• Latest
  • Trending
  • All

Çfarë e ngrin tranzicionin?

04/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Çfarë e ngrin tranzicionin?

04/10/2014
in Opinion

Para ca kohësh diku dëgjova se ishte hapur një debat nëse tranzicioni demokratizues në Shqipëri kishte përfunduar apo jo? Mua kjo pyetje nuk më intereson këtu për t’i dhënë përgjigje, sepse edhe është pak e gjatë, por edhe sepse e kam trajtuar sikur e kam ditur në libra dhe shkrime të tjera. Disa thanë ka përfunduar, se nuk do të zgjasë një shekull, u duk se nga padurimi dekretuan arritjen në “finish”, a thua se ishim në një garë kuajsh!

Thonë që pati edhe një debat, nuk e di të stisur apo të vërtetë, sepse u tha që një palë tjetër paska thënë se jo, tranzicioni nuk ka përfunduar, por vazhdon, se paska ende punë për të bërë për të arritur në një shoqëri të vërtetë me model ekonomik kapitalist, politikisht demokratike dhe globalisht të integruar.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Mua më duket se përtej kësaj dileme, ka mbaruar apo s’ka mbaruar tranzicioni, ka edhe një version të tretë, që ia vlen ta mbajmë në konsideratë dhe dëshiroj ta shtjelloj këtu.

Tranzicioni më duket se ka ngrirë, jo sot, as dje, por në vazhdën e një procesi, sepse periudhat historike nuk maten me vite kalendarike, por në mënyrë tjetër, me modele, ku zgjatjet kohore vendosen dhe mbivendosen mbi njëra-tjetrën.

Koha historike dhe koha natyrore nuk janë njësoj, por kjo është një çështje tjetër.

Çfarë do të thotë se na paska ngrirë tranzicioni, nëse është e vërtetë, dhe cilët faktorë të përgjithshëm e kanë shkaktuar, nëse e kanë shkaktuar, e ku janë simptomat që jep kjo ngrirje, hipodermia e tranzicionit.

+++

Përpara sesa të hyjmë në disa fakte konkrete le t’i referohemi pakëz fare teorisë që të mos e lodhim fort lexuesin tonë të nderuar. Një teoricien i njohur evropian, Zhak Elyl, aty disa dekada më përpara futi fort konceptin e “mosrikthimit”, ose të “irreversibilitetit” të proceseve shoqërore. Çfarë donte të thoshte kjo? Ajo donte të thoshte se koha politike mund të jetë disi e kthyeshme në njëfarë pikëpamjeje, kurse koha ekonomike dhe materiale nuk është aq e mundur ta njohë rikthimin. Pra, në politikë demokracia funksionon me ardhjen dhe ikjen, pastaj ndofta me riardhjen e partive politike në pushtet, të cilat kanë alternativa të ndryshme për të propozuar, kurse disa ndryshime materiale, ekonomike, që tashmë kanë ndodhur, si vështirë se mund të zhbëhen aq kollaj. Partitë ikin dhe vijnë e rivijnë në pushtet, kurse historia materiale dhe ekonomike e vendit nuk rikthehen dot më pas aq kollaj.

Ja, e djathta bëri Rrugën e Kombit. Në atë kohë pati zëra nga e majta se ky ishte një investim që nuk duhej bërë. Nuk ka rëndësi kush kishte të drejtë. Unë personalisht atëherë edhe tani e kam përshëndetur atë investim, pavarësisht se ka mbetur i papërfunduar dhe mund të kishte edhe cilësi më të lartë për paret e harxhuara. Por, nuk e kam këtu fjalën. Fjalën e kam që tash e majta në pushtet, sigurisht as që i shkon mendja, as e merr me mend, as e mendon, se mund ta prishë këtë rrugë. Për një mijë arsye, disa prej të cilave as mund të zihen me gojë, por sa për të përmendur ndonjë shkarazi edhe sepse shpenzimet e prishjes do të ishin shumë më të larta sesa ato të ndërtimit të asaj rruge!!! E shumta që mund të prishet është ndonjë monument i ndonjë figure historike, ndonjë lapidar a monument, por as i shkon kujt ndërmend të shprishë investime gjigante.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që politika më shumë ka fjalë, alternativat në ekonomi, kur bëhen fushatat elektorale, mund të duken të gëzueshme, kurse inercia e ekonomisë është e fortë, meqë edhe ndryshimet materiale të rëndësishme janë pothuajse të parikthyeshme.

