• Latest
  • Trending
  • All

Prokuroria e Apelit :Ardian Fullani,person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,duhet të kthehet në burg

11/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Prokuroria e Apelit :Ardian Fullani,person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,duhet të kthehet në burg

11/10/2014
in Aktualitet, Lajme

“Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore e për këtë fakt, ai duhet të kthehet në burg”. Ky është thelbi i rekursit që Prokuroria e Apelit ka depozituar në Gjykatën e Lartë për të pandehurin, Ardian Fullani. Përmasat e rrezikshmërisë së Guvernatorit, prokurorët e Apelit i lidhin përveç se me faktin që ekziston mundësia e dëmtimit të provave, pasi Fullani, në kohën e kryerjes së veprës penale, ka qenë person i rritur, por edhe për shkak të impaktit që ka patur rasti në publik.

Duke renditur kushtet dhe kriteret se përse ish-guvernatori duhet të kthehet në paraburgim, prokuroria thotë se kushti i parë ekziston, pra ka një dyshim të arsyeshëm dhe të bazuar në prova se ish-guvernatori ka shpërdoruar detyrën:

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Personi nën hetim, Ardian Fullani, është madhor, ç’ka e bën atë përgjegjës për veprën penale dhe gjithashtu nuk ekzistojnë shkaqe padënueshmërie të veprës për të cilën akuzohet personi nën hetim”. Prokuroria e Apelit në rekursin kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për ndryshimin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” të masës së sigurisë për të pandehurin Fullani, rendit edhe gabimet që ka bërë gjykata në dhënien e këtij vendimi. Arsyetimikryesor lidhet me faktin se në treshen gjykuese ka marrë pjesë i ati i një avokati që mbron një tjetër të pandehur të së njëjtës dosje. Për prokurorinë, pjesëmarrja në masën për Fullanin e gjyqtarit Agim Bendo, në një kohë që ai është babai i avokatit që përfaqësonte një të bashkëpandehur tjetër, është një pengesë ligjore, çka do të thotë se ai për prokurorinë nuk duhet të ishte në trupën që shpalli masën për Fullanin. Për prokurorinë, pjesëmarrja e Bendos në këtë trupë gjyqësore e vë në dyshim paanësinë e Gjykatës së Apelit, pasi Bojken Bendo, djali i gjyqtarit të Apelit, është mbrojtësi ligjor i Gentian Jahjes, i i pandehur i të njëjtit proces.

“Ja pse duhet të kthehet në burg Fullani”

“Ne si organ akuze, vlerësojmë së pari se ekzistojnë kushtet për caktimin e një mase të sigurimit personal ndaj personit nën hetim Adrian Fullani. Në nenin 228 të K.Pr.P përcaktohen kushtet e përgjithshme dhe ato të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal si vijon: 1. Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova. 2. Asnjë masë nuk mund të zbatohet kur ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale. 3. Masat e sigurimit personal vendosen; a) Kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që venë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës; b) Kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet; c) Kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj për të cilin ai procedohet. Kushti i parë ka të bëjë me ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova. Personi nën hetim Adrian Fullani është arrestuar në bazë të vendimit të Gjykatës së Tiranës (në mungesë), pasi ndaj tij ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se ka kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Kushti i dytë ka të bëjë me caktimin e masave të sigurimit personal. Kur ekzistojnë shkaqe padënueshmërie apo të shuarjes së veprës penale nuk mund të zbatohen masat e sigurimit personal. Personi nën hetim, Adrian Fullani, është madhor, ç’ka e bën atë përgjegjës për veprën penale që dyshohet të ketë kryer. Gjithashtu, nuk rezulton të ekzistojnë shkaqe të tjera padënueshmërie të veprës ose shuarjes së saj si dhe nuk kemi parashkrim të kësaj vepre për të cilat akuzohet personi nën hetim Adrian Fullani. Kushti i tretë ka të bëjë me ekzistencën e nevojës së vendosjes së masave të sigurimit personal (kushtet e veçanta). Kjo nevojë ekziston pasi personi nën hetim Adrian Fullani mund të dëmtojë procesin e marrjes apo vërtetësisë së provave, për faktin e detyrës që ka patur si Guvernator.

Mund të dëmtojë provat

Lidhur me llojin e masës së sigurimit,një nen i posaçëm përcakton kriteret e kësaj mase. Në caktimin e masave të sigurimit, Gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese. Krahas kritereve të mësipërme, neni 230 i K.Pr.P përcakton edhe kritere të veçanta, lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”. Kjo masë mund të caktohet vetëm atëherë kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit. Në rastin konkret, për personin nën hetim, Adrian Fullani, ne si organ akuze me qëllim vlerësimin e vendimit lidhur me caktimin e një mase të përshtatshme, e cila do të garantojë nevojat e sigurimit, që lidhet me rrezikun që paraqet personi nën hetim Adrian Fullani, si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, për të dëmtuar procesin e provave, mbajmë parasysh sa vijon: Fakti për të cilin ka filluar procedimi penal konsiderohet shumë i rëndë, referuar jo vetëm sanksionit që parashikohet për veprat penale që dyshohet të ketë kryer personi nën hetim, por edhe impaktin që ka pasur kjo në shoqëri. Personi nën hetim, Adrian Fullani, rrjedhimisht paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, prandaj mendojmë ne se masa e sigurimit “arrest në burg” është më e përshtatshme nga çdo masë tjetër e sigurimit personal.

Pengesa ligjore

Apeli shkeli ligjin me trupën gjyqësore

“Në përbërje të trupit gjykues kanë marrë pjesë gjyqtarët Shkëlqim Miri, Agim Bendo dhe Alaudin Malaj. Kur është gjykuar çështja penale në ngarkim të personit nën hetim Gentian Jahja, pranë Gjykatës së Tiranës kanë marrë pjesë në gjykim mbrojtësit Maksim Ostreni dhe Bojken Bendo. Neni 16 i Kodit tw Procedurws Penale ndër të tjera thotë se: Në të njëjtin procedim nuk mund të marrin pjesë si gjyqtarë personat që janë ndërmjet tyre ose me pjesëmarrësit në gjykim, bashkëshortë, gjini e afërt (të paralindur, të paslindur, vëllezër, motra, ungji)”.

Pjesëmarrja e gjyqtarit Agim Bendo duke qenë i njëjti procedim penal, nr 5454/2014, duke qenë gjithashtu për të njëjtën akuzë në bashkëpunim, neni 248 dhe 25 i Kodit Penal ka vënë objektivisht në dyshim paanësinë e Gjykatës së Apelit në gjykimin e kësaj çështje. Sipas nenit 128 te Kodit të Procedurës Penale, pika 1 germa “a” thuhet : 1. Aktet procedurale janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me : a) Kushtet për të qenë gjyqtarë në çështjen konkrete.

Duke qenë se personi nën hetim Gentian Jahja është mbrojtur nga avokati, Bojken Bendo, duke qenë gjithashtu se jemi përpara të njëjtit procedim nr 5454/1014 dhe se personi nën hetim Gentian Jahja është në bashkëpunim, mendojmë se gjyqtari Agim Bendo kishte pengesë ligjore për të marrë pjesë në gjykimin e kësaj çështje: Një akt i cilësuar me ligj si absolutisht i pavlefshëm nuk mund të bëhet i vlefshëm”.

Previous Post

Restaurimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës, një projekt me interes mbarëkombëtar i Sabri Maxhunit

Next Post

PËRGJIMET, NJË “SHISH” NË SHPINË TË QEVERISË?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

PËRGJIMET, NJË “SHISH” NË SHPINË TË QEVERISË?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.