• Latest
  • Trending
  • All

Rikthimi i Kalifit

29/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Rikthimi i Kalifit

29/10/2014
in Opinion

Kur Shteti Islamik u vetëshpall Kalifat në qershor të këtij viti, dhe udhëheqësi i tij, Abu Bakr al-Baghdadi mori titullin e kalifit, ky u duk si konfirmimi i reputacionit të grupit për megalomani dhe fantazi ataviste. Al-Baghdadi këmbëngulte se betimi për besnikëri ndaj këtij Kalifati ishte një detyrim fetar për të gjithë myslimanët – një thirrje që u prit menjëherë me një kor dënimi në të gjithë Lindjen e Mesme.

Por, a është e rrezikshme të nënvlerësohet joshja prej IS-it? Sigurisht, regjimi brutal i Al-Baghdadit nuk përkon aspak me kuptimin klasik që kanë myslimanët për atë që duhet të jetë një kalifat, por ai gjithsesi nxjerr në dukje një aspiratë, e cila ka një jehonë gjithnjë e më urgjente në botën myslimane në tërësi.
Kalifati i fundit – ai i otomanëve – u shfuqizua zyrtarisht 90 vjet më parë. Megjithatë, në një sondazh të Gallupit të vitit 2006, me myslimanë që jetonin në Egjipt, Marok, Indonezi dhe Pakistan, dy të tretat e të pyeturve thanë se e mbështesin objektivin e “bashkimit të të gjitha vendeve myslimanë” në një kalifat të ri.
Përse kaq shumë myslimanë i shkojnë pas një ëndrre të tillë në dukje të parealizueshme? Përgjigja qëndron në historinë e kalifatit.
Në arabisht, khalifa do të thotë përfaqësues apo pasardhës, dhe në Kuran ai është i lidhur me idenë e qeverisë së drejtë – Adami, e më pas Davidi dhe Solomoni, besohet që gjithsecili ka qenë khalifi i Zotit mbi Tokë. Dhe kur Profeti Muhamed vdiq në vitin 632, titulli iu dha pasardhësit të tij si lider i komunitetit mysliman, i pari i Rashidunëve, katër të ashtuquajturit “Kalifët me Udhëheqjen e Drejtë” që udhëhoqën për tri dekadat e para të epokës së re islamike.
Këta të katër ishin, sipas Reza Pankhurstit, autor i “Kalifati i pashmangshëm”, të gjithë të emëruar me miratimin popullor. Ai argumenton se epoka e tyre krijoi një ideal të një kalifi si “zgjedhje e popullit… emëruar me qëllim që të ishte përgjegjës për ta, të vendoste ligjin islamik dhe të garantonte zbatimin e tij”. Ai shton se kalifi i vërtetë “nuk është mbi ligjin”.
Myslimanët shiitë e sfidojnë këtë version të historisë – ata besojnë se dy kalifët e parë organizuan një grusht për të dëmtuar pretendimin për lidership të kushëririt të Profetit, Aliut – dhe kjo mosmarrëveshje për kalifatin e hershëm është burimi i ndarjes më jetëgjatë të Islamit. Por për myslimanët e sotëm sunitë, ku shumica e tyre jetojnë nën regjime autokratikë, ideali i një kalifati të ndërtuar mbi parimin e qeverisjes me miratim popullor, ka shumë gjasë të ketë tërheqje të fortë.
Një tjetër burim i rëndësishëm i tërheqjes prej kalifatit sot është kujtimi që ai risjell për madhështinë e myslimanëve. Epoka e 4 Kalifëve u pasua nga kalifatët imperialë të Umajadëve dhe Abasidëve.
“70 vjet pas vdekjes së Profetit, kjo botë myslimane shtrihej nga Spanja dhe Maroku, deri në Azinë Qendrore dhe në pjesët jugore të Pakistanit, pra një perandori e madhe, e cila ishte e gjitha nën kontrollin e një udhëheqësi të vetëm mysliman”, thotë historiani Prof Hugh Kennedy. “Dhe është ky unitet mysliman, shtrirja e sovranitetit mysliman, që njerëzit duan të rikthehen”.
Kjo epokë e artë islamike u shenjua edhe prej një krijueshmërie të madhe intelektuale dhe kulturore – oborri i abasidëve në Bagdad vlerësonte letërsinë dhe muzikën, si dhe nxiti ndryshime në mjekësi, shkencë dhe matematikë, që ndryshuan botën.
