENT SHKULLAKU

(Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Albanian Foreign Minister Besnik Mustafaj speaks during an International Conference "The Final Status of Kosovo and the Security in the Balkan" in Tirana 21 October 2006. Mustafaj said that the status of the UN-administered province of Kosovo should be resolved in the end of the year, amid rumours that a decision on its status might be delayed. AFP PFOTO/GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

BESNIK MUSTAFAJ

Nga fundi i vjeshtës së kaluar, qeveria e Kosovës vendosi ngritjen e tarifës doganore për mallrat e prodhuara në Serbi në 100 për qind. Ky vendim është qartazi politik, pa ndonjë sfond ekonomik me vlerë, pra, pa ndonjë lidhje me proteksionizmin, gjë që qeveria e Kosovës nuk e fsheh. Qeveria serb, deri në nivelet e saj më të larta, përfshirë këtu edhe Presidentin Vuçiç, e ka kundërshtuar dhe vazhdon ta kundërshtojë me të gjitha mënyrat, duke thirrur në ndihmë edhe faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, para të cilëve po e paraqet veten me sukses si viktimë. Zyrtarisht, eksportet serbe drejt Kosovës shkojnë rreth 450 milionë euro në vit. Njohësit e këtij realiteti thonë se janë më shumë. Ata kanë këtu parasysh edhe kontrabandën. Pra, fakt është se Serbia pëson një dëm të ndjeshëm ekonomik. Por me siguri që ky dëm nuk do të jetë shkak për rrënimin e ekonomisë serbe.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Duke qëndruar me dinakëri te kjo pasojë, që është sigurisht një aspekt i së vërtetës, në paraqitjen e vet, qoftë para opinionit publik serb e qoftë para faktorit ndërkombëtar, Serbia shmang në të gjitha rastet përmendjen e arsyeve, që e kanë shtyrë qeverinë e Kosovës drejt një mase të tillë pa dyshim radikale e që mund të shihet edhe në formën e një shantazhi. Do thënë se një sjellje si kjo e qeverisë së Kosovës nuk është e pranueshme midis partnerësh të mirë. E sidomos nuk është e pranueshme kur këta partnerë janë edhe fqinjë. Por do thënë gjithashtu, madje me zë të lartë, se Serbia ende nuk ka filluar të bëhet një fqinj i mirë për Kosovën. Përkundrazi, po bën gjithçka mundet për tëhedhur në erë jo vetëm të ardhmen, por edhe të sotmen e shtetit më të ri të Europës, duke manifestuar në çdo rast ndjenja të thella armiqësie.

Me një fjalë, dialogu Prishtinë – Beograd, i filluar gati dhjetë vjet më parë nën kujdestarinë e Bashkimit Europian me qëllimin e shpallur për “normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, është bllokuar. Ose po vazhdohet vetëm në nivel presidentësh, një nivel retorik ky, nga ku nuk mund të priten rezultate konkrete për arsyen e thjeshtë se Presidenti Thaçi nuk ka as mandat kushtetues dhe as mandat të posaçëm nga Parlamenti për të zhvilluar negociata të kësaj natyre. Pa harruar se ai nuk ka as ekip të përgatitur për t’u përballur me një punë të tillë kaq delikate dhe të vështirë. Kjo situatë e re tensioni midis Prishtinës dhe Beogradit ka ngjallur një shqetësim të madh te të gjithë faktorët ndërkombëtarë të përfshirë në procesin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor, shqetësim ky që shfaqet konkretisht në një përqendrim të presionit mbi qeverinë e Kosovës për ta anuluar rritjen e tarifës doganore mbi mallrat serbe.

