Edhe pak ditë dhe Kryeministri Rama do të shkojë në Beograd. Nuk tërhiqet dhe mendohet se do të bëjë spektakël politik mu në mes të Beogradit. Mediat e huaja janë fokusuar tek kjo vizitë, sidomos pas ngjarjeve të fundit me ndeshjen e futbollit Serbi -Shqiperi.
Edi Rama i njohur për show dhe për gjëra spektakolare pritet të bëjë një paraqitje dinjitoze me datë 22 tetor në Beograd, 500 metra nga vendi ku u hodh droni mu në mes te ndeshjes! Pritësit serbë shpresonin që kryeministri shqiptar të mos shkonte e ta anulonte vizitën, ndaj ngritën tonet politike e nacionaliste, por Rama mbetet Edi Rama; do të shkojë mu në ” strofullën” e tyre. Vendimi i tij për të mos anulluar vizitën ka shkaktuar ç’orientim në Beogradin zyrtar, ndonëse thuhet se do të trazira të mëdha gjatë vizitës me datë 22 tetor. Por përgjegjsia mbetet e palës serbe.















