• Latest
  • Trending
  • All

Alzheimer kolektiv

02/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Alzheimer kolektiv

02/10/2014
in Opinion

Arbër ZAIMI

Përdorimi i sëmundjeve si metaforë për të shënuar kriza të shoqërisë, ekonomisë pra politikës, ka një histori të gjatë, së paku që prej momentit kur nisi të përdoret vetë termi krizë prej grekëve të lashtë, i cili qysh atëherë njërin prej kuptimeve e ka pasur sëmundje.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në shoqëritë mesjetare moralistët e religjiozët kanë përdorur lebrën si metaforë për shoqëritë, të cilat i perceptonin si dekadente, si të molepsura prej zakoneve të ndyra, si mohuese të rendit hyjnor, si të destinuara për të ndjekur fatin e Gomorrës. Në fillim të periudhës moderne studiues të ndryshëm vënë re se të njëjtët moralistë përdorin sifilizin për të denoncuar gjymtimin që sipas tyre barazia ia sjell shoqërisë, sidomos ajo gjinore.

Tumori dhe metastazat janë përdorur gjerësisht për të shënuar fenomene që lypin një trajtim të menjëhershëm, një ndërhyrje kirurgjikale, pavarësisht kostove, përndryshe mund të çojnë në fatalitet. Kështu kemi kancerin e terrorizmit, tumorin e mizorive në Lindjen e Mesme, metastazat e autoritarizmit, të cilat janë përdorur deri vonë, edhe nga politikanë shqiptarë.

Në diskursin e pushtetin dominant jo rrallë kemi institucione ndërkombëtare të veshura si mjekë, të tilla si FMN, BB, OKB, BE etj. Kemi vaksinat kundër krizës ekonomike, serumet e ndihmave. Ish-kryeministri italian, Mario Monti, dikur premtoi se Italia nuk do të jetë më burim infeksioni për Europën…

Kjo nga ana e atyre që janë lart. Parë së poshtmi, metafora më e shpeshtë fiziologjike me përdorim politik është uria e sëmundjet që rrjedhin prej saj.

Në një këndvështrim, një metaforë interesante që do të përshkruante Kosovën e 15 vjetëve të fundit do të ishte sindroma e “Alzheimerit”. Një sëmundje që nëpër individë ngjet vetiu, për shkaqe ende të pasqaruara mirë, ndërsa në rastin e metaforës sonë është tërësisht e induktuar. Si të themi një program politik për Alzheimer masiv.

Të harrosh të ardhmen

Gjëja e parë që harron i sëmuri me “Alzheimer”, pra populli i Kosovës në metaforën tonë, është e ardhmja. Dikush mund të ndërhyjë: si ka mundësi të harrohet e ardhmja, ajo ende s’ka ndodhur?

Duhet të bëjmë një ndarje këtu, mes të ardhmes së thjeshtë si rend kronologjik i sendeve që do të ndodhin njëri pas tjetrit, e të ardhmes si tërësi e planeve kolektive e individuale të bëra në të shkuarën, dëshirave, ëndrrave të thurura, të cilat të mbrujtura së bashku në vetëdije e nënvetëdije kolektive shndërrohen në një amanet. Një amanet që mëton të jetë aktual në secilën të tashme, duke e ndikuar kështu edhe të ardhmen e thjeshtë. Në fjalët e Walter Benjaminit:

“E shkuara bart në vete një tregues sekret, përmes së cilit thirret në shpagim. Vallë ai fllad që ka fryrë në kohët që shkuan, a nuk na përkëdhel sot edhe ne? Te zërat që dëgjojmë a nuk gjendet edhe një jehonë e atyre zërave që tashmë janë heshtur? Në qoftë kështu, atëherë ka një marrëveshje sekrete mes brezave të shkuar dhe këtij të tashmit. Toka e ka pritur ardhjen tonë. Njësoj si secili brez paraardhës edhe ne jemi pajisur me një fuqi të zbehtë mesianike, një fuqi ndaj së cilës e shkuara ka ngritur mëtimin e saj”.

E pra, tek i sëmuri me “Alzheimer”, shenjat e para të sëmundjes janë pikërisht këto. Ai i harron planet e së shkuarës, ëndrrat e thurura dhe e shkuara e tij pushon së pasuri efekt mbi të ardhmen. Ai nuk mund të trashëgojë misione, amanete.

