• Latest
  • Trending
  • All

Restaurimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës, një projekt me interes mbarëkombëtar i Sabri Maxhunit

11/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Restaurimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës, një projekt me interes mbarëkombëtar i Sabri Maxhunit

11/10/2014
in Opinion

Nga Eden Babani

Qendra për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim “Nëna Naile” (QMFR – NN) Banjat në Kllokot, tashmë është bërë e njohur si brenda, ashtu edhe jashtë hapësirës shqiptare, që nga brigjet e  Mesdheut, deri në vendet skandinave; që nga Europa  Qendrore, deri në brigjet lindore të Atlantikut.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Për herë të parë kam qenë te “Nëna Naile” bashkë me bashkëshorten time, Fatbardhën, në maj të vitit 2011. Na duhej të ripërtëriheshim trupërisht (të rehabilitoheshim fizikisht, siç thuhet shpesh me fjalë të huazuara), lidhur me disa probleme të artikulacioneve. Janë lëndime që na mundojnë rëndom ne, banorët e Belgjikës, ku lagështia i ligështon bash ato, artikulacionet. U ndjemë të ripërtërirë, si unë ashtu edhe Fatbardha. Dimrin e atij viti, e kaluam pa probleme, ndërsa dimrat e përparshëm i ankoheshim njëri tjetrit qysh në mëngjes, sa hapnim sytë: “Më dhemb këtu…”.  “Më ther atje…”.

Brukseli, ku banojmë, është i lagësht dhe moshat tona, s’ka se si t’u shpëtojnë artriteve, të cilat janë të përhapura në masë atyre vise të veshura me mjegullnaja. Janë të modës, – qesh ime shoqe. Ia pres unë:Modën, na e ka ënda ta ndjekim edhe ne, ani se jo aq të rinj…

Kësisoj, na u bë zakon të shkojmë vit për vit në Kllokot. Çdo herë “Nënën Naile” e gjejmë të shtuar me një objekt të ri. Tashmë, tri objektet ose “hotelet” e kompleksit, Shtëpia e të Moshuarve dhe Vilat, llogaritin së bashku 2000 shtretër, me kushte të lavdërueshme higjieno-sanitare, me personel mjekësor të specializuar dhe me shërbim njëzetekatërorësh të nivelit për t’u lakmuar edhe prej banjave termike (llixha) me tradita të hershme.

Pronari i Qendrës, miku ynë, Sabri Maxhuni, mikpritës si gjithmonë, na befason edhe me libra të rinj. Libra me brendi historike që mbajnë autorësinë e vetë Sabriut dhe që kanë  vlera të padiskutueshme për memorien tonë kombëtare, por edhe të miqve e të dashamirëve, që mbështesin ose vënë në dukje arritjet e tij në fusha nga më të ndryshmet e jetës.

Janë bash këto dy “vogëlsira”, projektet për të ardhmen dhe librat e rinj, që më shtynë të shkruaj këta pak rreshta.

Faqe nga ditari

Tetorin e kaluar, atë të vitit 2013, me ne, do të udhëtonte  edhe im kushëri, Eduardi, me të shoqen, Dritën, e cila para afro një viti kishte pësuar një ndërhyrje të rëndë kirurgjikale (Hernie Discale). Për ata të dy, përveç Qendrës Kurative me emër, kërshëria më e madhe do të ishte udhëtimi nëpër Autostradën e Kombit. Për mua e për Fatbardhën, që e kishim përshkuar disa herë atë arterie të mrekullueshme, kërshëria do të shpërngulej në zgjatimin e saj drejt veriut të trojeve tona etnike, në Autostradën “Ibrahim Rrugova”, përtej pikës kufitare të Morinit, e cila fatkeqësisht vazhdon të ndajë me polici kufitare dy gjymtyrët kryesore të kombit tonë.

Të them të vërtetën, nëse përpara dy vjetësh, udhëtimi për  në Morinë ishte i rehatshëm, thuajse njësoj si në autostradat e Europës, prej andej, deri në Prishtinë, të kujtonte rrugët që na la trashëgim regjimi i Enver Hoxhës, neve, këtej kufirit shqiptaro-shqiptar, dhe ai jugosllav, vëllezërve tanë, për matanë. Lëre, pastaj, udhëtimin deri në Gjilan, ku duhet të ndërroje autobusin e të merrje atë të linjës Gjilan – Ferizaj, që të mbërrije në Kllokot, te QMFR “Nëna Naile”.