Përgjigjja ndaj këtij presioni nga institucionet qendrore të shtetit të Kosovës nuk është e unifikuar. Kryeministri Haradinaj duket i vendosur në zbatimin pa lëshime të vendimit të marrë nga qeveria e tij dhe nuk do të tërhiqet pa ia arritur qëllimit. Presidenti Thaçi e vlerëson të gabuar në thelb një vendim të tillë dhe shprehet hapur, pa droje kundër tij, me argumentin se po pengon vazhdimin e negociatave me Serbinë, rrjedhimisht po prish marrëdhëniet me Brukselin e me Uashingtonin, duke shkuar kështu kundër interesave strategjike të Kosovës. Kryetari i Kuvendit, Veseli, propozon një zgjidhje të ndërmjetme, pezullimin e këtij vendimi për një periudhë ndoshta tre muaj, për t’iu dhënë një mundësi të re negociatave e posaçërisht Serbisë, nga e cila pritet, me të drejtë, një ndryshim thelbësor në krejt sjelljen ndaj Kosovës. Ndryshe nga përçarja që shihet te krerët e shtetit, opinion publik i Republikës së Kosovës, fjala është për shqiptarët, shfaqet përgjithësisht i bashkuar rreth vendimit të qeverisë. Të paktën kjo është përshtypja empirike. Ndërsa Tirana zyrtare ka dalë kundër. Vetë Kryeministri Rama mori rrugën për Prishtinë, për t’i mbledhur në një darkë informale në shtëpinë e Thaçit personalitetet e lartpërmendura si edhe Fatmir Limajn, zëvendëskryeministër dhe kryetari i delegacionit shtetëror të mandatuar nga Parlamenti për negociatat me Serbinë. Qëllimi i Ramës ishte vetëm një: t’i bindë ata të dalin njëzëri për heqjen e tarifës doga nore në fjalë. Nuk dihet publikisht çfarë argumentesh ka dhënë Rama në mbështetje të këshillës së vet.

Debati publik që po zhvillohet në botën shqiptare rreth këtij vendimi më duket i shproporcionuar dhe kaotik, duke krijuar një zhurmë të madhe, por pa ia arritur qëllimit kryesor që pritet nga një debat i tillë: sqarimit të arsyeve të vërteta që e çuan qeverinë e Kosovës te ky vendim si dhe pasurimi i alternativave për aq sa i përket palës kosovare për zgjidhjen e ngërçit të negociatave. Në këtë debat, barrën kryesore në mbrojtje të drejtësisë së vendimit po e mban vetë Kryeministri Haradinaj. Por as ai nuk ka qenë thuajse fare shpjegues lidhur me arsyet e thella të këtij vendimi dhe as nuk ka lënë shteg të mendohet se ka të përgatitur ndonjë alternativë rezervë. Haradinaj ka thënë se kjo tarifë do të hiqet kur Serbia ta njohë Kosovën, duke shprehur kështu vendosmërinë e tij të palëkundur përballë presioneve të forta nga brenda dhe jashtë Kosovës. Një objektiv i tillë sigurisht që është tejet i lakmueshëm, por është maksimal, pra, edhe i vështirë, do të thosha i pamundur për t’u arritur me vetëm këtë masë. Për të qenë realist, eksportet e mallrave serbe drejt Kosovës, edhe sikur të ndërpriten krejtësisht, janë shumë pak për ta shtrënguar një shtet si Serbia për të hedhur një hap kaq të madh historik. Kjo nuk do të thotë aspak se ky vendim është i padobishëm lidhur me arritjen te njohja e Kosovës si shtet i pavarur e sovran nga ana e Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Jo nga komunikimi publik i Kryeministrit Haradinaj dhe mbështetësve të tij, por duke qëmtuar andej–këndej, kam arritur të mësoj pak a shumëse qeveria e Kosovës, për të dalë te një vendim i tillë i fortë e diplomatikisht delikat siç është ngritja e tarifës doganore për mallrat e importuara serbe në masën 100 për qind, ka bërë megjithatë një analizë të kujdesshme të ecurisë së negociatave me Serbinë qysh nga fillimi, në vitin 2011. Pra, nuk është një kapriço e Haradinajt, siç përpiqen jo pa sukses ta paraqesin Thaçi, Vuçiç e Rama. Bilanci i këtyre negociatave del të jetë dëshpërues. Jo se nuk janë arritur fare marrëveshje. Ka pasur të tilla, madje qysh në fillim. Po përmend njërën prej tyre, të përmbyllur më 2 shtator 2011, për njohjen reciproke të vulave si dhe detyrimin që rrjedh brenda CEFTA-s, ku palët kanë rënë dakord që të përdorin vetëm vulat e konfirmuara për të gjithë anëtarët e kësaj organizate. Por ende sot e kësaj dite kjo marrëveshje është vetëm në letër. Doganat serbe vazhdojnë me përdorimin e vulave të strukturave paralele serbe të veriut të Kosovës.

