Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, tek vendi i quajtur “Miniera e Kripës”, një automjet tip “Toyota-Korona” me targë AA099DA, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit.
Shtetasi Gj.H., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Sarandë, është dërguar menjëherë në Spitalin e Sarandës, por për shkak të dëmtimeve të rënda të marra në trup është nisur me Helikopter drejt Spitalit të Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Policia po kryen veprimet në lidhje sqarimin e rrethanave të ngjarjes.















