Shkruan: Samir Morina
Lidhur me këtë tem do të ndalim tekë 3 pika kryesore te cilat do mundohem ti sqaroj me aqë dijonië qe e kam mbi te gjithat ky është një mendim i imi personal,3 pikat kryesore jan: 1* Vendimi i UEFA-së , 2* Aksionet spektatoriale kundër terrorrizmit , dhe 3* Shteti pa Qeveri (Qeveria pa Shtetë).
1* Vendimi i UEFA-së që është një vendim qe thuaj se nga e tërë popullsia botrore (evropiane) është konsideruar i pa drejtë dhe madje shumë i turpshum duke e marrë se nga qfar instiucioni është nxjerrë atëher vie pytja Pse ndodhi kjo ? Sepse ketu është një rastë i veqant sepse një popull (Shqiptar) qe nga dritarja e Evropes shihet pa asnjë cilësi,rëndësi jëtike për ketë organizat të vet formuar , për kunder anes tjeter që është një popull (Serbë) me një histori të llojllojshme qoft në luftra apo paqe e madje në kohën e ishë RSFJ-së me një burrshteti (Josip Broz Tito) te rrespektuar nga te gjitha shtete perendimore e ndoshta edhe te friksuar nga ai.pra te gjitha keto fakte tani më ka ndryshuar sepse Shqiptaret si popull kan filluar te emancipohen siq ishte realiteti me lojën në fushen e gjelbërt përkunder fyerjeve nga 33 mijë serb ekipi shqiptar menagjoj shumë mirë dhe filloi te ngritet që nga disa statistika posedimi i topit në fushë ishte 42%-58% në favor të musafirëve e kjo nuk ishte e tër ajo mirpo erdhi një dhuratë nga një individë me ide gjeniale që realisht ai duhet te fitoj ndonjë qmim ndërkombtar qe ka te bëj me paraqitjen e fluturakes qoftë si ide apo edhe si realizim , apo më së paku nën perkujdesjen dhe shperblimin e merituar nga shteti shqiptar.Pse nuk na pelqej vendimi? Sepse ne si shqiptar ne kto 15 vitete e fundit kemi qenë një qikë më të privilegjuar para ndërkombtarve apo ka qenë obligim i tyre të na mbrojn, e si duket BE-ja mundohet ti balansoi vendimet për te gjithë njësoi pamvarsisht se kush ka të drejtë gjë e deshmuar disa her nga historia.
Vendimi i UEFA-së të them të drejten real dhe me vend aq sa nga shumë qytetar shqiptar antivlerva po i konsiderojn si vlera që do mundohem permes një shmbulli te tregoj ? Thuaj se për më pak se 4-5 ditë arrin 1 miljon klilkime ne YouTube dhe me tregoni një moment të kënges së Kallashit qe paraqet 1 vlerë per ket arsye nuk dua te thellohem më shum te komentoj ,po keshtu ishte i Drejtë vendimi i UEFA-së mendoj se e keni kuptuar mjaft sepse tani më në këtë BOTë nuk ka DREJTëSI,VLERA,MORAL,HUMANIZUM e asgjë tjeter.
