• Latest
  • Trending
  • All

Kosova në epokën e Thaçit

03/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Kosova në epokën e Thaçit

03/10/2014
in Opinion

Nga Halil Matoshi*

E nënta në botë për nga mjerimi, e para në Evropë për nga analfabetizmi… Në vlugun e spektakleve policore dhe masave represive ndaj shtetasve të duket se është në vjeshtën e vitit 1981. Kjo është Kosova e qeverisur nga Hashim Thaçi dhe shpura e tij e analfabetëve funksionalë më 2014. A nuk mjaftojnë vetëm këto tri fakte për t’u ndarë përgjithmonë me mënyrën despotike e folkloriko-fshatare të qeverisjes!?

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Kam qenë nxënës i shkollës së mesme më 1981, kur shpërtheu Pranvera studentore dhe natyrisht kam qenë përpara “Komitetit” kur po u fliste turmave Hydajet Hyseni.

Fjalimi i tij prej revolucionari ishte një thirrje për të dalë nga shtypja, eksploatimi dhe mjerimi i thellë ku i kishte katandisur shqiptarët politika hegjemoniste e Serbisë.

Tërë ideologjia çlirimtare atëherë konsistonte në dy-tri fjali.

Thoshin: “Trepça punon-Beogradi ndërton”, për të spikatur infrastrukturën e ligsht kosovare; thoshin: “Shokët nga burgu”, për të spikatur se mijëra të rinj e të reja dergjeshin burgjeve të ish-Jugosllavisë, për mendimin e tyre ndryshe – për fjalën e lirë – dhe natyrisht për idetë e tyre për një Kosovë të lirë; thoshin edhe “Duam kushte”, për ta spikatur mjerimin ku ishin katandisur shtresa të tëra të popullsisë kosovare dhe së fundi thoshin: “Kosova Republikë”!

KR (akronimi për shkrimin e të cilit në mure e rrugë, mijëra të rinj e të reja në Kosovë ishin dënuar me burgim) ishte sinonimi i çlirimit nga pushtimi njëshekullor serb.

Dhe sot, më 2014, Republika e bërë nga shumë breza kosovarësh, nga populli i Kosovës, është kapur pikërisht nga kasta që më 1981 e kërkonin me aq ngulm Republikën. Është zaptuar nga forcat e shëndosha të Partisë së Punës të Shqipërisë edhe pas fundit të saj, të konvertuar në demokratë e që mbajnë akronimin PDK.

Po parullat e tjera?

E para, parulla “Trepça punon – Beogradi ndërton” sot duket se e ka humbur krejtësisht kuptimin e vet të dikurshëm, por jo, sepse Trepça punon, kurse Beogradi nuk e administron tutje.

Pra është në duart e politikanëve kosovarë, që duan ta nxjerrin në pazar për përfitime personale!?

Në këtë kontekst mund të krijohet parodia: “Trepça punon – Thaçi ndërton”.

Dhe jo vetëm ai!

E dyta: “Shokët nga burgu” edhe sot – 35 vjet më vonë – ka një kuptim simbolik për një grupim shoqëror, përkatësisht për ata kosovarë që heronjtë “tanë” të atdheut duan t’i shndërrojnë në heronj “të tyre” të Zotit!?

Shteti kosovar ende nuk është stabil dhe i aftësuar për t’i shprehur nevojat e të gjithë qytetarëve, përkatësisht grupeve etnike, fetare dhe kulturore, prandaj edhe shihet nga grupe të ndryshme si diskriminues nga të mundurit, në njërën anë, apo si “kafshatë e lehtë” nga ekspansionistët në anën tjetër; posaçërisht nga islamikët radikalë.

E them këtë në kontekstin e arrestimeve të dhjetëra imamëve radikalë kosovarë, të cilët megjithëse brenda domenit të lirisë themelore të besimit dhe të shprehjes së lirë, duan t’ia ndërrojnë kahun qytetërimit shqiptar, në kontekst të konstitucionit shpirtëror, pra duke i goditur edhe levat qenësore mbi të cilat qëndron ky qytetërim: multifetarizmin e shqiptarëve dhe kulturën perëndimore të tyre (alfabetin, sekularizmin e shtetit, demokracinë dhe lirinë e zgjedhjes.)