Sigurisht nuk ka përse i shkon kujt ndërmend të prishë Rrugën e Kombit, se ajo konsiderohet një vepër me vlerë, por çfarë t’u bëjmë për shembull ndërtesave ciklopike nëpër qytete që e shkatërruan kulturën urbane??? Ka Zot që i prish ato ndërtesa??? Çfarë t’u bëjnë betonizimeve në zonat bregdetare ku ka me dhjetëra e qindra ndërtesa që prishën pyjet, rërën e zunë hapësirat? Asgjë. Çfarë t’i bëjmë faktit që toka bujqësore u zu nga ndërtime pa leje, të shpërndara? Ka Zot që i shprish këto ndërtime për ta rigrupuar popullsinë në fshatra të urbanizuar dhe ku ruhet e miradministrohet toka bujqësore? As bëhet fjalë.

Pra, nga disa pikëpamje tranzicioni ekonomik dhe ai social është ngrirë…, ftohur…, është bërë hipodermik…

Zhak Elyl, pra, na ka argumentuar prej disa dekadash në madhështinë e tij të qetë se reversibiliteti i tranzicionit politik si rrotacion politik partish nuk mund të shoqërohet dot me rikthime në fushat materiale dhe ekonomike ku investimet e ngurtësuara nuk mund të zhbëhen, pra në vend të alternativave imponojnë linearitet vazhdimësie.

Ai vazhdon dhe na thotë në punimet e tij shkencore dhe ideologjike se edhe nga pikëpamja e mekanizmave financiarë ndryshimet e ndodhura në një kohë nuk ka mundësi as të zhbëhen edhe të ribëhen aq kollaj. Politikanët sado të kenë dëshira, kanë hapësira lirie zgjedhjesh ekonomike shumë të kufizuara. Menaxhimi makroekonomik dhe financiar i shoqërisë i ngjan një strukture, ku e veçanta dhe e tëra janë të lidhura bashkë, në këtë mënyrë asnjë element i veçantë i qenësishëm nuk mund të bëhet e ribëhet pa u ndryshuar e tëra. E kështu gjithçka ngrin, kërkon një lëvizje lineare. Politika njeh kthime e rikthime forcash politike në pushtet, njeh ardhje – ikje dhe riardhje personash në qeverisje, kurse trajektorja sociale, financiare, materiale e shoqërisë mbetet si një tren që ecën në shina pa kthim deri në destinacion. Çdo makinist, sado të premtojë, nuk guxon ta kthejë trenin nga shinat, sepse çdo tentativë e tillë do të sillte rreziqe të mëdha, si për udhëtarët që flenë nëpër vagonë, ashtu edhe për vetë makinistin, që lodhet duke i hedhur lopata me qymyr, pa pushim, zjarrit që prodhon energjinë që përkthehet në lëvizje rrotash.

Një shembull: ekonomia shqiptare ka hyrë në borxhe të jashtme të konsiderueshme. Mirë a keq, pak ose shumë, këtë e shohim një herë tjetër. Por ajo që lidhet me këndvështrimin e këtij shkrimi është se borxhit i duhen larë disa interesa, dhe sa kohë ai borxh, ato parà nuk kthehen në investime që mund të çajnë tregun botëror, pra mbeten me efekte vetëm në Shqipëri, për të larë interesat dhe përballuar vështirësitë financiare të krijuara nga gropat financiare, duhen marrë borxhe të tjera. Pra, krijohet shoqëria e mbështetur në kulturën e borxhit dhe me pasojat e veta. Le të thotë politikani se do ta reduktojë borxhin e jashtëm, me masa financiare ai nuk e bën dot, dhe pra treni i borxheve ecën në shinat e veta, kurse fjalët mbeten një lojë e demokracisë, që vlen si shprehje dëshirash të sinqerta, mbase, mbetet si lojë manipuluese elektorale, por pa efekte reale, treni ecën drejt…

