• Latest
  • Trending
  • All

Dalldyshani

08/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Dalldyshani

08/10/2014
in Opinion

Xhabir AHMETI

 “Shihni shokë, shihni pra, se ahmaku çka ka ba”… Kështu e kurrsesi ndryshe nuk mund ta filloj këtë rrëfim të pikëllueshëm që flet për mjerimin tonë, më saktë për partitë tona që na godasin neve e që nuk dinë të mbrohen prej atyre dalldyshanëve të cilët i fyejnë partitë tona dhe përmes njerëzve të partisë e fyejnë edhe popullin shqiptar, e fyejnë secilin prej nesh veç e veç. Pa shikoni se çfarë fyerjeje lexova në një gazetë, e cila ka rënë në nivel të gazetës së murit, por që e mban veten për prestigjioze:
“Përfundimisht, diçka normale nga partia plot terroristë, e ashtuquajtur DUI. Na bënë të qeshemi. Gega Grubi na bëri një selfie. Pres një foto të përbashkët me papën dhe mbishkrim ‘Artan Grubi me Xhemo ballistin’. Ali Ahmeti ndërkaq kërkoi nga FBI të përzihet në rastin ‘Monstra’. Bën be Ali, por unë në gjyqësinë tonë dua ta angazhojmë Xhaxh Dred-in”.
Kështu. Këto fjalë nuk duan koment. Absolutisht. Mirëpo rrethanat në të cilat jetojmë na detyrojnë të bërtasim publikisht që të na dëgjojnë pushtetarët tonë të cilët e kanë për detyrë ta mbrojnë dinjitetin e tyre dhe përmes mbrojtjes së  dinjitetit të tyre ta mbrojnë edhe dinjitetin tonë. Në fillim t’i pyesim këta pushtetarë se a kanë dëgjuar se gjyqi e mbron kryeministrin dhe ministrat prej çdo sulmi verbal që ia bëjnë njerëzit publikë. Besoj se duhet ta dinë se kryeministri  dy gjykime të këtilla i fitoi dhe mori dëmshpërblime të mira. Në qoftë ashtu, e ashtu është, ky gjyq është i detyruar t’i mbrojë edhe pushtetarët tonë.
Gjashtë fjali janë që i shkruan një dalldyshan, por secila vlon nga fyerjet më të rënda që na bëhen neve si shqiptarë. Shikoni tash se sa fyerja ka në këto gjashtë fjali të bolduara: Partia plot terroristë, një, e ashtuquajtur DUI, dy. Tash shtrohet pyetja: si mundka që një parti plot terroristë të jetë në pushtet dhe nëse është ashtu si thotë dalldyshanu, atëherë del se krejt qeveria qenka terroriste. Nëse është ashtu Maqedonia na del si shtet problematik në Ballkan pasi qeverinë e paska plot terroristë. Problemi tjetër është se nëse BDI-ja e hesht këtë akuzë, atëherë në fakt ajo e pranon pohimin. Vjen fjalia tjetër: Gega Grubi na bëri një selfie. Lexuesi e di mirë se ku rreh dalldyshani me fjalën Gega! Një fyerje që vjen nga nëntoka e të ashtuquajturës enciklopedi që mundohet të na e mohojë kombin e gjuhën duke na trajtuar si një turmë amorfe e përbërë nga fise barbare. Në këtë mënyrë edhe  ky farë “opinionisti” dalldyshan mundohet të krekoset duke na e bërë me dije se e na e paska lexuar “Serdarin” e Grigor Përliçevit, vepër për të cilën ende nuk e ka thënë fjalën e fundit shkenca e letërsisë, nuk janë shpjeguar si duhet se kush është Kuzman Kapedani e kush janë gegët. Me një fjalë dalldyshani e quan Artanin Gegë dhe kështu një përfaqësues  politik të cilin e kemi votuar ne e quan njeri gegë, që është një aluzion fshatar i dalldyshanit me qëllim që të na qesë neve si njerëz të kohëve fisnore. Barbar. Duke e fyer përfaqësuesin e partisë në pushtet në fakt e ka fyer partinë, qeverinë dhe edhe krejt popullin shqiptar. Çudi, si e tolerojnë këta njerëz të partisë, si e durojnë pushtetarët, si nuk kërkojnë përgjegjësi prej dalldyshanëve, po vazhdimisht na mbajnë në shah ne shqiptarëve duke na ndarë në “tonët” dhe “të atyre”. Çudi sa heqin shqiptarët e gjorë nga partitë e veta, edhe pse vazhdimisht dalin e ua japin votën. Çudi se si mund të na ndëshkojnë duke na i lënë rininë jashtë proceseve ekonomike, shoqërore e kulturore, e kur vjen puna për dalldyshanët që na fyejnë partitë heshtin. A mos keni dëgjuar të kenë kërkuar përgjegjësi për mijëra fyerje që na janë bërë?
Fjalia tjetër e dalldyshanit: Pres një foto të përbashkët me papën dhe mbishkrim ‘Artan Grubi me Xhemo ballistin”. Pse a nuk kemi ne “të presim një foto të përbashkët me Artemijen dhe mbishkrim Dalldyshani me  Kosta Peqanacin”? Po ne s’e themi, se është tepër e ulët të thuhet për bashkëqytetarët tonë, ndaj të cilëve kemi kujdes mos të fyhen në baza nacionale dhe të identitetit. Dalldyshani e thotë dhe për këtë nuk ka kurrfarë përgjegjësie ai. Kjo pritet, të mos ketë përgjegjësi dalldyshani, mirëpo ku janë pushtetarët tonë të cilët lejojnë të fyhet papa, ta quajë një person të politikës shqiptare si ballist, fjalë kjo që në fjalorin maqedonas shpjegohet si pjesëtar i një organizate nacionaliste shqiptare, por në përdorim të përditshëm maqedonasit e përdorin me kuptim shumë të keq, si gjakpirës, gjakatar etj. Epo ku jeni zotërinj pushtetarë? A ka gjyq këtu, a e keni ministrin e drejtësisë nga partia juaj?
Vjen edhe një fjali: Ali Ahmeti ndërkaq kërkoi nga FBI të përzihet në rastin ‘Monstra’.  Kjo nuk e di a është e vërtetë se a ka kërkuar Ali Ahmeti diçka të tillë. Në qoftë e pavërtetë kjo punë, duhet të zgjidhet në gjyq njësoj si rastet e kryeministrit. Për Xhaxh Dred-in as që dua ta komentoj, sepse aludimi është tepër i ulët. Fjalën e ka dalldyshani se ne nuk jemi njerëz të këtij shteti, se jemi të rënë nga qielli befas sa mos të them se kemi ardhur ashtu si thotë enciklopedia e Bllazhes. Përndryshe ky farë Xhaxh Dredi përdoret nga dalldyshani sa për të treguar se di gjithçka. E Xhaxh Dredi ka hyrë në Librin e rekordeve të Ginisit si muzikanti më i ndaluar për shkak të pacipësisë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Rexhep Qosja, i çmendur pas Edi Ramës

Next Post

Zgjidhje: zgjedhjet!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Zgjidhje: zgjedhjet!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.