• Latest
  • Trending
  • All

Epoka e kaosit

01/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Epoka e kaosit

01/11/2014
in Opinion

Nga Richard N. Haass

Epokat historike është e vështirë t’i njohësh, përpara se të marrin fund. Rilindja u bë Rilindje vetëm kur u pa në retrospektivë; e njëjta gjë mund të thuhet për Epokën e Errët që i parapriu asaj, si dhe një sërë epokash të tjera. Arsyeja është e thjeshtë: është e pamundur të dish nëse një zhvillim premtues, apo problematik, është unik, apo ai përfaqëson fillimin e një tendence jetëgjatë.
Megjithëkëtë, do të argumentoja se ne po bëhemi dëshmitarë të fundit të një epoke të historisë dhe agimit të një epoke tjetër. Kanë kaluar 25 vite që kur u shemb Muri i Berlinit, duke i dhënë fund Luftës së Ftohtë 40-vjeçare. Ajo që erdhi pas saj, ishte një epokë e dominimit të Amerikës, e rritjes së mirëqenies për shumëkënd, shfaqjes së një numri të madh shoqërish dhe sistemesh politikë  relativisht të hapur, si dhe një paqe e përhapur, duke përfshirë dhe një bashkëpunim të konsiderueshëm mes fuqive të mëdha. Tani edhe ajo epokë ka marrë fund, duke na shtyrë të gjithëve drejt një epoke shumë më pak me rend dhe paqësore.
Lindja e Mesme është në fazat e hershme të asaj që ngjan me Luftën e Tridhjetë Viteve, por të kohëve moderne, ku besnikëritë politike dhe fetare janë të destinuara të nxisin konflikti të zgjatur dhe ndonjëherë të egër brenda dhe ndërmjet kufijve shtetërorë. Me sjelljen e saj në Ukrainë dhe gjetkë, Rusia ka sfiduar atë që kish qenë një rend i qëndrueshëm europian, i cili ishte ngritur mbi parimin ligjor se territoret nuk mund të pushtohen me forcën ushtarake.
Azia, nga ana e saj, ka mbetur kryesisht në paqe. Por është një paqe e brishtë, një që mund të zhbëhet në çdo moment, për shkak të një numri të madh pretendimesh territorialë të pazgjidhur, rritjes së nacionalizmit, si dhe një numri të pakët marrëveshjesh dypalëshe apo rajonale, të cilat do të mund të parandalonin, apo zbusnin konfrontimet. Ndërkohë, përpjekjet globale për të ngadalësuar ndryshimin e klimës, nxitur tregtinë, vendosur rregulla të reja për epokën digjitale, si dhe për të parandaluar apo frenuar përhapjen e sëmundjeve infektive janë të pamjaftueshme.
Disa prej arsyeve përse po ndodh kjo reflektojnë ndryshime të thellë në botë, duke përfshirë edhe shpërndarjen e fuqisë tek një numër aktorësh shtetërorë dhe joshtetërorë, që nga organizata terroriste dhe militantë, deri tek korporata dhe OJF. Menaxhimi i lëshimit të gazrave në atmosferë dhe rrjedha globale e drogave, armëve dhe terroristëve si dhe patogjenëve nuk do të ishte detyrë e lehtë edhe në rrethana nga më të mirat; bëhet më i vështirë për shkak të një mungese konsensusi për atë që duhet bërë dhe një mungese vullneti për të vepruar, edhe atëherë kur marrëveshjet ekzistojnë.
Arsye të tjera për këtë rritje të kaosit në botë kanë të bëjnë më SHBA. Lufta e Irakut e vitit 2003 i përkeqësoi tensionet sunitë-shiitë dhe hoqi një barrierë kritike për ambiciet e Teheranit. Kohët e fundit, SHBA bëri thirrje për ndryshim regjimi në Siri, por më pas nuk bëri asgjë që ky të ndodhte, edhe kur forcat qeveritare, duke injoruar paralajmërimet e amerikanëve përdorën në mënyrë të përsëritur armë kimike. Kështu që, në rajon u krijua një boshllëk, të cilin e mbushi Shteti Islamik. Në Azi, SHBA artikuloi një politikë të re të rritjes së angazhimit, por më pas bëri shumë pak për ta bërë realitet.
Pasojë e këtij dhe episodeve të tjerë ka qenë shfaqja e një dyshimi të përhapur në lidhje me besueshmërinë e SHBA. Si pasojë, një numër një rritje qeverish, por edhe aktorë të tjerë, kanë filluar të veprojnë në mënyrë të pavarur.
Ka edhe shpjegime lokalë për rritjen e paqëndrueshmërisë. Lindja e Mesme vuan nga një tepri intolerance dhe mangësi marrëveshjesh, qoftë kur bëhet fjalë për kufijtë mes qeverisë dhe shoqërisë, qoftë për rolin e fesë brenda tyre. Ndërkohë, vendet në rajon dhe pranë tij po bëjnë shumë pak për të penguar rritjen e ekstremizmit, ose kënaqen prej saj kur shfaqet.
Rusia, nën Vladimir Putinin, duket e vendosur të përdorë kanosjen dhe forcën për të rikthyer pjesë të humbura të perandorisë së saj. Europës i mungojnë gjithnjë e më shumë mjetet dhe mentaliteti për të luajtur një rol global domethënës. Shumë qeveri aziatike po tolerojnë, ose nxisin nacionalizmin, në vend që të përgatisin popullsitë e tyre për kompromise të vështirë, por të domosdoshëm me fqinjët.
Këto nuk janë argumente për të thënë që po hyjmë në një tjetër Epokë të errët. Ndërvarësia vepron si pedal frenash sa i përket asaj që qeveritë mund të bëjnë, pa dëmtuar vetveten. Ekonomia botërore e ka rimarrë disi veten, qysh prej nadirit të saj 6 vjet më parë. Europa është kryesisht e qëndrueshme, ashtu si është dhe Amerika Latine, apo një pjesë gjithnjë  në rritje e Afrikës.
Ka edhe mundësi për ta “sprapsur” këtë kaosin e ri. Negociatat ndërkombëtare mund të prodhojnë një rezultat që do e linte Iranin me mungesë në kapacitetin për ndërtimin e armëve bërthamore. Kjo do të bënte shumë shtete që të mos ndiejnë nevojën ta sulmojnë, apo të sigurojnë armë të tilla edhe për vete. Mund të ndërmerren hapa për të dobësuar ushtarakisht Shtetin Islamik, të reduktohet ardhja e rekrutëve etj. Sanksionet dhe çmimet e ulët mund ta shtyjnë Rusinë të kërkojë kompromis në Ukrainë. Qeveritë arabe do të kërkonin një marrëveshje e cila do të siguronte paqe.
Por ajo që mund të arrihet, me shumë gjasa do të kufizohet prej politikave të brendshme të shteteve, mungesa e një konsensusi ndërkombëtar dhe zbehja e influencës së SHBA, që asnjë vend tjetër nuk është në gjendje ta zëvendësojë dhe shumë pak janë gati qoftë edhe ta mbështesin. Rezultati është një botë më pak në paqe, më pak e begatë, dhe më pak e prirur të përballojë sfidat që ka përpara.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

*Nga Project Syndicate. 

Previous Post

Libri , shansi i humbur i Ministres Nikolla

Next Post

Pse Edi Rama është kaq i lidhur me politikën që vjen nga termi “rrumpallë”?

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Pse Edi Rama është kaq i lidhur me politikën që vjen nga termi “rrumpallë”?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.