• Latest
  • Trending
  • All

Ambasadorët e jetimëve

28/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ambasadorët e jetimëve

28/07/2016
in Opinion

Nga Petrit Kuçana

Takimet e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm me ambasadorët, është një praktikë që duket se konsiston në gjërat që “duhen bërë”. Nga ky eveniment u prodhua një lajm-skandal që detyroi anulimin e takimit me presidentin dhe një lajm tjetër që kësaj radhe nuk kishte “ambasadorë të padëshiruar” pasi është kryer me sukses spastrimi i tyre.
Shumë të zhgënjyer do të mbeteshin edhe më kuriozët që mund të kenë pritur nga ky takim të dëgjonte diçka për regjistrimin e emigrantëve sipas ligjit të miratuar para pesë muajsh në kuvend. Asnjë lajm për “mërgatën e qyqeve” …
A mund të ketë një përcaktim më plotpërmbushës sesa jetimë, për emigrantët shqiptarë? Mbase do të ishte e paktë si fjalë nëse të ndodh të dëgjosh ndonjë nga fjalimet thuajse patetike të kryeministrit apo Ministrit të Jashtëm, në të ashtuquajturin takim me ambasadorët.
E nëse cilësorët emigrant, refugjat, mërgimtarë etj etj, përdoren krejtësisht spontanisht në një përditshmëri të shumëllojshmërisë së lajmeve, ata që ishin në ndeshjet e kombëtares në Francë, dhe u bënë dëshmitarë të fitores reale të vlerave shqiptare atje, mbase u ndjenë të turpëruar dhe fajtorë patjetër. Duhet theksuar se që të shkonte në Francë një qytetari të Republikës së Shqipërisë, normalisht i duhej të kursente të paktën dy vjet dhe vetëm një përqindje tepër e vogël mund të merrte pjesë. Nuk kishin si të mungonin politikanët, madje madje edhe me shoqërues që binin në sy në lumin e madh kuq e zi, duhej të përballeshin edhe me shikimet përçmuese të “refugjatëve” shqiptaro-britanikë, shqiptaro gjermanë, shqiptaro….
Do të ishte vërtet lajm i mirë nëse ata janë ndjerë të turpëruar, jo thjesht për faktin se rroga e shumicës dërmuese të këtyre “refugjatëve” është ta paktën dy herë me e madhe se e çdo deputeti dhe që mbase asnjë prej tyre nuk ka gjithë atë pasuri… Ata janë vërtetë të pafat, pasi vetëm nëse u hedh një sy deklaratave të pasurive, thuajse gjithsecili prej tyre ka bashkëshorte apo mama (lum si ata për to) që i paskërka mbajtur gjallë, prej të cilave kishin bërë gjithë atë pasuri. Dhe vërtet shkon deri në neveri çdo lajm për dasma madhështore me kursimet e mamasë, e deri tek bashkëshortet e pasura që paskan trashëguar të gjithë atë pasuri politikanët, prokurorët, gjyqtarët e djalli vetë…
Po a u ndjenë të turpëruar ligjvënësit, politikanët në përgjithësi që nuk arritën të paktën gjatë këtij çerek shekulli, që së paku të shkëputen nga termat kriptokomuniste të “mërgatës së qyqeve” dhe të jenë në nivelin e Kosovës bie fjala, apo të vendeve të tjera të rajonit, ku të paktën t’u sigurohej e drejta e votës?
Sot emigrantët shqiptarë janë të vetmit në rajon dhe më gjerë që se kanë këtë të drejtë, që të zgjedhin dhe të zgjidhen, dhe as që i shkon kujt ndërmend që të ndërmarrë ndonjë nismë për këtë gjë, madje hyn në kategorinë e lux-it qoftë edhe të diskutohet.
U fol për një ligj që “detyronte” regjistrimin e emigrantëve, por që është shpërfillur tmerrësisht keq, apo nuk u vu uji në zjarr për ndonjë sensibilizim… dhe bie fjala në Londër numri i emigrantëve shqiptarë të regjistruar sipas këtij ligji është 0. Mbase dikush nga Ministria e Jashtme mund të bëjë një zile/email këtej nga Londra për të vërtetuar këtë, por kjo prapë është kërkesë “e lartë”… në kufijtë e të papranueshmes, pasi këtej nga Londra po presim ambasadorin që është dekretuar prej rreth tre muajsh, por që ka gjithmonë shpresë një ditë do të vijë….
Janë këta emigrantë, që kanë dhënë dhe po japin një kontribut të jashtëzakonshëm dhe s’ka justifikim, që mund të të shpërlajë fytyrë-nxirjen” e atyre që akoma mendojnë për “mërgata qyqesh” e duan “të bëjnë shtet” dhe ku duket se mërgimtarët, s’mund të perceptohen pjesë e këtij shteti. As që mund të bëhet fjalë për ndonjë shërbim të krahasueshëm me ata të rajonit. Kosova organizon ditët e diasporës, zyrtarët nga Shqipëria amë nuk e kanë aq me ngut, që të bezdisen për punëra të tilla, pa përfshirë këtu ndonjë Ministri Diaspore që patjetër kalon çdo vijë të kuqe të logjikës së tyre. Po mbase atë punën e Rinasit ta rregullonin, se çoç do të kishte shumë më shumë mërgimtarë, që nuk do të kalonin nga Mali i Zi, Maqedonia, Greqia për të ardhur në Mëmëdhe, se mbase i duhet hedhur një sy edhe aeroportit i Kukësit, së paku të kishim një aeroport më shumë, sa Mali i Zi me banorë sa ½ e Tiranës, ose sa Maqedonia, se Greqia është ndryshe… e pastaj të shijonin shifrat e turizmit, arritjet qeveritare…e çfarë të donin ata, vetëm atë punën e aeroportit ta rregullonin aman… se tashmë s’kanë kë të fajësojnë më, se vërtet kalon vijën e kuqe të çdo logjike që një bileta nga Londra në Tiranë të jetë e njëjtë sa Londra në New York. E mbase patjetër dikush do u tregojë se kanë premtuar për të drejtën e votës së “mërgatës së qyqeve”, e se do të ishte më mirë që në parlament të ishte ndonjë i shkolluar në perëndim sesa ndonjëri “i ngatërruar” në perëndim, (që mjafton që siguron vota) apo ndonjëri që padashje ka bërë ndonjë krim adoleshence, apo apo dreqi e mori nuk do të ishte keq të mendonit edhe për këta shqiptarë që tashmë u rëndojnë trafikun…qoftë edhe para kryeministrisë…Për tu rikthyer tek takimet me trupin diplomatik,  mbetet e pamundur të gjesh një fjali që ka ndonjë linjë shprese për ndryshim, bie fjala kur në Londër që nga tetori i vitit të kaluar janë organizuar plot 2 aktivitete, njëri për flamurin me kontribut të shqiptarëve të këtushëm dhe një pritje në ambasadë për një tenori të shquar, e mbase mbase është jashtë vijës së kuqe të logjikës, që një anëtari të stafit diplomatik në Londër i duhet të kalojë ditën me £20……e patjetër duhet të ideojë forma për pasqyrimin e vlerave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, konferenca për investitorët britanikë që duhen aq shumë në Shqipëri etj etj…

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Tags: edi rama
Previous Post

Për një vit në Kosovë u kurorëzuan 16 mijë e 274 çifte

Next Post

Inspektoriati i Punës raporton nesër për gjendjen e mediave në Kosovë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Inspektoriati i Punës raporton nesër për gjendjen e mediave në Kosovë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.