Megjithatë, këto dinasti e shtrinë sundimin e tyre kaq larg dhe kaq shpejt, saqë u bë gjithnjë e më e vështirë për cilëndo linjë që të kontrollonte të gjitha trojet myslimane. Teksa pushteti u fragmentua, kjo nuk ishte vetëm një dilemë politike për cilëndo dinasti, por edhe një sfidë teologjike ndaj vetë idesë së një kalifi – megjithatë iu desh vetëm pak më shumë se një shekull besim mysliman që bota të shihte të shfaqeshin kalifatë paralelë – e madje edhe konkurrues mes tyre.
Teologu sunit Ruzvan Mohammed argumenton: “Ndërkohë që ishin dy kalifë mbi Tokë, që pretendojnë se janë përfaqësues të komunitetit mysliman në këtë moment, dhe më thellë, që janë hija e Zotit mbi Tokë, myslimanët në atë pikë ishin shumë pragmatistë, dhe ata pranuan faktin që do të kishte më shumë se një kalif për të përfaqësuar përfitimet dhe shqetësimet e komunitetit mysliman – dhe kjo u kuptua dhe pranua edhe nga teologët myslimanë”.
Kalifati abasid zgjati për gjysmë mijëvjeçari përpara se të pësonte një fund brutal në vitin 1258. Kur Bagdadi ra në duart e mongolëve, i fundit i kalifëve të qytetit u mbështoll me një tapet dhe u shkel me këmbë deri sa vdiq nën thundrat e kuajve të mongolëve – kjo ishte, çuditërisht, një shenjë respekti, pasi mongolët besonin që njerëzit e rangut të lartë duhej të vriteshin pa ua derdhur gjakun.
Megjithatë, institucioni i kalifatit mbijetoi. Pjesëtarë të familjes abaside u vendosën si kalifë në Kajro prej mamlukëve, fuqia kryesore islamike sunite e kohës. Ishin më shumë stoli në oborrin e mamlukëve, por thjesht duke ekzistuar ata ruajtën idealin e një lideri të vetëm, përreth të cilit myslimanët mundeshin të bashkoheshin. Kështu që, titulli ishte ende aty për t’u marrë, në kohën kur erdhi e u forcua një perandori e re myslimane. Në fillim të shekullit 16 ai kaloi – në rrethana disi të paqarta – tek sulltanët otomanë, të cilët sunduan një fuqi të re botërore islamike për 400 vite të tjerë.
Kalifati në fund u shfuqizua prej Qemal Ataturkut, babai i Turqisë moderne në vitin 1924. Ai besonte se eliminimi i institucionit ishte thelbësor për fushatën e tij, për të kthyer atë që mbetej nga perandoria, në një shtet-komb laik të shekullit 20. Kalifi i fundit otoman u dëbua nga Stambolli që të jetonte në mërgim të kulturuar në Paris dhe në Cote d’Azur.
Por institucioni që ai përfaqësonte kishte jetuar prej 1300 vitesh dhe impakti i shfuqizimit të tij në jetën intelektualëve të myslimanëve ishte shumë i thellë. Salman Sayyid, i cili jep leksione në Universitetin e Leedsit dhe autor i “Kujtimi i Kalifatit”, e krahason me ekzekutimin e Karlit I, që u hapi rrugë pyetjeve kaq të thella mbi rolin e parlamentit dhe kurorës. Në po të njëjtën mënyrë, thotë ai, mendimtarëve myslimanë në vitet 1920 krejt papritur iu desh të ngrinin pyetje themelore, me të cilat nuk ishin përballuar kurrë më parë: “A kanë nevojë myslimanët të jetojnë në një shtet islamik? Si duhet të jetë ai shtet?”
Deri në mesin e shekullit 20, liderë si Gamal Abdel Nasser i Egjiptit, kishin gjetur përgjigjen e atyre pyetjeve – ideologjia e njohur si pan-arabizëm ofronte një lloj kalifati laik, dhe gjatë viteve 1950, Nasseri krijoi madje diçka të quajtur Republika e Bashkuar Arabe, në të cilën bashkohej Egjipti dhe Siria.
Por gjithçka ndryshoi në Lindjen e Mesme me themelimin e shtetit të Izraelit, dhe Pankhursti argumenton se pan-arabizmi u shkatërrua prej fuqisë ushtarake të Izraelit. “Pan-Arabizmi e merrte legjitimitetin nga fakti që do të rikthente arabët në pozicionin e tyre të lavdisë dhe do të çlironte Palestinën”, thotë ai. “Kur ne u mposhtëm në vitin 1967 (Lufta Gjashtë Ditore), kjo gjë nxori zbuluar cektësinë e kësaj ideologjie”.
