Plazhi i Zvërnecit në Vlorë është ndotur si pasojë e çarjes së një anijeje gjatë procesit të ngarkimit te naftës bruto në të.
Nga burimet paraprake dyshohet se është çarë tubi që furnizonte anijen me naftë bruto. Sipërfaqja e ndotur arrin deri në 3 km.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të kësaj katastrofe ekologjike që pritet të zbardhet shumë shpejt.
















