Hysni SHAQIRI
Fatkeqësisht edhe sot si më parë individ dhe struktura të caktuara politike në mungesë të përgjegjësisë morale dhe politike ndaj të tjerëve, kanë braktisur idenë e idealizmit si një nga parimet themelore të mbrojtjes së drejtave kombëtare pse jo edhe njerëzore, duke e përzgjedhur midis alternativave të panumërta që ekzistojnë atë më të keqën që të punojnë për realizimin e interesave strategjik të politikës sllave. Bashkë me uljen e dinjitetit dhe poshtërimit që ua kanë bërë shqiptarëve, krijuesit e politikës shqiptare në Maqedoni jo vetëm që nuk janë në funksion të realizimit dhe mbështetjes së iniciativave dhe projekteve antishqiptare, por edhe në përpjekje të vazhdueshme për ta penguar çdo iniciativë të re politike që synon kundërshtimin e kësaj politike degradues për shqiptarët.
Nga ndjesia e humanizmit si parim dhe si vlerë universale që e kanë humbur për momentin klasa politike shqiptare në Maqedoni , vlerësoj si bindje faktin se fuqia shqiptare me këtë organizim politik që ka për momentin është e pamundur t’i kundërvihet dhunës, terrorit,diskriminimit etnik-racor që po ushtron pushteti aktual, prandaj çdo humbje e kohës më shumë,duke mos e marrë përgjegjësinë as kush për një debllokim të kësaj gjendje jonormale dhe shumë të rënd që po e përjeton populli, të priten ditë më të mira prej tyre që e sollën popullin në këtë mjerim është iluzion. Debllokimi kësaj situate si një alternativë e vetme me struktura të reja drejtë ndryshimeve, është e vetmja rrugë që mund t’ia kthejë shpresën e humbur popullit dhe shkëputjen nga e kaluara shumë e errtë drejt një të ardhme që siguron dritën e lirisë. Të qëndrosh i heshtur dhe paqësor kur të tjerët të kanë mbështetur për muri dhe të detyrojnë që murit t’i bishë me kokë dhe mendon se kokën nuk e ke përplasur sa duhet atëherë nuk je tjetër përveç se një rast për trajtim psihatrik.
Edhe në ish federatën jugosllave ekzistonin shqiptar si këta sot me bindje politike të mbrapshta dhe i shërbenin pushtetit të Sllobodan Millosheviqit, me besnikërinë më të madhe për interesa karjerist dhe nuk donin të ndëgjonin për vuajtjet dhe fatkeqësitë që i përjetonte populli shqiptar nga politika shoveniste serbosllave, por ata pulitkan as një herë nuk arritën të gjejnë mbështetje tek populli shqiptar si sot politika e Ali Ahmetit. Atëherë shqiptarët ishin shumë më unik dhe më të organizuar politikisht dhe për as një moment nuk i pranuan si përfaqësues të tyre ato që i shërbenin politikës antishqiptare të Beogradit. BDI-ja si parti në pushtet dhe PDSH-ja si parti në ‘’ opozitë” duke e mos mbajtur as pak llogari për interesat e popullit si shumë herë më parë, kësaj radhë janë shëndrruar në vegël të politikës së Gruevskit dhe klanit të tij dhe liderit të BDI-s dhe PDSH-s nuk u ka mbetur tjetër vetëm që në përurimin e projektit Shkupi 2014 ta presin shiritin me Gruevskin.
Kjo shkëpute dhe ky distancim i tyre nga populli dhe pozicionimi në anën e politikës së VMOR-s i ka defaktorizuar shqiptarët politikish, duke i sjellur në një kolaps total, dhe gjeneratave të reja ua kanë shkatërruar perspektivën , në pa mundësi që të gjejnë zgjidhje janë të detyruar rinia shqiptare të marrë rrugën e kurbetit. Nëpërmes anarkisë dhe kaosit të krijuar si dhe forcës që ua mundëson pushteti llogarisin si të vetmin shpëtim për të mbijetuar politikisht. Andaj harrojnë se të gjithë ato të cilët kanë qëndruar në anën e armikut dhe i kanë shërbyer me devotshmëri, nuk kanë pasur asnjë herë rahati personale e as familjare, sepse nuk u ka ngelur tjetër përveç turpit dhe tradhtisë kombëtare, dhe çfarëdo pasurie dhe të mira materiale që mund të kenë përfituar nga ai pushtet nuk ua ka kënaqur shiritin, sepse shkelja mbi interesat e popullit as një herë askujt nuk i sjellë lumturi dhe gëzim në familje nga se populli nuk e falë tradhtinë.
