• Latest
  • Trending
  • All

I gjithëdijshmi Rexhep Qosja në biseda informative

08/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

I gjithëdijshmi Rexhep Qosja në biseda informative

08/10/2014
in Opinion

Nga Lavdrim Lita

Rexhep Qosja ka cilësorë të shumtë në opinionin publik: akademik, shkrimtar, kritik letrar, intelektual madje edhe “Baba” i kombit. Në fakt, dy persona me banim në Kosovë kanë cilësorin “Baba”, Rexhep Qosja dhe Enver Hasani, që të dy kanë një flirtim me qeverinë “Thaçi”. Në bisedën informative që i bëjnë sa herë nga Tirana, d.m.th sa herë kanë nevojë për tym në opinionin publik, “Baba” i letrave jo kushtetuese Rexhep Qosja ngutet të japë mendim për çdo gjë. Mediat e Tiranës prej katër ditësh janë në përmbytje nga shëllira intelektuale e Rexhep Qoses.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në bisedën e parë informative ( kështu quhej marrja në pyetja e shqiptarëve nga UDB-ja në polici) të datës 5 tetor, “Baba” Qose e nis me ekspertizën e tij intelektuale për narkotrafikantët e Lazaratit; më pas flet për kuvendin e Partisë Demokratike që si duket e paska ndjekur me detaje si detyrë partie; madje për skandalin në Bankën e Shqipërisë është aq i mirë informuar sa rrogën e ish-guvernatorit Fullani 7.500 dollarë e kuantifikon në 23 rroga familjesh. Me siguri këto informacione të dejuara e të dhëna financiare të vështira për t’u gjendur nga gazetarët më të aftë në kronikës së zezë gjenden në bisedën informative të Rexhep Qoses për median e Tiranës.

Në bisedën e dytë informative të datës 6 tetor, “Baba” i letrave jo kushtetuese Rexhep Qosja  hapërdahet për fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës dhe terratiset kundër Ibrahim Rugovës, lumturohet për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë dhe thumbon si grerëz dy fjalimet e presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe ipeshkvin e Tiranës dhe Durrësit, imzot Rrok Mirdita.

Në këtë bisedë të dytë informative, “Baba” Qose duket i tejet shqetësuar për fjalimin e imzot Mirditës, i cili e quajti kishën shqiptare si kishë kufiri duke pohuar një gur themeli përkundër asaj serbe ortodokse dhe rritjes së fundamentalizmit islamik. Kush e ka ndjekur polemikën e kritikut Qose me shkrimtarin e shqiptarëve Ismail Kadare mban mend dyzimin e “Baba” Qoses për identitetin e shqiptarëve. Megjithatë në këtë bisedë të dytë informative Rexhep Qose bën edhe analistin politik të brendshëm të Kosovës, duke sugjeruar një bllok tjetër kundër Isa Mustafës dhe hapur një shteg qeverisje për Hashim Thaçin.

Ndërsa në bisedën e tretë informative për median e Tiranës me të datës 7 tetor, “Baba” Qose jermon krejt duke bërë komente për imamët e arrestuar për rekrutim të të rinjve për xhihadizëm në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri dhe shfaqe si patriot i orëve të para në krah të Adem Demaçit kundër Serbisë, paçka se në karrierën e tij nuk ka një shkrim kundër Serbisë, përkundrazi poezi për mareshalin Tito.

Në këtë bisedë të tretë informative “Baba” i letrave jo kushtetuese bëhet edhe urbanist për të kritikuar ndërtimet pa leje në Tiranë dhe Prishtinë, si dhe thurur lavde për Edi Ramën dhe sharë pa teklif Maks Velon për gjetjet e tij aspak antropologjike. Në bisedën e katërt informative për gazetën e Tiranës, “Baba” Qose pritet të flasë për reformën në drejtësi, për reformën administrative, e gjithfarësoj temash të tjera.

Sido që të jetë, në këto biseda informative të porositura paq, “Baba” i letrave jo kushtetuese nuk flet një minutë dhe asnjë fjalë për letërsinë dhe letrat shqipe ku pretendon të jetë profesionist. Në këto biseda informative duhet thënë se Ai vetë keqpërdoret politikisht dhe instrumentalizohet qëllimisht për të zënë një vend në kujtesën publike. Rexhep Qose po kërkon të jetë protagonist në varrimet e të tjerëve duke bërë kujtime, ditarë e biseda informative të një kohë të shkuar dhe pak të harruar.

Në fakt, Rexhep Qosja ka zgjedhur këtë mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes për merita jo akademike, pra të akuzojë ndonjë figurë që zotëron vlera e simpati tek shqiptarët. Sa herë mundet, nguc krerë të partive kryesore andej dhe këtej kufirit me synimin e zhvlerësimit të rolit të tyre publik; nguc kryekrerë të letrave shqipe sepse është mënjanuar nga skena intelektuale dhe s’pranon harresën.

Previous Post

Shteti apo profesorët do të kontrollojnë dijen e studentëve ?

Next Post

Shqiptarët afër dhe larg perëndisë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Shqiptarët afër dhe larg perëndisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.