Një natë përpara se të niseshim, teksa po përshkoja me mend gjithë ato orë të lodhshme udhëtim, (nëse do të përjashtoja dy orët e këndshme të autostradës Tiranë – Qafë Morinë), im kushëri, mjeshtër për të zhbiruar më të mirën e më të rehatshmen e mundshme, më telefonoi e më tha se udhëtimi për te “Nëna Naile” qenkësh thjeshtësuar tej mase. Do të merrnim linjën Tiranë – Ferizaj me autobusët Arbeni Turs. Në Ferizaj, “Nëna Naile” dërgonte mikrobusin për klientët e vet. Dhe e gjitha kjo, vajtje – ardhje, me 15 euro për njeri, afërsisht barazi me pesë udhëtime njëorëshe me autobusët urbanë me metrotë ose parametrorë e Brukselit.

Tetorin e shkuar, nuk pata rast ta përshkoja gjithë autostradën e re në brendësi të Republikës së Kosovës, sepse në Shtime e lamë atë për t’iu drejtuar Ferizajt. Tim kushëriri dhe së shoqes u mbeti merak Prizreni, ky “stacion” i rëndësishëm i historisë sonë kombëtare, krahas Krujës së Skënderbeut e Vlorës së Ismail Qemalit. Por, ani! – i “ngushëllova” aq sa munda. – Ditët nuk futen në thes, themi ne, devollinjtë. Të jemi shëndoshë e mirë, pa dëshira, në mos rasti, do t’ju sjellë juve sërish ose të katër së bashku në këto anë.

Djali që kishte dërguar Baca Sabri me mikrobus, na shpuri drejt e të hyrja e objektit të ri, numri 3, siç shënohej në revistën reklamuese të Qendrës. Mendoja se numri 1, ku patëm qëndruar herë të tjera, do të kishte qenë më i miri. Qenkësha gabuar. Ndërtesa e papërfunduar që lamë në maj të 2011-s – shtylla të zeza betoni dhe platforma katesh të porsanisura – të krijonin përshtypjen e shkatërrimeve që la pas Lufta e fundit. Tashmë, në tetor të 2013-s, ajo shkëlqente njësoj si objektet e tjera. S’u linte gjë mangët dy të parëve. Parqet, lulishtet, stolat, shatërvanët, rrugët që i lidhin, po ashtu. Kurse pishina e re, e projektuar në formën e një tyrbeje, të befasonte me mënyrën sesi arkitekti kishte menduar të thyente monotoninë.

Sërish, te “Nëna Naile”, i mrekulluar nga befasitë e mikut tonë, Sabri Maxhuni – Novosella 

Për të mbërritur te “Nëna Naile”, në Kllokot, sivjet i ramë nga Prishtina. Kësisoj, e quaj të mbyllur ciklin e autostradave të kombit, që atdhetari kosovar, Sabri Maxhuni, i krahason me të drejtë me Urën e famshme mbi Drinin e Bardhë, e cila lidhi në mesjetë dy brigje të Perandorisë Osmane. Por ajo që më befasoi më së shumti këtë tetor, ishte nisma e tij më e re për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës.

Tek çmalleshim duke biseduar pas një ndarjeje të gjatë  prej më se një viti dhe tek e pyeta për projektet e tij të së ardhshmes, Sabriu me dëftoi për nismën e re. Befasia vështirë  se mund të merret me mend. Jo se biznesmeni atdhetar nga Vushtria dëshiron të restaurojë një objekt me rëndësi historike në Zadrimë. Në fund të fundit, At Gjergj Fishta është i të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë. Por, dashka-padashka, mendja më shkoi te biznesmenët e Shqipërisë. Ku janë milionerët tanë që, ndoshta, kalojnë dhjetëra herë atyre anëve me vetura të shtrenjta, por që s’e kthejnë kryet një herë të vetme andej nga duhet? Ja pse nisma e Bacë Sabriut më cyti edhe më, për t’iu vënë këtij shkrimi.

