Deputetja Majlinda Bregu ka sqaruar përmes një postimi në Facebook, mesazhin sensibilizues të dhënë pak ditë më parë lidhur me lufën ndaj kancerit të gjirit.
“Një vajzë me emrin Gresa,thotë se mesazhi im ka qenë “ofendues, diskriminues dhe logjikisht e estetikisht i papranueshëm… Nuk besoj as se Gresa,është në moshën për të bërë mamografinë, të cilën pjesa dërrmuese e grave nuk e bejnë, sepse kultura jonë për shëndetin e parandalimin e sëmundjeve është e mangët, se lidhet ende fatkeqësisht, si në rastin e kancerit të gjirit apo qafës së mitrës, me stigma, turp e frikë, apo më e dhimbshmja se nuk kanë mundësi ekonomike e një qendër afër shtëpisë që t ‘ju bëjë një mamografi pa qenë nevoja të vijnë në Tiranë! Statusin tim, Gresa e ka rëndë kuptuar teksa thotë se “grate duhet t’i duan gjinjtë e të kujdesen për to anipse funksioni primar dhe më i domosdoshëm tyri është të qenurit lodra seksuale për burrat dhe pse vetë gruaja s’mund të trajtohet ndryshe veçse si objekt seksual“, shkruan Bregu.
Ajo vijon duke deklaruan se me një status të thjeshtë e jo manifest feminist, i kushtoi një thirrje për vëmendje mbi veten, shëndetin e përgjegjësinë personale, grave si vetja.
“Besoj se vajzat e gratë kurrsesi nuk kanë pse ta shohin veten si zgjatim të burrave e të shqetësohen për veten vetëm si reflektim i imazhit që kanë burrat mbi to.Imazhet seksiste të vajzave të kuqe a të zeza me turp a pa turp, të një shoqërie me tipare dukshëm e larmishëm seksiste,sot janë fatkeqësisht kudo dhe e jona është një shoqeri e cila e ka të spikatur presionin për t’ i dhënë formë identitetit të individit, sicc pseudonormat e pseudomorali ua dikton”, sqaron deputetja Bregu.
“Sikur gratë t’i kushtonin gjinjve të tyre po atë vëmendje që kanë burrat për to, do të jetonin më mirë!” , – ky ishte mesazhi që Bregu do të jepte.















