• Latest
  • Trending
  • All

Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

03/12/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

03/12/2020
in Opinion

Agron Gjekmarkaj

Festa e Pavarësisë dhe e Çlirimit, të cilat i festojmë të ndarë, 28-29 Nëntori, si asnjëherë tjetër, u përcollën me bezdinë e një angarie. Koronavirusi nëpër këmbë, lyer me propagandë qeveritare që shkakton simptomat e virusit, si dhe kredencialet e ulëta të organizatorëve të festës dhanë një dorë në këtë atmosferë. Më shumë në mendje me forcë shokuese vërtiten fotot nga morgu i Tiranës dhe njerëzit futur në thasë, sikur të ishin kërtolla, të hedhur tutje-tehu, sesa respekti i supozuar ndaj dëshmorëve. Si mund të pretendohet se po nderohen ata kur qytetarët e sotëm trajtohen ashtu. I duhet kujtuar ndokujt se qysh në dëshmitë e para të shkruara mijëra vjet më parë, njeriu krijoi një “etikë të vdekjes”. Akili, pasi e shfryu dufin e tij mbi Hektorin, e lau e veshi, qau mbi kufomën e tij dhe ia dorëzoi të atit. Në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, në më të lartin monument të etnosit shqiptar, sanksionohet se edhe po e vrave tjetrin, ke detyrimin të mos e lësh përmbys, t’i vësh një gur poshtë kokës, armën në anë dhe të lajmërosh familjarët.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nejse, një përzhitje dhe përtesë u shfaq para nesh si zbehje e lidhjes me simbolikat kombëtare. Mesazhet e politikanëve, që janë pothuaj të njëjtat nga viti në vit, dolën nga sirtarët e mediokritetit si erërat nga shakulli i eolit dhe ranë mbi ne bash si stërpikat e ballanxhave të rrugës kur përmes tyre kalon një makinë kaba.

Askush nuk u kujtua për Mbretin Zog aspak shenjtor, pa të cilin Pavarësia si substancë nuk mund të kuptohet, as shteti me brendinë e tij. Ai, për herë të parë pas vitesh të turbullta, u dha formë e përmbajtje atyre. Analizën më të saktë se ku gjendemi pas 108 vitesh nga Ditë e Flamurit e kishte bërë dje Artan Fuga me qartësinë karakteristike të tijën në të gjitha rrafshet që meritojnë vëzhgim. Vetëm në aspektin urban, pa u marrë me atë konstitucional, gjithçka e bukur që i jep dekor ende sot kryeqytetit dhe qyteteve tona, pamje që nuk të fyejnë shikimin, diçka që të kujton estetikën urbane europiane lidhet me Zogun, ndërsa gjithçka tjetër e flligtë si një gëlbazë orientale në dekadencë, që përshkruan Prof. Fuga me pallate, vija të verdha, kulla, shtëpi tip Elbasani, dyqane, zgëqe, arëza, tufëza, supermarkete, mejhane e akçihane, pllaka trotuaresh e hunj gardhi, kaçile me fiq, është produkt i diktaturës së proletariatit dhe diktaturës së korrupsionit e banalitetit, produkt mendor e fizik i harrestarëve të “malokut gjenial”, siç e pat thirrur një “toskë” gjenial, vetë Faik Konica. Politikisht, jo të gjithë janë të përligjur në harresë. Disa e kanë të domosdoshme ta harrojnë për të përligjur historinë e tyre, të tjerë po kaq ta kujtojnë nëse duan të ndërtojnë një identitet.

Nuk munguan portretet e diktatorit Enver Hoxha dhe zhurma që shkaktojnë nostalgjikët e tij, kjo mishele folklorike poshtërsie njerëzore e banaliteti.

Diskursi si gjithmonë u fokusua te heronjtë dhe heroikja, te sublimja dhe e përjetshmja. Sot, te ne, heronjtë e vërtetë janë ata që japin tenderë, Kryeministri dhe ministrat e tij tamahqarë e po kaq ata, biravelat me mendjen lodër e barkun kodër që i marrin duke lyer rrotën e lëpirë buzët. Hero që s’ka Vojo Kush që i afrohet, është ai që merr një incenerator dhe një PPP, heroike është përpjekja për t’i mbrojtur ato ku e ku më shumë se bazën ilegale. Hero para të cilit Isa Boletini ngjan si çapaçul është ai që asgjëson të vërtetën për një gënjeshtër, heroike është pafytyrësia për ta bërë këtë. Hero është ai gazetar dhe analist që i jep gjithmonë të drejtë pushtetit gjatë 30 viteve pluralizëm heroike mbetet përpjekja për të fajësuar gjithmonë opozitën me kryetar Ed Ramën apo Lulzim Bashën.

Hero që s’ka Nënë Terezë që i avitet është guximtari që i thotë të fortit rrihe të dobëtin, vidhe të varfrin, heroike përpjekja për ta justifikuar. Hero që s’ka Selam Musa që i rri ngjat, është ai që i jep gjithmonë të drejtë kryetarit dhe heroike, zulma më të cilën u vërtitet armiqve të tij. Hero është ai që ul kryet e që serviloset, heroike ambicia e tij për t’u ngjitur. Heronj më shumë se Luigj Gurakuqi që vdiq me 25 lireta në xhep janë kryetarët e partive dhe heroike përpjekja e tyre për të shndërruar partitë në sekt dhe taraf të vlerave minimale, njerëzore e intelektuale.

Hero krejt si Jan Palashi që u vetëdogj në Pragën e vitit 1968 si proteste ndaj invazionit sovjetik, është qytetari që struket, që rri indiferent, që e dorëzon fatin e vet te rastësia, heroike është dëshira e tij për gjumë pasdite. Hero që s’ka Fishtë, Naim e Kadare që u huazon diçka, është kopuku, matrahuli, shakllabani, teveqeli, xhahili e demagogu bir gjenial i shekullit të ri, trashëgimtar zëmadh i të vjetrit si fytyrë politike, si mentalitet e sjellje publike. Këta janë heronjtë që nuk vdesin kurrë, të cilët s’ka letërsi që i vret, s’ka temperaturë që i skuq, s’ka fjalë që i zverdh, s’ka shoqëri që i mposht. Këta janë heronj që dinë çmimin e çdo gjëje, pjellorë fara e të cilëve nuk shuhet kurrë, por që medet nuk u japim dot festat që meritojnë se nga këta s’e fitojmë kurrë pavarësinë e as çlirohemi dot. Për ta vetëm ditëlindje do të ketë gjithmonë 1908.

Previous Post

Tre ish-presidentët amerikanë dalin vullnetarë: Do ta marrim vaksinën para kamerave për të dëshmuar që është e sigurt

Next Post

Ava Max në listën e “Forbes”: Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Ava Max në listën e “Forbes”: Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.