Ashiqare, paaftësia dhe pafuqia e shtetit po keqpërdoret nga ky grup, siç është keqpërdorur nga njerëzit e afërt me UÇK-në fillimisht dhe me qeverisjen e strukturave të saj më pastaj, posaçërisht nga qeverisja e Hashim Thaçit.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që shteti të armiqësohet me shtetasit si më 1981, duke fabrikuar grupe armiqësore për t’i goditur më pastaj dhe mjerisht, në rastin e imamëve kosovarë, duke u organizuar arrestime më spektakle policore, aktakuza qesharake me nga dy-tre rreshta e të ndërtuara më keq, në aspektin penal-juridik se më 1981 dhe gjyqe politike pa asnjë provë materiale!?

I dëgjoj shumë shpesh njerëzit e rëndomtë tek e shtrojnë dilemën se cili është rreziku më i madh që i vjen shtetit kosovar aktualisht dhe perceptimi që është krijuar në masa është pa hamendje se rreziku vjen nga fanatikët islamikë, pra nga islami politik!?

Islami politik nuk është rrezik që duhet përçmuar, ama po qe se themi se rreziku më i madh i shtetit të Kosovës është modeli qeverisës i HTh, po ashtu kemi të drejtë, sepse po të mos qeveriste HTh, dhe po të mos i lajkatonte individët si Naim Tërnava me shokë (janë shokë ideologjikë, sepse në parimet ideologjike Marksi e Muhamedi janë kushërinj!?) duke ua lënë duart të lira në interpretimin fashist të Kur’anit në shkëmbim të votës – pra po të mos qeveriste HTh – të gjitha teoritë e probabilitetit shkojnë në favor të tezës së nuk do të kishte radikalizëm islam në Kosovë dhe njerëzit do të merreshin me kërkimin e lumturisë tjetërkah…

Shteti natyrisht se duhet ta mbrojë veten – institucionet dhe rendin demokratik – porse sefte duhet t’i dëgjojë shtetasit, kërkesat e tyre të ligjshme, të hyjë në një debat të madh ndërshoqëror, ndërkulturor dhe ndërfetar e të shohë “me sytë e shtetit” mos janë këto të çara të kësaj shoqërie, apo mos “na e ka futur” ndokush ndonjë pykë!

Dhe e treta, parulla që është aktuale edhe sot: “Duam kushte.”

Parulla “Duam kushte” shpreh synimin, përkatësisht të drejtën themelore të njeriut për të kërkuar lumturinë.

Ëndërr, e cila, për shumicën e kosovarëve nuk shfaqet dot, pos në ëndrrat e tyre të përmbysura nga kasta që mbështeti HTh në kapjen e shtetit e që dikur dergjej burgjeve të ish-Jugosllavisë, e rrahur e katranosur, e dërmuar dhe në mjerim të thellë.

Në vend të kësaj u shfaqet mjerimi.

Streha ku janë strukur dhe vetizoluar kosovarët sot është naiviteti i tyre për t’i përkrahur, për t’i mbështetur njerëzit e fuqishëm të luftës, sot. HTh p.sh.

E nesër të mbështeturit mund të jenë njerëzit e Zotit. Shefqet Krasniqi p.sh.

Të dytë janë ambiciozë të sëmurë dhe frikacakë!

Kanë frikë zotat e tyre për vuajtjet dhe mjerimin material e shpirtëror që u kanë sjellë njerëzve!

Ua kanë vjedhur ëndrrat, ua kanë nxirë jetët, ua kanë uzurpuar të drejtën për lumturi në këtë botë.

I pari, duke i mashtruar me premtimin për parajsën në Tokë e i dyti në Qiell.

Kot lutet në emër të demokracisë e lirisë i pari dhe në emër të Zotit e Profetit, i dyti.

Ata të dy janë të gatuar për ferr!

Sepse që të dyja palët korrupsionin dhe pasurimin nga zyra publike e kanë shndërruar në kulturë të të jetuarit.

Në kurriz të popullit ndër më leckamanët në rruzullim.

Indeksi i mjerimit nëpër botë i bërë nga Arthur Orkum, i cili pasqyron nivelin e papunësisë dhe inflacionit të çmimeve në nivel shtetesh, e rendit Kosovën të nëntën në listë, me indeksin e mjerimit 53.6, që është më i lartë se i Rripit të Gazës, (që politikisht dhe juridikisht mund të konsiderohet si Kosova në vjeshtën e vitit tashmë të largët 1981) edhe pse kjo e fundit është vatër luftërash disavjeçare.

Sipas këtij raporti, 43.5% e popullsisë kosovare, janë të papunë ndërsa niveli i inflacionit arrin shkallën prej 8.3%.

Lista e të mjerëve në shkallën 25 deri në 1, nis me Malin, që zë pozitën e 25, Kosova pra në pozitën e nëntë dhe përfundon me Zimbabvenë.