Janë disa marrëveshje të tilla, të nënshkruara prej vitesh në Bruksel, nën kujdestarinë dhe me garancinë e Zonjës Mogherini, por që Serbia nuk ka filluar t’i zbatojë dhe as nuk ka dhënë shenja se po për gatitet t’i zbatojë. Nuk e kemi dëgjuar ende Zonjën Mogherini të kërkojë zbatimin e tyre, ndërkohë që e shohim tani së fundmi jo vetëm të shqetësuar, por edhe kërcënuese ndaj qeverisë së Kosovës për tarifën e re doganore. Po sjell një shembull, për të cilin, me sa dimë, nuk ka ende një marrëveshje të posaçme. Ndërkohë që Kosova importon 450 milionë euro mallra serbe në vit, Serbia nuk njeh barkodin e prodhimeve të Kosovës, gjë që në praktikë do të thotë se legalisht Kosova nuk mund të shesë në Serbi as edhe një euro mall nga prodhimet e veta. Por Serbia nuk njeh as targat e automjeteve të Kosovës. Që do të thotë se importet dhe eksportet e Kosovës duhet të transportohen të gjitha me kamionë serbë. Më kanë treguar për shuma surrealiste, të denja për faturat e Felinit, kur qytetarë të Kosovës, të cilët rruga i çon të kalojnë nëpër Serbi, me t’u afruar në pikën kufitare serbe, nxjerrin nga bagazhi një targë të vjetër, të kohës së Jugosllavisë së Titos apo të Milosheviçit për ta vënë në vend të asaj që është e regjistruar. Një targë e tillë relikte për koleksionistët, njihet nga Policia Kufitare serbe, siç njihet edhe letra e njoftimit e kohës së pakthyeshme, kur Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Besoj se fakte të tilla, qoftë për marrëveshjet e arritura e që nuk zbatohen ende e qoftë për problematika si këto që përmenda, për të cilat Serbia nuk ka pranuar ende marrëveshje, pra, fakte të tilla duhet të përbëjnë përmbajtjen e komunikimit publik dhe atij diplomatik të qeverisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe ligjërimin e Kryeministrit Haradinaj kur flitet për arsyet që çuan në vendosjen e tarifës doganore në fjalë. Si opinioni publik, ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, veçanërisht partnerët strategjikë, duhet të shohin me argumente konkrete se një vendim i tillë nga ana e qeverisë së Kosovës nuk është aspak emocional, as shprehje e nacionalizmit, por është pasojë e lodhjes së shtetit të Kosovës nga mungesa minimale e reciprocitetit nga ana e shtetit të Serbisë. Është e domosdoshme që të hiqet sa më shpejt përshtypja se ky vendim është irracional apo është pasojë e përpjekjeve të Ramush Haradinajt për protagonizëm personal, një opinion ky i përhapur posaçërisht të ndërkombëtarët nga Beogradi në bashkëpunim me kundërshtarët e kësaj tarife në Prishtinë e në Tiranë.

Duke zbritur në terrenin konkret e faktual, si komunikimi publik, ashtu edhe diplomacia në shërbim të këtij vendimi, bëhen më të kuptueshme dhe më e pakta që mund të arrihet me partnerët strategjikë, pa mbështetjen e të cilëve Kosova nuk ka të ardhme, është shpërndarja e barabartë e presionit për të arritur marrëveshje e për t’i zbatuar ato si mbi Prishtinën, edhe mbi Beogradin. Po ashtu, duke zbritur në terrenin konkret të arsyeve pse qeveria e Kosovës ndihet e frustuar aq sa të marrë vendime të forta si ky, do të shohim edhe përcaktimin e qëllimeve më realiste se ai që kemi dëgjuar deri tani. Vendosja e kësaj tarife doganore është një vendim politik, siç edhe e thamë. Heqja e saj nuk paraqet asnjë vështirësi procedurale. Sepse nuk është një nen i Kushtetutës, që duhet ndryshuar. Do të jetë përsëri një vendim politik, që merret në mbledhjen e qeverisë, pasi të shihet se qeveria serbe po fillon me sinqeritet e me ndershmëri të zbatojë marrëveshjet e arritura tashmë, siç edhe po bën disa hapa të thjeshtë, duke filluar jo vetëm me njohjen e targave të automjeteve, të barkodit të prodhimeve dhe të letrave të njoftimit, por edhe me ndërprerjen e fushatës së ethshme për tërheqjen e njohjes së Republikës së Kosovës te shtete që e kanë njohur tashmë. Kjo do të krijonte midis dy vendeve një klimë me mundësi mirëkuptimi dhe do t’u çelte rrugën e dëshiruar edhe negociatave për të ardhmen, të cilat, pengesë kryesore dhe të vërtetë dhe të vërtetë kanë mungesën e vullnetit në Beograd.

Post Views: 162
Tags: Besnik Mustafajkosova
Previous Post

Arsimi i keqtrajtuar, si po tkurret numri i nxënësve

Next Post

Kush nuk i thotë Hashim Thaçit tradhëtar, “ai është gomar”!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Kush nuk i thotë Hashim Thaçit tradhëtar, “ai është gomar”!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.