I sëmuri ynë kolektiv ditë pas dite harron se dikur është derdhur gjaku për bashkim, për liri, në emër të një identiteti kolektiv që gjithnjë e më pak përmendet, gjersa të harrohet. Ngadalë shuhen të ardhmet e menduara në të shkuarën e Kosovës. Kujt i leverdis të kujtohen të ardhmet e ëndërruara prej demonstruesve të ’81 e ’89, ëndrrat e ilegalëve, ëndrrat e ushtarëve, amaneti i një populli që, parë në distancë, duket sikur është një popull krejt tjetër prej këtij të sotmit. Cilat do të kenë qenë ëndrrat e tyre vallë? Vetëvrasjet e dhjetëra ushtarëve të UÇK-së pas lufte janë një element që rrëfen se këto ëndrra nuk do të kenë pasur mundësi të përfshijnë varfërinë, pabarazinë, padrejtësinë thelbësore të pasluftës.

Asgjë s’i mbetet për të përmbushur të sëmurit me “Alzheimer”. Dita e re sjell plane të reja, të cilat do të harrohen aty për aty, pa krijuar ndonjë farë vijueshmërie. Personaliteti i të sëmurit zë e thyhet, shndërrohet në shumë persona, në shumë maska pra, siç është edhe kuptimi primar i kësaj fjale.

Maskat e së tashmes

Personaliteti frantik i të sëmurit tonë metaforik heq dorë prej çdo ëndrre të së shkuarës e njëkohësisht hapet përfundimisht ndaj secilës gjë që i thuhet se duhet të ëndërrojë. Por, i paaftë që të ndërtojë plane, edhe ëndrrat e reja destinohen të mbeten të papërmbushura, maska njëpërdorimëshe, vlera surrogate që fare shpejt flaken edhe prej atyre që i sjellin prej së jashtmi.

Të këtilla maska ka shumë. P.sh. injektohet ëndrra e multikulturalizmit në një shoqëri që në fakt është në kulturalisht e njëtrajtshme shumë më shumë se shoqëri fqinje apo europiane-perëndimore. Por, kjo ëndërr s’pushon së vetëdemaskuari. P.sh. arrestohen në emër të nxitjes së urrejtjes etnike e fetare disa hoxhallarë – e ndoshta realisht e kanë bërë këtë gjë. Por, kur vjen puna për persona publikë që haptazi cytin kundër islamit, duke manipuluar publikun përmes përgjithësimeve, asgjë nuk ndodh. Multikulturalizëm përzgjedhës në këtë laborator.

Një tjetër maskë është importi i drejtësisë. Misionet e huaja marrin përsipër të vënë rend e ligj në Kosovë. Publikut të sëmurë me “Alzheimer” i shitet si bindje “e vjetër” se e rëndësishme është të ketë drejtësi, jo secili e vë atë drejtësi, si e në emër të kujt. E ja ku jemi, me EULEX-in e stërpaguar me paratë që numërohen si ndihma për Kosovën. Asnjë “peshk i madh” s’është dënuar në Kosovë për korrupsion, kriminalitet, abuzim të pushtetit, vjedhje të votës, e dhjetëra shkelje të tjera. Me sa duket peshkaqenët gëzojnë imunitet edhe ndaj EULEX-it…

E një maskë aktuale kësokohe është demokracia, edhe ajo e paraqitur si e importueshme. Dikur në Kosovë një president u zgjidh me SMS, e tjetri me zarf. Kryeministri i dalë prej të tilla konjukturave, nën sy të ndërkombëtarëve “garantë të demokracisë” kapi njëri pas tjetrin institucionet, e më së fundi e solli Gjykatën Kushtetuese në pikën që të shpallë se në Kosovë pakica e deputetëve mund të bllokojë vullnetin qeverisës të shumicës së tyre. Demokraci se jo mahi.

Të gjitha këto maska të së tashmes vishen prej të sëmurit me “Alzheimer”, por asnjëra nuk mbahet me seriozitet. I sëmuri i metaforës sonë shndërrohet kështu në një cinik të pashpresë. Atij është e kotë t’i tregosh se maskat e tij janë të rrejshme. Ai e di këtë, por nuk mbërrin të kujtojë prej së shkuarës së tij asnjë të vërtetë që fshihet nën maskën aktuale. Në fjalët e Peter Sloterdijk:

“Cinizmi është ‘vetëdije e rrejshme e ndriçuar’. Është ajo vetëdije e modernizuar por e palumtur, mbi të cilën Ndriçimi (enlightenment) ka pasur efekt njëherazi të suksesshëm dhe të pasuksesshëm. Ajo vetëdije që i ka mësuar leksionet e Ndriçimit, por nuk i ka vënë kurrë në praktikë, e ndoshta nuk ka qenë e aftë t’i vërë në praktikë. E pasur dhe e mjerë në të njëjtën kohë, kjo vetëdije nuk ndihet më e prekur prej çfarëdo kritike të ideologjisë; sepse rrejshmëria e saj tashmë është e dëshmuar”.

