Ministria e Jashtme shqiptare dënon aktet e huliganëve serbë ndaj sipërmarrësve shqiptarë. Përmes një deklarate MPJ i ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të ndalin akte të tilla kriminale dhe të garantojnë rendin e shqiptarëve në vend.
“I drejtohemi autoriteteve zyrtare të Serbisë që të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e akteve të tilla kriminale kundër shqiptarëve në Serbi dhe garantimin e qetësisë dhe sigurisë së jetës, sipërmarrjes dhe pronave të tyre. Vënia para përgjegjësisë e autorëve të akteve të tilla të dënueshme është kërkesë e gatishmërisë dhe vullnetit real për bashkëpunim mes dy shteteve,” deklaron këshilltari për Komunikimin pranë MPJ.
Ministria e Jashtme i cilëson aktet vandale kundër shqiptareve në Sombor, Stara Pazova, Novi Sad dhe rajone të tjera, shprehje të një fushate të qëllimshme antishqiptare. “Akte të tilla dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës i shërbejnë vetëm nxitjes së urrejtjes dhe vështirësojnë kthimin në normalitet të situatës,” shkruhet në deklaratën e MPJ.