Nga Spartak Ngjela
Vizita njëditorë e Papa Franceskut, një hap historik përpara drejt të ardhmes sonë europiane. Kjo vizitë, ishte një akt i madh që Papa i Romës bëri si xhest në rivlerësimin e shqiptarëve për historinë e tyre të dhimbshme. Për të gjitha ato që Ati i Shenjtë foli, për të gjitha ato që u thanë sot e për disa ditë të tëra rresht, treguan se Papa aktual i kthehu shqiptarëve borxhin historik që Vatikani dhe Europa e krishterë i ka pasur në tragën historike të këtij qytetërimi popullit shqiptar, si populli më i martirizuar në mbrojtje të vlerave të qytëtërimit përëndimor.
Papa shprehu dhe theksoi martrizimin tonë, vlerën e madhe morale të shqiptarëve në historinë e madhe e të gjatë të persekutimit të tyre, që u ushtrua ndaj tyre vetëm me një qëllim: ndarjen e shqiptarëve nga qytëtërimi perëndimor.
Papa Francesku, në fjalën e tij, arsyetoi shenjtërisht se i gjithë fenomeni unikal i tolerancës fetare në Shqipëri është vlera e humanizmit që këtij populli i vjen nga substrati i tij europian në ndërtimin e vet shpirtëror. Të gjithë, të tria fetë e shqiptarëve, treguan sot bashkë me Papën se, toleranca jonë fetare, është humanizmi ynë; dhe historia jonë është martirizim për një humanizëm të lartë.
Të tria fetë e shqiptarëve, sot konverguan në një pikë: tek humanizmi dhe toleranca e madhe humane, si specifikë që i duhet aq shumë kësaj kohë të mabarsur me terrorizëm barbar në emër fals të fesë.
Ne shqiptarët bëmë sot një hap të madh në ndriçimin e historisë sonë, si shpresë dhe si perspektivë europiane.