Të tilla janë edhe proceset sociale të rëndësishme, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me politikat familjare, me demografinë, me punësimin, me emigracionin etj. Mekanizmat e mosrikthimit, si valvulat hidraulike të moskthimit mbeten të fuqishme dhe nuk ka vullnet politik që i ndryshon dot. Imagjinoni sikur dikush të donte të fuste teknologji moderne për të hapur një sektor ku të punësoheshin të rinjtë shqiptarë. E pamundur pothuajse të bëhet sa të hapësh e mbyllësh sytë, hap sa të duash zyra punësimi, sepse ky brez nuk ka as formimin për të punuar në sektor të një niveli të lartë teknologjik. I mungon fatkeqësisht formimi profesional, janë bërë shumica poetë, filozofë, juristë, etj.

Imagjinoni sikur dikush të kërkonte të bënte një politikë tjetër për emigrimin dhe të hapte rrugën e kthimit të mijëra e mijëra emigrantëve shqiptarë në atdhe. Do të krijonte probleme të mëdha shoqërore. Prandaj, sado duken nga fjalët si derëhapur, asnjë politikan nuk i shkon në mendje të nxisë kthime emigrantësh në Atdhe.

Disa reforma gjithashtu kanë mundësi shumë të kufizuara fizibiliteti, sepse shkaktojnë të tilla dukuri sociale, saqë asnjë forcë politike nuk i përballon elektoralisht dhe i duhet që në fund të mandatit të dorëzojë pa një dhe pa dy pushtetin. Partitë politike mendojnë brenda një afati katërvjeçar, aq sa është mandati për ta rinovuar atë. Askush nuk mendon për më gjatë. Prandaj kemi mungesa të mendimit strategjik afatgjatë. Tokat e ish-pronarëve të ligjshëm janë zënë. Kush i rikthen? Kush ka fuqi elektorale të heqë zaptuesit me ndërtimet e tyre nga pronat e ligjshme tokësore të kthyera në sheshe ndërtimi. Çfarë kuptimi juridik ka që nga njëra anë të lejosh që zaptuesit t’i kenë zënë tokat e pronarëve të ligjshëm dhe nga ana tjetër të kërkosh që ndërtime pa leje në qytet të prishen!!! Drejtësia është një. Kush ka fuqi t’i lirojë tokat e ish-pronarëve pa shkaktuar disfatë elektorale se!!! A ka një politikan që mendon se le ta humb pushtetin, mjafton që të bëj disa reforma që ta vendosin vendin në kushtet e normalitetit? Deri tani nuk kemi marrë të tillë burrash shteti, sepse sikurse në vende të tjera, as më shumë, as më pak, kanë qenë strategë politikë që kanë bërë përllogaritje elektorale dhe vetëm brenda tyre kanë vepruar, sidomos pa prekur interesa të elektoratit që ka dhënë votën.

Edhe në këtë pikë treni ecin përpara mbi shina, pa pasur mundësi kthimi në rrugë tjetër. Ai është në binarë moskthimi.

E mbi të gjitha, vepruesit ndërkombëtarë që kanë fondet, sigurisht që kanë ndikuar me politikat e tyre dhe as u shkon ndërmend se një politikë mund të bëhet ndryshe. Në kushtet, për shembull, kur barrierat doganore janë lehtësuar, në kushtet e një tregu global, kush mund të guxojë aq kollaj të mbrojë tregun shqiptar, për ndonjë produkt duke shkelur e cenuar sadopak interesat e ndonjë kompanie multinacionale që me lidhjet e veta ndërkombëtare ka peshë dhe influencë lobimi mbi politikanët shqiptarë. Por, politikanët e dinë mirë këtë dhe kur bëhen si të fuqishëm e dinë mirë se deri ku shkon fuqia e tyre dhe sesa janë hapësirat e tyre të lirisë për të zgjedhur. Dikush mund të dojë ta bëjë mjekësinë falas, por kjo nuk varet prej tij sado ta ketë premtuar në fushatë elektorale.