Nëse luftën e 2001 duhet kuptuar si një proces të korrigjimit të politikave të gabuara për padrejtësitë ndaj shqiptarëve nga pushteti i mëparshëm, atëherë të gjithëve duhet të na shqetsoj fakti se pse nuk ndryshoi as gjë në të mirë të shqiptarëve për këto 13 vite pas konfliktit? Por përkundrazi kemi një kthim të situatës mbrapa që i ngjan periudhës së viteve 1981-90, kur shqiptarët u persekutoheshin dhe u penalizoheshin vetëm pse kërkonin të drejta në shkollim. Prandaj do ta quaja shume të qëndrueshëm vlerësimin e çdo shqiptari se për aq sa është fajtor Nkolla Gruevski për këtë gjendje të shqiptarëve hiç më pak nuk mundet të shfajësohet Ali Ahmeti me faktin se nga viti 2008 partia tij është në qeverisje të vendit me VMRO-DPMNE.
Pavarësisht fakteve për dështim në rrafshin politik kombëtar populli edhe me 27 prill të 2014 votoi BDI-n, si argument e paqartëson çdo perceptim negativ nga shumica e pa kënaqur shqiptare ndaj krijueseve të politikës së koalicionit qeveritar VMRO-BDI, dhe tek faktori ndërkombëtar, sa i përket vlerësimit të situatës dhe përkufizimit të drejtë të gjendjes dhe marrëdhënieve ndëretnike, rezultate e zgjedhjeve të 27 prillit kanë shkaktuar paqartësi dhe konfuzitet. Gënjeshtrat dhe manipulimi me masën si një veprim politik shumë i pa mëshirshëm dhe tragjik për popullin e kuptoj si një lidhje të detyrueshme të dy partive shqiptare me VMRO-n nga llogarit e pa pastërta,prandaj janë të detyruar që të miratojnë çdo projekt antishqiptar.
Projekti “Shkupi 2014” si dhe kënaqësia dhe arsyetimi i BDI-s para masës për vendosjen e tri figurave të historisë shqiptare si pazar është mallkim nga populli dhe akt më mizor që nuk do t’i falë historia, rasti tjetër zgjedhja e Ivanovit president me një manipulim klasik të votuesve shqiptar nga ana e Aliut për një president konsesual vetëm se çka e çoi ujin në mullirin e VMRO-s dhe në këtë lojë politke Aliu; Menduit ia dha daullen e për veti e mori surlen ama kuptohet se dasma ishte e Nikolla Gruevskit. Unë këtë që po e them nëpërmes të këtij shkrimi nuk është si çështje që tangon vetëm individin, po mendoj kështu, kur mendojnë edhe shumë të tjerë,dhe si një fenomen i një natyre dëshpëruese për shumicën, pa një reflektim konkret dhe punë intensive të forcave patriotike kombëtare me një aktivitet dinjitoz duke e marrë edhe përgjegjësinë, gjendja dhe pozita e shqiptarëve në Maqedoni nuk ndryshon. Heshtja dhe mos angazhimi i të tjerëve vetëm se ia zgjat jetën vandalistëve politik të çështjes dhe interesave kombëtare, dhe përshkallëzimi i situatës do të jetë i përmasave më ekstrem.
Nëse duam vet ta përkufizojmë dhe ta përcaktojmë fatin ton si që e kanë bërë më herët popujt tjerë të Evropës, atëherë pse edhe ne mos ta ndjekim rrugën e tyre si popull, por nevojitet punë dhe luftë pa kompromis ndaj të gjitha forcave të errëta që e kanë sjellur në këtë derexhe shoqërin shqiptare me veprime politike kriminale duke e llogaritur çështjen shqiptare si një mall pazari për konsum. Të bërit politik duke e mohuar të vërtetën dhe gjendjen reale që kanë sot shqiptarët është akt antinjerëzor dhe antikombëtar, veprim ky që i bën edhe më histerik se janë elitën politike shqiptare në Maqedoni. Në kontekst të saj që e shprehem më lart do të doja t’ua kujtoj një mendim të shkencëtarit të madh Ajnshtanjit i cili ka thanë: “Nuk janë fajtor vetëm keqbërësit, por edhe ata që i shohin dhe nuk reagojnë”.
