Pankhursti i përket Hizbut Tahrir, një organizatë e themeluar në vitet 1950 për të bërë fushatë për rikthimin e kalifatit, dhe ai argumenton se ringjallja e idesë ka ardhur për shkak të një pakënaqësie ndaj sistemeve politikë nën të cilët kanë jetuar shumica e myslimanëve. “Kur njerëzit flasin për një kalifat… ata flasin për një lider që jep llogari, flasin për drejtësi dhe llogaridhënie, në përputhje me ligjin Islamik”, thotë ai. “Kjo bie ndesh me turmën e diktatorëve, mbretërve dhe regjimeve shtypës që nuk kanë kurrfarë legjitimiteti popullor”.
Regjimet që dominuan Lindjen e Mesme gjatë fundit të shekullit 20 nuk e kishin me qejf Hizb ut Tahririn – nuk është për t’u habitur, po të kesh parasysh ideologjinë e saj. Pankhurst ka qëndruar për pothuaj katër vite në burgjet egjiptianë.
Në ditët e para të Pranverës Arabe, revolucionet në vende si Tunizia, Egjipti dhe Libia u interpretuan në kryeqytetet perëndimorë si provë që e ardhmja e myslimanëve do të ishte demokracia. Më pas ndodhi në Egjipt rrëzimi i qeverisë së zgjedhur demokratikisht të Vëllazërisë Myslimane nga ushtria e udhëhequr prej Gjeneralit Abdel Fatah al-Sisi – dhe më pas ndodhën tmerret e Shtetit Islamik, në mesin e kaosit të përgjakur të luftës civile në Siri dhe Irak.
“Shumë njerëz thonë se SHteti Islamik erdhi bashkë me grushtin e shtetit të al-Sisit”, thotë Salman Sayyid i Universitetit të Leedsit. “Në këtë moment kemi një hendek të thellë legjitimiteti në shumicën e qeverive që qeverisin popujt myslimanë – dhe ky hendek nuk po ngushtohet… Një mënyrë si ta mendojmë kalifatin, është si një kërkesë e myslimanëve për të patur autonomi. Ideja që duhet të kesh kapacitetin të shkruash historinë tënde bëhet shumë e fortë dhe mendoj që për myslimanët kalifati është instrumenti i përpjekjes për të shkruar historinë e tyre”.
Shumë akademikë klasikë sunitë sfidojnë vetë idenë se kalifati është një projekt politik. Sheiku Ruzvan Mohammed, për shembull, argumenton se në fakt elementi thelbësor i kalifatit është realisht shpirtëror. “Unë mendoj se Shteti Islamik duhet të vijë nga brenda”, thotë ai. “Duhet të jetë një Shtet Islamik pikësëpari i mendjes dhe shpirtit”. Dhe shumica dërrmuese, edhe e atyre që besojnë se një kalifat i ri është një objektiv politik realist, e refuzojnë tërësisht dhunën që shfaq Shteti Islamik i vetëshpallur.
Por Shteti Islamik ka shfrytëzuar me zotësi elementët e historisë së kalifatit, që i shërbejnë më mirë qëllimeve të tij. Historiani Hugh Kennedy ka thënë, për shembull, se uniformat e zeza dhe flamujt u bëjnë qëllimisht jehonë veshjeve të abasidëve, që i përshtatnin si veshje oborri në shekullin 8, duke kujtuar kështu Epokën e Artë të Islamit. Dhe emri i tyre origjinal – Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit – e ka origjinën në ditët kur nuk kishte kufij kombëtarë mes dy vendeve, sepse të dy territoret ishin pjesë e kalifatit të madh islamik.
Suksesi i Shtetit Islamik reflekton se sa e fuqishme dhe urgjente është bërë aspirata e kalifatit. Projekti i Shtetit Islamik është sigurisht megaloman dhe atavist, por ai gjithsesi ngrihet mbi një ide, e cila është shumë më tepër se sa thjesht fantazi.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Shteti ynë,vendimi i UEFA-së dhe kënga e Kallashit

Next Post

Të paide, të pashpresë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Të paide, të pashpresë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.