Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës së Gjoles, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mësohet se të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, ndërkohë që nuk bëhet me dije identiteti i tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./E.SH/















