• Latest
  • Trending
  • All

Fluturimi mbi folenë e qyqes

16/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Fluturimi mbi folenë e qyqes

16/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Nëse një fluturake lodër destabilizon një shtet, atëherë bëhet fjalë për një ëndër, jo për një shtet. Sidoqoftë,hajde t’ia lancojmë nja njëqind të tjera fluturake fëmijësh Sërbisë e të bëjmë sehir.Veç për hajgare se jo per diçka tjetër. Një Sërbi e këtillë çfarë po e shohim këtyre ditëve është vetëm një humoreskë.

Shkruan: Agim Mehmeti

Thonë se patetizmi dhe euforia qenkan karakteristikë e njerëzve mendjetrashë. Por, ec e mos u bën patetik e euforik pas asaj nate të mrekullueshme në stadiumin e Armatës në Beograd, pas atij “shtosi” me atë dron që e mbifluturoi folenë e qyqes,pas atij heroizmi të djemve tanë . Shqiptarët, në atë mbrëmje ishin superior në lojën e futbollit dhe me siguri do fitonin nëse vazhdonte loja. Shqiptarët treguan si duhet dashur Kombëtarja dhe si duhet luftuar për atë. Dhe,dëshmuan shqiptarët, se truri I tyre është atomik, jo sikur I atij kori racist që tingëllonte sikur I ardhur nga erësira e manastireve mesjetare , pa kurfarë respekti për mysafirin dhe fqiun, pa edukatë sportive e politike. Për me keq, as veprimet dhe deklaratat e zyrtarëve serbë nuk dallonin fortë nga bandat e huliganëve të tubuar në stadium vetëm për të zbrazur urrejtjen e akumualuar .

Kur dinjiteti bëhet qilim

Të mos respektosh hymnin dhe flamurin e tjetrit,është kulmi I paedukatës dhe primitivizmit për çdo frekuentues të stadiumeve të fudbollit. Huliganët e famshëm anglezë,ta zëmë, qëndrojnë gaditu kur ngritet flamuri francez ,gjerman a irlandez dhe kur ekzekutohet hymni I këtyre shteteve. Sporti çdokund konceptohet si garë dhe ngërthen në vehte fisnikëri e far play, por jo edhe serbët e konceptojnë atë në këtë mënyrë. Si përkujtim,ata edhe në Jugosllavinë e dikurshme vepronin sikur atë natë në Beograd. Boksierët tanë –Gashi, Peci,Bogujevci, Hashani e Salihu,mundësit Sejdiu e Tërstena, fudbollistët Vokri e Nexhipi, edhe atëbotë ishin makth I sërbëve, koret raciste dëgjoheshin edhe atëherë por ama të preferuarit e tyre gjendeshin vazhdimisht në dysheme. Tridhjetë vjetë më vonë, një grusht shqiptarësh, erdhën e ua shtrinë për toke çallëmin, shkelën mbi atë sikur mbi një qilim të vjetër, ua pshurën dinjitetin dhe krenarinë e paktë. Të pretendosh se ke qenë I provokuar nga një flamur në një ndeshje fudbolli ndërkohë që tërë kohës kërkon “vdekje për shqiptarët”,është paturpësi dhe budallallëk, epitete këto që ,mjerisht nuk ju shkojnë vetëm huliganëve nga shkallët e stadiumit, ato më shumë kanë të bëjnë me Kryeministrin dhe me Ministrin e jashtëm sërb që u bënë gazi I botës me deklaratat e tyre qaramane, me shërbimet secrete sërbe që dolën me konstatim se flamuri qenka sjellur në Sërbi qysh para një jave dhe qenka lancuar nga një kishë mbi të cilën shqiptarët paskan hipur me litarë!!! Po flamuri I NATO-s që u dogj në stadium, kur qenka sjellur a thua ?Aman bre, po vështirë qenka të trafikosh një flamur në këtë shtet policor në të cilin me 1000 euro e korupton çdo pikë doganore dhe fut brënda një njësit të tërë të ISIL-it. Nëse ke dëshirë, kuptohet.
Dhe, thonë sërbët, droni që bartte flamurin e Shqipërisë paska qenë përpjekje për ta destabilizuar shtetin sërb, paçka që shtetet destabilizohen me trazira të mbrendshme, me protesta masovike e demonstrata, me aksione teroriste e diversante, me intervenime ushtarake e me blokada ekonomike dhe finansiare. Kështu së paku e thonë teoritë që merren me destabilzime shtetesh dhe praktikat destabilizuese që I kemi parë . Nëse një fluturake lodër destabilizon një shtet, atëherë bëhet fjalë për një ëndër, jo për një shtet. Sidoqoftë,hajde t’ia lancojmë nja njëqind të tjera fluturake fëmijësh Sërbisë e të bëjmë sehir.Veç për hajgare se jo per diçka tjetër. Një Sërbi e këtillë çfarë po e shohim këtyre ditëve s’ka mbetur për diçka tjetër përveç për hajgare. Thënë pa hajgare,seriozisht, sërbët do të duhet vetë të mësojnë në ç mënyrë duhet të lirohen nga reminishencat e të kaluarës, ata vetë duhet të kërkojnë ilaçin për ta shëruar sindromin sërb të kremtimit të humbjeve si fitore, shqiptarët nuk ju kanë borxh asgjë, më së paku mund të bëhen psikologë e psikiatër të tyre.