Aq më shumë që me disa zhvillime janë krijuar struktura interesash që nuk ka Zot t’i thyejë ato, pa pranuar që do ta dorëzojë pushtetin që me mandatin e parë. Kush mendon se deputetët shqiptarë, për shembull, mund të votojnë një ligj, sipas të cilit numri i deputetëve zvogëlohet në legjislaturën e ardhshme??? Kush mendon se shefat e partive mund të bëhen iniciatorë për të kaluar në sistemin mazhoritar, kur votimi me lista i vendos deputetët nën kontrollin e tyre të plotë??? Kush mendon se mund të forcojë mediat publike, kur kjo duket se cenon interesat e operatorëve mediatikë privatë???

+++

Mos vallë autori i këtyre radhëve do të thotë se jemi në situatën e një fataliteti??? Aspak. Theksi vihet te ideja se nuk mund të kemi nisje nga zeroja. Se historia, sado dëshira të mira të kemi, nuk nis nga fillimi. Se voluntarizmi politik duhet të na maturohet dhe ta shohim realitetin dhe shoqërinë edhe si një plastelinë, pra që rimodelohet, por edhe si një tren që ecën në shina pa u lëkundur dhe pa mundësira të pafundme manovrimi. Kush e ndryshon dot aksin e politikës së jashtme shqiptare qoftë dhe në disa elemente të pjesshëm të saj??? Kujdes, treni ka rrezik të përmbyset nga kthesat marramendëse gjithmonë. Prandaj në një shoqëri që piqet, haraçi që paguhet është se politika nuk ka hapësira lirie për të ndryshuar anën sociale sipas vullnetit politik. Marzhet e lirisë të ndryshimit zvogëlohen. Sado paradoksale që duket, kështu ndodh, bariu në një luginë ka më shumë liri zgjedhjesh për të kullotur bagëtitë e tija sesa shoferi i një automobili në një autostradë… Prandaj edhe premtimet elektorale duhen gjykuar realisht, por edhe analizat duhen bërë jo thjesht politikisht. As nuk duhet pretenduar se jeta nis nga e para fare. Nga pika zero. Prandaj, reformat janë dhe bëhen gjithnjë e më të ngadalta, dhe shpesh ato të vërtetat kanë aq shumë haraçe për të paguar, kërkojnë kaq shumë investime dhe sakrifica politike dhe elektorale sa vetëm një klasë politike mazokiste dhe heroike, vetasgjësuese mund t’i bëjë. Këtu ne mund të supozojmë se interesat e klasës politike dhe ato të shoqërisë jo vetëm nuk janë të përputhshme, por në disa drejtime edhe kontradiktore. Prandaj, trajtimi i çështjeve kryesisht politikisht ne si qytetarë nuk na intereson, na dëmton, e prandaj na dëmton mosndarja e shkencës nga politika, mosndarja e ligjërimit mediatik nga ligjërimi politik, mosndarja e shoqërisë civile nga klasa politike.

Tranzicioni as ka mbaruar, as nuk ka mbaruar, ai ka pësuar procese ngrirjeje… puna është se disa procese ne i nisëm kur nuk dinim, në afshin e pasioneve politike, me entuziazmin e demokratizimit dhe nga padija, tani ato procese janë strukturuar, ngurtësuar dhe një pjesë e tyre janë të pazhbëshme në kushte normale, shpejt, por kërkohet gradualitet dhe mirëkuptim afatgjatë politik.

Previous Post

“Buldozeri” në Kuvend!

Next Post

Kremtohet Kurban Bajrami në Gjirokastër

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Kremtohet Kurban Bajrami në Gjirokastër

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.