2* Aksionet spektatoriale kundër terrorrizmit : Unë mendoj se keto ishinë një frumzim nga Aksioni i Lazaratit i cili hasi në shum vepra kriminale dhe si i tillë u konsiderua si i sukseshum ndonse tani nuk degjohet fare asgjë,por kur jemi te ky aksioni ne vendin tonë nuk doli edhe shumë i sukseshum sepse nga rreth 56 “Terrorristë” bukur shum jan liruar nga vetë gjykatat edhe pse nuk ka vendim perfundimtar.Qfarë perfitoj shoqëria jon nga ky aksion ? Asgjë me plotë pergjegjësi e themë sepse këtu nuk ishte qëllimi lufta ndaj Terrorrizmit por përqendrimi dhe shperlarjen e trurrit nga një problem në një problem tjeter,sepse në RKS me sa kam njohuri ende nuk ka ndodhur anjë veprim terrorristë, që nënkupton ti nuk mundesh te zgjidhesh probleme per deri sa nuk ke probleme.Mirpo e gjithë ajo që do ishte në interes të gjithë shoqris kosovare fillimi i një Fushate senzibilzuese në edukimin dhe ndalimin e individëve në bashkimin e grupeve terrorriste por si do bëhej e gjithë kjo? Pra kjo do ishte shumë me e lehtë sësa e mendojm ne nëpërmjet Tubimeve Publike dhe trensmetimeve në TV publike pastaj në Institucionet e Arsimit të mesumë të lartë dhe të lartë dhe pse jo organizimi në formë të fushates elektorale kunder terrorrizmit si problem qe konsiderohet marramendës nga të gjitha institucionet vendore,edhe pse unë nuk mendoj se është niveli kaqë i lartë i rrezikshmërisë,të gjitha ato veprime te cilat i cekumë më lartë për ndalimin e terrorrizmit duhet të ishinë bërë nga bashkevprimi i Institucionve të RKS-se dhe BIK-ut, ku gjatë kesaj fushate antiterrorrizmit do kishte Dr.sc të fesë ISLAME që do kishin tregu nga ana hynore për keto veprime ,pastaj njohës të se drejtës ndërkombtare,njohës të ligjeve të vendit tonë,si dhe shoqëria civile e gjithë kjo do ishte bër në formen interaktive.Pra kjo është zgjidhja dhe lufta kunder terrorrizmit ku do perfitojn të gjithë pa lëndime të qytetarve të vendit tonë dhe me sukses jashtëzakonishtë brilliantë.Mbi të gjitha është një e drejtë e njoftur si e drejta e Emigrimit që nuk mund ti ia mohoj shteti asnjë individi të cilet arsyet personale i konsiderojnë brrilliante ku kemi shkuarjet e bashkështetasve të mi në shtete të ndryshme si:Kampet e Hungaris,Nënë Urat e Francës dhe lufta në Siri dhe në qdo vend në botë ku ndodhen shqiptaret RKS nuk mund ti ndaloj që të mos ikin nga vendlindja por mund të iu ndaloj kthimin në të.
3* Shteti pa Qeveri apo Qeveri pa Shtetë realishtë nuk e di se cila nga këto terme do i kishte shtuar sharmin e gjithë asaj që po ndodhë në shtetin për te cilin sa e sa mundimet janë bërë sa jan vrarë,masakruar,jan ende të zhdukur,kan emigruar dhe më kurr nuk jan kthyer të gjitha këto mundime jan harruar madje edhe nga individet të cilet i kanë perjetuar.Ju jeni dëshmitar të asaj që po e shohim dhe ndegjojm qdo ditë për 2-3 Karrige (Kryeparlamentar dhe Kryeminister dhe një në 2015 ?) rreth 2 miljon banorë lihen pa asnjë përkujdes dhe thuaj se të mos kishin ekzistuar fare,por kur analizojm kandidatet për Kryeminiseter thuaj se të dy jan pa ndojnë zgjuarsi të jashtzakonshme madje njëri edhe i konsumuar politiksht qe më mir do ishte të dorhiqej nga politika me merita qe ka dhe qdo her do ishte permendur disi për të mir sesa tani qfar veprime është duke bër me plot kuptimin e fjalës “Diktator Demokrat” e tjetri pa provoj dhe pa ide që po te isha në trupin e tijë do isha knaqur me poziten e privilegjuar të Deputetit.Pse në këtë vend-shtetë thuaj se në qdo institucion shtetrorë për të marrurë një pozitë nevoitet aplikacioni i “NEPOTIZMIT” kisha pasur dëshirë shumë që të nderpritet një her e përgjithmonë ky gjest tipik i antikitetit,Pse në pozita e Drejtorve të institucionve publike njerëz pa zgjuarsi,kualitet e jo rrallëherë edhe kualifikimet më të ulta sesa stafi që e udhheqë, deri kur do jet kështu? Deri sa të mos vijë Presidenti/tja nga Pellumdi(Zarfa) e as nga Parlamenti por nga Populli,?Kryeministri/ja dhe qdo pozitë në institucione shtetrore ushtrohet vetem se në bazë të MERITOKRACIS apo më mir te themi deri sa qdo qytetar të ket të ngulitur në kokën e tij se do jep llogari për qdo veprim të tijë një ditë kur do dali para ZOTIT të tijë,edhe pse hirarkisë së llogaris institucionale i shmanget pa fije morali dhe frike.
