Pa patetikë

Për momentin, të ngopur paksa nga Edi dhe Sala, Hashimi e Albini, Aliu e Menduhi, shqiptarët po merren me Kombëtaren e tyre të fudbollit dhe po bëjnë strategji t’ia marrin nga një pike Portugalisë e Danimarkës dhe ta mundin Sërbinë në Elbasan. Aktualisht, heronjë të tjerë kanë shqiptarët në skenë , ata që inshallah do luftojnë e do e mbrojnë flamurin në kampionatin evropian të fudbollit. A e vërejtët ta zëmë që as “policët kujdestarë” të mediave tona nuk u morrën fare me faktin që Lorik Cana kërkoi ndihmë nga Allahu për ndeshjen në Beograd, askujt nuk I shkoi ndërmend të kritikojë Mërgim Mavrajn që pas lojës shkoi në xhami, nuk I shpallën “muslimanë” dhe agjitues të Shtetit Islamik të Sirisë e Levantit, askujt nuk I shkoi ndërmend të numërojë se sa të krishterë e sa muslimanë po aktivizohen në Kombëtare, cili është me PS e cili me PD, me PDK a me VV, BDI apo PDSH. Pra, po bojka edhe kështu dhe prandaj për një kohë ne do të duhet të merremi me këtë Kombëtare dhe me këtë atmosfere që e krijuan vetë lojtarët, pa implikime të politikës ditore dhe të interesave klanore. Ne nuk duhet të lejojmë që këta djem të bëhen objekt thashethënash dhe trillimesh, nuk duhet të “zbulojmë” në mesin e tyre “spiunë dhe tradhëtarë”. Ata, për kombin po bëjnë më shumë se të gjithë ne të tjerët, ata po na japin shembull se si duhet dashur kombin dhe flamurin,po na përkujtojnë se sa shumë ne të tjerët jemi larguar nga idealet për të cilat vetëm po llomotitim gazetave, televizioneve e foltoreve. Ne nuk duhet të lejojmë që turlifarë halabakësh të dalin e të premtojnë para për lojtarët tanë e duke e promovuar vehten si “patriotë” të zbehin bindjet dhe përcaktimet e këtyre djemve. Përkundrazi, Loriku me shokë duhet të sjellin një Kod sipas të cilit lojtarët që mbrojnë ngjyrat kuq e zi nuk pranojnë përfitime materiale dhe ato I destinojnë në një fondacion bëmirës nga I cili ndihmohen të varfërit dhe nevojtarët e ndryshëm. Ai Kod që thot se në Kombëtare luhet për nder dhe se paratë fitohen nëpër klube, do t’ju kishte hije këtyre djemve të mrekullueshëm dhe do ta kishte ngritur peshën e Kombëtares edhe më shumë në sytë tanë. Ne kemi nevojë për shembuj të ndritshëm, rinia shqiptare duhet të ketë idhujt e vetë të cilët mjerisht nuk po i prodhon qëmoti politika jonë. Ndërkohë, Sërbia duhet ta ketë pritur me paradë ushtarake Putinin por ama e turpëruar sepse një dron po ua destabilizuaka shtetin. Ndoshta, pikërisht për këtë shkak u acaruan edhe aq shumë, ndoshta nuk kanë ç’ ti thonë babushkës rus lidhur me paaftësitë e sigurimit dhe shërbimit intelegjent sërb? Cka nëse një dron paraqitet gjatë paradës dhe bartë në vend të flamurit diçka tjetër? Fluturimi mbi folenë e qyqes nuk na qenka ndonjë mission imposible.

Previous Post

Një lojë kur futbolli nuk ishte as sport

Next Post

Ndeshja dhe mendjelehtësia e pranimit të fajit

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Ndeshja dhe mendjelehtësia e pranimit të fajit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.