Ndërsa më 8 shtator, në Ditën Ndërkombëtare të Avancimit të Shkrim-Leximit, ekspertë të arsimit në Kosovë konsideronin se dukuria e analfabetizmit vazhdon të jetë trishtues, pasi, sipas tyre, mbi 40 për qind e popullatës së përgjithshme janë analfabetë.

Por, sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e analfabetizmit është 4.18 për qind në popullsinë mbi 15 vjeç, ndërsa në mesin e grave 5.07 për qind.

Sidoqoftë, sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, thuhet se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim, derisa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë e 188 persona.

Mosha e personave analfabetë sipas zyrtarëve të Ministrisë se Arsimit, thuhet të jetë mbi 55 vjeç.

Mirëpo në Kosovë nuk është problem vetëm analfabetizmi klasik, kur njerëzit nuk dinë shkrim-lexim, por problemi kryesor është numri i madh i analfabetëve funksionalë, të cilët dinë shkrim-lexim, por shkrimin dhe leximin nuk mund të përdorin për ta shndërruar shoqërinë në shoqëri politike dhe shtetin në shtet funksional, Të tillët i shërbejnë më së miri pushtetit, i ke me shumicë në Ministrinë e Jashtme, në Universitet, në administratën publike, thjeshtë në institucionet shtetërore dhe kulturore-arsimore.

Për ironi, për këtë çështje ligjvënësit kosovarë, përmes një rezolute në vitin 2008 kanë miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara.

Përmes kësaj rezolute ata janë zotuar se deri në vitin 2015, do t’i përmbushin tetë objektivat e kësaj deklarate, përfshirë edhe analfabetizmin.

Analfabetizmi funksional në epokën e HTh është rritur me galop.

Duke e krahasuar mënyrën e jetesës së amerikanëve të pasur më 1955 me këta të sotshmit, Paul Krugman thotë se sapo kishte rilexuar një artikull të spikatur me titull “Si jetojnë drejtuesit e lartë”, i cili është botuar fillimisht në revistën “Fortune” në vitin 1955, dhe është riprintuar disa vite më parë.

Është një portret i elitës së biznesit të Amerikës dy breza më parë, dhe aty kupton që jetët e një elite të një brezi më të mëparshëm ishin vërtet shumë më të përmbajtura, më “të ndershme” po të doni, se sa ato të Zotërve të sotëm të Universit.

“Shtëpia e një drejtuesi biznesi sot (1955)”, na thotë artikulli, sipas Krugmanit “me shumë gjasë është e thjesht dhe relativisht e vogël – ndoshta shtatë dhoma, dhe dy banja e gjysmë”. Drejtuesi i lartë i një biznesi ka dy makina “dhe i mjaftojnë dy shërbyes”.

Jeta është e përmbajtur, edhe në të tjerë drejtime.

Elita e vitit 1955, të paktën pretendonte të krijonte një shembull të mirë të sjelljes së përgjegjshme.

Por përpara se të ankoheni për rënien në standarde, duhet të dini diçka: kur lartësonte elitën “esëll” të biznesit në Amerikë, “Fortune” e përshkruante këtë si diçka të re.

Ajo bënte një kontrast mes shtëpive modeste dhe motoskafëve të 1955-ës, me shtëpitë dhe jahtet e një brezi të mëparshëm. Po përse, elita e 1955-ës, kishte hequr dorë prej salltaneteve të së kaluarës?

Sepse nuk mund ta përballonte më atë lloj jetese.

Jahti i madh, na thotë “Fortune”, “ishte mbytur në detin e taksimit progresiv”.

Shikoni shtëpitë e liderëve politikë kosovarë të elitës komuniste të viteve 1974 – 1980 dhe shikoni sot ato të liderëve demokratë.

Teprimi deri në shkallë kiçi është shndërruar në sindromë të dukjes. U ka hy tërpia!

E shihni teprimin deri në shkallë tërpie, siç shprehet populli.

Jo vetëm shtëpitë e Thaçit & Co dhe shërbëtorëve të tyre…

Kjo klasë politike (oligarkët kosovarë) po e duan popullin shërbëtor të tyre!

Nëse vërtet doni të mbeteni shërbëtorë të mjerë të tyre, vazhdoni t’i mbështesni, t’i votoni.

Madje edhe t’i doni!

Por dijeni se po shndërroheni në bashkëpjesëmarrës – bashkëfajtorë për mjerimin.

Previous Post

Ish-bashkëpuntori i Berishës e Bashës: Kjo PD nuk ngjall shpresë

Next Post

Diplomat, orientim punësimi

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Diplomat, orientim punësimi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.