Terri në të shkuarën

Leonard Cohen është një këngëtar që në trupën e veprës së tij bart traditën e radikalizmit të ’68, dëshpërimit prej postmodernes, mendimit filozofik të së majtës, por edhe një farë gnosticizmi mesianik. Në njërën prej këngëve të veta, të titulluar Darkness (Terri) ai duket sikur ndjek të njëjtën rrjedhë me tekstin tonë dhe thotë: “Mendova se e shkuara do të më zgjaste / Por dhe aty zbriti terri”.

Në fakt e shkuara është gjëja e fundit që i sëmuri me “Alzheimer” harron, pasi ka harruar fillimisht të ardhmen – ëndrrat e tij në të shkuarën dhe të tashmen – maskat e tij të zbrazëta.

Ky terr në të shkuarën shënon rishpikjen e saj të panumërt, në forma gjithnjë e më të thjeshta, ndërkohë që truri i të sëmurit me “Alzheimer” bëhet gjithnjë e më i sheshtë.

Harrohen të bukurat e të shëmtuarat e së shkuarës, raportet njerëzore, individët e kolektivët ku dikur ka banuar qenia e tij. Historia rishikohet e rishikohet pa u ndalur, ajo bëhet gjithnjë e më “sterile”. Fillimisht prej saj shuhen, në emër të pajtimit, deideologjizimit që në fakt është një tjetër ideologji e re, dekonstruktimit të miteve fjalët si: “popull”, “komb”, “klasë”, “sovranitet”, “liri”, “pavarësi”, “luftë”, “barazi”, “qytetari”, “shtypje”, “dhunë”.

Fjalori i të sëmurit me “Alzheimer” bëhet gjithnjë e më i varfër, ai nis t’i ngjajë fëmijës, por perspektiva e tij nuk është që të rritet. Në të ardhmen ai pritet të foshnjërohet edhe më shumë, si në novelën e famshme të Francis Scott Fitzgerald, me personazhin Benjamin Button. Shihini rreth e rrotull të rinjtë, masivisht bjerrakohës, sa pak fjalë përdorin. Duket se aparati që do të duhet t’i ndriçonte, shkolla, media, vetë shoqëria, në ta po çon terrin.

Sepse asnjë aparat edukimi nuk mund të funksionojë përveçse duke i mësuar të ardhmes të shkuarën. Në fakt nuk ka asgjë që të mund të mësohet përveçse të shkuarës. Kur mbi të shkuarën zbret terri, nuk duhet pritur ndonjë diell as në të ardhmen. Një tmerr i tillë, tmerr pa aksion, pa brutalitet, pa dhunë, është ai që shfaqet në filmin e Bela Tarr, “Kali i Torinos”, shfaqur së fundmi në televizionet digjitale shqiptare. Është një demencë që vjen gradualisht, bash si ajo që sillet prej “Alzheimerit”.

Shpresa?

S’ka vlerë të gënjesh publikun në emër të një shprese të rreme, apo me ndonjë placebo. “Alzheimeri” nuk ka shërim tek individi. Kolektivi në këtë rast po i nënshtrohet veçse një metafore, e jo ndonjë sëmundjeje reale fiziologjike apo psikologjike. Por, nëse gjykojmë se metafora sadopak qëndron, shqetësimi s’do të duhej të qe i vogël.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar një organizëm që me inerci rrotullohet drejt territ, është të shtysh përkundër tij. E kjo duhet të jetë detyra e më të rinjve, e më të fuqishmëve. Jo në moshë, por në vullnet politik. S’ka deus ex machina, s’ka mjekim që mund të vijë prej zarfit. Sikur gjysma e atyre që u aktivizuan në fushatën për vetëdijesimin për sindromën ALS (tepër e ngjashme me Alzheimerin e përshkruar) të përfshiheshin si qytetarë e si atdhetarë në të mirë të përbashkët, ky “Alzheimer” kolektiv do të ndalej, e ndoshta do të sprapsej.

Previous Post

Ushtria popull dhe “gjeneral” Ali Ahmeti

Next Post

Tërmete politike priten në BE

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Tërmete politike priten në BE

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.