Një grua shtatëzënë me moshës 21 vjeç nga fshati Saraqinë komuna e Tetovës është mbytur sot në ujrat e lumit Vardar. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 10:00 nga ana e bashkëshortit të saj.
Në mesnatë ishte lajmëruar zhdukja e gruas pranë stacionit policor të Grupçinit.
Familjarë theksuan se trupi i pajetë i S.Aliti është gjetur rreth 100 metra në largësi të shtëpisë ku po jetonin. Jozyrtarisht mësohet se viktima kohëve të fundit ishte në gjendje depresive dhe në muajin e pestë të shtatëzanisë. Ajo synonte që bashke me bashkëshortin të shkonin tek prindërit e saj në Gjermani, por nuk kishte arritur për të nxjerrë pasaportën.
Pas obduksionit, do të publikohen edhe të dhënat lidhur me vdekjen e 21 vjeçares.
















