• Latest
  • Trending
  • All

Në kërkim të bukurisë së humbur

13/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Në kërkim të bukurisë së humbur

13/10/2014
in Opinion

ILIR YZEIRI

Nëse do të vështrosh ligjërimin publik në Shqipëri dhe këtu kam parasysh gjithçka që shkruhet apo paraqitet në media, gjithçka që flitet apo shkruhet në sallat politike, gjithçka që shkruhet apo shihet në bisedat e përditshme mes njerëzve, do të vëresh se përmbajtja e këtij ligjërimi është e keqja që zotëron kudo. Të gjithë po bëhen specialistë të hetimit dhe të paraqitjes së asaj që nuk shkon, që nuk ecën. Një sindromë e tillë fataliteti, në një kuptim më të gjerë, karakterizon edhe hapësirën globale për shkak të shumë problemeve dhe plagëve që janë hapur mbi glob këtë shekull. Edgar Morin, filozofi i njohur francez, një prej këtyre plagëve të mëdha e ka shpjeguar me feed-back-un, duke thënë se njerëzimi po vuan tani përgjigjen e planetit. Prej shumë shekujsh, vijon ai, ne e kemi bombarduar planetin me mesazhe negative, duke shkatërruar faunën, duke e betonizuar dhe duke e mbytur ajrin me ndotje nga më të ndryshmet dhe tani, planeti po na përgjigjet me përmbytje, stuhi dhe lloj-lloj gjëmash të tjera që ai i quan si një feed-back të planetit, pra si një përgjigje ndaj mesazheve negative që ne si njerëz i kemi dërguar tokës. Më tej ai thotë se një prej kontradiktave është ajo mes njerëzve dhe planetit. Kështu, zotërimi i së keqes si argument për ligjërimin publik e bën atmosferën tonë në dukje pak moderne, por, po ta vështrosh me qetësi, kjo mënyrë dhe ky stil po e kthejnë këtë vend në një projeksion gri dhe dalëngadalë, ne rrezikojmë të instalojmë këtu patosin e së keqes. Mirëpo vështrimi realist, cinizmi, gjakftohtësia dhe shpirti kritik janë dukuri të shoqërisë borgjeze. Në thelb të kësaj shoqërie është pakënaqësia, trishtimi dhe melankolia për shkak se njeriu zbulon pamundësinë e tij për ta ndryshuar fatin ekzistencial. Gjithsesi, shoqëritë moderne perëndimore kanë arritur ta shpëtojnë popullsinë e tyre nga projektimi fatalist dhe kanë krijuar një drejtpeshim mes shpirtit kritik cinik dhe së bukurës. Sot, Perëndimi, me gjithë krizën e rëndë dhe të thellë ekonomike që po përjeton ka mbetur pikë referimi për pjesën tjetër të globit. Mijëra e mijëra emigrantë fatkeq e shohin ende Perëndimin ashtu siç edhe është në të vërtetë si “tokën e premtuar”. Pikërisht kështu, për fat të keq, e shohin Perëndimin edhe shqiptarët sot e gjithë ditën. Po pse? Natyrisht nuk ka një përgjigje shteruese për këtë pyetje. Megjithatë një pyetje tjetër mund të na çojë drejt argumentit tonë. Si ka mundësi që edhe ata shqiptarë që kanë një standard të mirë jetese në Shqipëri mendojnë se ky vend nuk jetohet, se këtu jeta është e rëndë. Nga ana tjetër, po t’i referohemi asaj që pamë ditën e shtunë në Elbasan, shqiptarët në tërësi dhe sidomos ajo pjesë shqiptarësh që kërkojnë apo bëjnë të gjitha përpjekjet për të gjetur një mundësi që të emigrojnë në Perëndim, ata shqiptarë, pra, dje ishin të ngazëllyer nga emri Shqipëri dhe shpërthenin në parulla “Shqipëri etnike” apo plot parulla të tjera që kishin në qendër lartësimin e identitetit kuqezi. Si ka mundësi që njerëzit glorifikojnë dhe kalojnë deri në ekstazë për një areal që ata nuk i bën të lumtur? Ky është një problem delikat dhe ka shumë interpretime. Por ajo që bën ballë qysh në fillim është vetëdija e dyfishtë e njeriut, i cili e ka një përmasë të unit të tij të lidhur me përkatësinë e grupit, etnisë dhe një përmasë tjetër me narcizmin e egos. Po ashtu, në tërësi, ne, shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Ballkanit, e projektojmë unin tonë në identitetin e grupit, në imazhin kolektiv të etnisë dhe kur flasim për fatin e jetës, nuk e shohim atë në raport me individin, por në raport me grupin, etninë, duke mbetur gjithsesi në fazën folklorike të zhvillimit. Po ç’lidhje ka e bukura me gjithë sa përshkrova deri tani? Sipas mendimit tim, e bukura është një nga përmasat e pazëvendësueshme të njeriut. Këtu nuk është rasti që të bëjmë estetikë, por njeriu perëndimor e ka kombinuar në mënyrë të përsosur raportin e tij me ambientin ku jeton. Në qoftë se themi që Perëndimi është i bukur, veç të tjerash, çmojmë në atë qytetërim kujtesën e tyre historike që është e mbushur me arkitekturë, pikturë, skulpturë, muzikë, letërsi dhe gjithçka tjetër që krijon harmoni në shpirtin e njeriut. Vendi ku ne jetojmë, e ka të gjymtuar këtë përmasë, madje mbi këtë përmasë, mbi të shkuarën, shqiptarët janë kampionë të përleshjeve me njëri-tjetrin. Nga një pikëpamje të duket sikur të gjithëve na ndjek një mallkim fatal, sepse e shkuara jonë nuk na ka shërbyer kurrë për të qenë të bashkuar, por për të qenë të ndarë. Ne jemi kampionë në Europë që jetojmë vetëm me një përmasë kohore, përkatësisht me të shkuarën. Ndaj edhe e bukura, si një përmasë e jetës së këtij vendi, nuk ekziston. Atë përpiqemi ta projektojmë jo në Shqipërinë konkrete, por në Shqipërinë abstrakte. Edukimi me të bukurën dhe afrimi me të do të duhej që të bëhej një normë e edukimit të fëmijëve tanë dhe atyre nuk duhet t’u tregojmë vetëm malet e fushat apo detin e lumenjtë, por edhe atdheun e njerizuar, por edhe veprat e bukura të shqiptarëve dhe të europianëve. Dhe më në fund fare, rikonstruksioni modern i stadiumit të Elbasanit duhet të jetë një shenjë drejt kthimit ndaj së bukurës, drejt zbukurimit të habitatit shqiptar, sepse kështu mund të përqasemi me të bukurën europiane. Sipas mendimit tim, zotërimi i së bukurës duhet të bëhet përmasë e parë e edukimit te ne, në mënyrë që kur të flasim për këtë vend, të mos t’u tregojmë të tjerëve vetëm një atdhe gjeografikisht të bukur, por të populluar me njerëz jo normalë, por një atdhe gjeografikisht të bukur që popullohet me njerëz që adhurojnë të bukurën në jetë dhe e respektojnë atë më shumë se kallashnikovin, tritolin apo plumbin ballit.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Më mirë një “armik diktator”, sesa një mik anarkist!

Next Post

21 vjeçarja shtatëzënë mbytet në lumin Vardar

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

21 vjeçarja shtatëzënë mbytet në lumin Vardar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.