Unë mund të shkruaja fare lirshëm për projektet e tij në fushën e biznesit, sidomos në atë të ndërtimit, të cilën e ka shtrirë anekënd Kosovës. Dhe s’do të kisha bërë asnjë gabim, përderisa gjithçka, përveç interesave të veta, – dukuri sa njerëzore, aq edhe e ligjshme, – e ka bërë dhe po e bën në të mirë të Kosovës së dëmtuar ekonomikisht nga Lufta e fundit me pushtuesit serbë, – solidaritet atdhetar.

Projektet për restaurimin e shtëpisë të të Madhit Fishtë, Sabriu i ka gati. Siç dëftojnë fotot, i kanë përpunuar deri në hollësi arkitektët dhe inxhinierët e tij. Madje, Sabriu më dëftoi edhe kërkesën drejtuar Kryetarit të Komunës Blinisht në qarkun e Lezhës, në vartësi të së cilës është shtëpia e ashtuquajtur “muze” e Poetit të Madh.

Në letër-kërkesën e vet të datës 18. 09. 2014, mes së tjerash, Sabri Maxhuni shkruan:

“Duke ditur se ka kohë që është iniciuar restaurimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë të Zadrimës, por që asgjë konkrete nuk është ndërmarrë deri tashti, Bordi Drejtues i Qendrës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim  – Banja “Nëna Naile” në Klllokot – Republika e Kosovës, ka marrë vendim që ta bëjë restaurimin e kësaj Shtëpie Muze, në mënyrë që ajo të bëhet pikë frekuentuese për të gjithë qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë Londineze, duke u njohur kështu me një pjesë të historisë sonë kombëtare, respektivisht me një personalitet të shquar të popullit shqiptar ndër vite”.

Në vijim, Zotëri Maxhuni i parashtron Kryetarit të Komunës Blinisht, “meritat kombëtare, fetare e njerëzore” të At Gjergj Fishtës, i cili është nderuar me tituj, medalje e dekorata nga institucione shqiptare e joshqiptare: Urdhri “Nderi i Kombit”, (Tiranë, 2002); Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, (Kosovë); “Kurora e Argjendtë” nga Klubi “Gjuha Shqipe”, (Shkodër 1911); Dekorata “Mearif”, (Mbretëria Turke, 2012); “Pena e Florinjtë” (qyteti i Beratit, 2013); “Medaglia di Benemerenza” (Papa Piu XI, 1925); “Lector Jubilatus” (Paria e Urdhrit Françeskan, 1929); dekorata “Phoenix” (Greqi, 1931).

Letër-kërkesën e vet, atdhetari ynë e mbyll me fjalët e Zef Valentinit: “Fishta âsht një Homer shqiptar. Ai nuk âsht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai âsht nga ma të mdhajt’ në botë. E rëndësishme âsht që ai të njihet prej saj.”

Kësisoj, atdhetari kosovar ka bindjen se, nga Kalaja Krujës, te Varri i Skënderbeut në Lezhë, prej andej në Fishtën e Poetit të madh dhe, më tej, në Prizrenin e Lidhjes së famshme Shqiptare, brezi ynë i ri, por edhe turistët e huaj, do të kenë rastin të njihen me stacionet ndër më të përmendurat e historisë sonë kombëtare.

Në përfundim, duke uruar që nisma e zotërisë Sabri Maxhuni t’i kapërcejë sa më parë dhe sa më me pak vështirësi problemet dhe pengesat e mundshme burokratike të organeve përkatëse, vendore ose qeveritare, dëshiroj të sjell thënien e tij se vepra poetike e At Gjergj Fishtës është për shqiptarët “edhe Kuran, edhe Ungjill”.

Previous Post

Edi Rama ka mbërritur në rrjetën e përgjuesve kombëtarë, duke u nisur nga përgjimet e malavitës ndërkombëtare

Next Post

Prokuroria e Apelit :Ardian Fullani,person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,duhet të kthehet në burg

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Prokuroria e Apelit :Ardian Fullani,person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,duhet të kthehet në burg

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.