• Latest
  • Trending
  • All

Ushtria popull dhe “gjeneral” Ali Ahmeti

02/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ushtria popull dhe “gjeneral” Ali Ahmeti

02/10/2014
in Opinion

Skender Rexhepi-Zejd

Sa vizionarë të mëdhej kanë qenë paraardhësit tanë, mesazhet e të cilëve për popullin, por edhe për udhëheqësit asnjëherë nuk humbin në vlerë dhe gjithmonë ngelin aktuale për çdo vend dhe çdo kohë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

“ Një here një paradë ushtarake kalonte rrugëve, ndërsa nga turma e pranishme u dëgjua një zë thirrës: “Hapni sytë o ushtarë të drejtë dhe të sinqertë, po marshoni udhës së gabuar. Ajo rrugë nuk shpie askund – është rrugë qorre!”

Paraduesit pushuan…u shqetësuan… “Vallë kjo është e mundshme?” men¬duan ata, dhe si një, shikuan drejt ballit ku, shtatlartë dhe krenar, gjenerali i tyre hapte rrugën e vet. “Gjenerali patjetër është duke shkuar udhës së duhur”, menduan ata “sepse shiko sa bukur po parakalon! Dhe shiko sa i lartë që qëndron. Po, po,… ai me sigu¬ri ec rrugës së duhur!”

…dhe ata vazhduan së marshuari ndërsa zëri nga turma u dëgjua edhe nga gjenerali I cili u ndal…u shqetësua…”Vallë është e mundshme kjo?”  mendoi ai, dhe hodhi një sy prapa. “Me siguri po shkoj udhës së duhur”, mendoi ai, “sepse shiko sa shumë që po më ndjekin. Po, po,…me siguri jam duke ecur udhës së duhur.”

Kjo ngjarrje mu kujtua pikërisht derisa isha duke e përcjellur pronocimin e partisë politike në pushtet dhe kryetarit të saj Ali Ahmetit, i cili në rolin e gjeneralit nga ngjarja e lartëpërmendur, para qytetarëve u rëfye për “të arriturat” e subjektit të tij politik në 100 ditët e qeverisë.

Derisa Gruevski disa ditë më parë, prezantoi të arriturat  e qeverisë (lexo VMRO-së), do të kishte qenë korrekte nga ana e Ahmetit që të flas ngjajshëm me zhargonin e sukseseve të arritura ose sëpaku të hesht, sepse në parim heshtja është më e mirë se tallja me qytetarët, e ai e zgjodhi pikërisht talljen dhe përbuzjen e gjendjes së rëndë sociale të shqiptarëve. Si ndryshe të komentohet deklarata e tij se do të na shpie në NATO dhe BE.

Siç duket nga vetkënaqja e përkrahjes së madh në zgjedhje, “gjenerali” mendon që shqiptarët janë naiv dhe nuk e dinë që hyrja në NATO dhe BE nuk varet prej Ali Ahmetit, por prej nacioanizmit ekstrem të Gruevskit, i cili me politikat e tij antishqiptare dhe antieuropiane po i mban peng të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke këmbëngulur në qëndrime të cilat nuk i pranojnë as vet maqedonasit e aq më pak shqiptarët, që në këtë rast janë viktim e këtij nacionalizmi sadist të tij. Andaj, nuk ka nevoj që Ahmeti rrugën për BE dhe NATO ta kërkojë tek shqiptarët, por duhet kushtëzuar partneti i tij politik, që të reteroj nga politika me të cilën dëshiron të tregohet si politik kinse me orientim proeuropian ndërsa në fakt ngjyra e kësaj politike të qeverisë aktuale maqedonase ka orientim të qartë prorus.

Por, kot presim që Ahmeti ta luaj rolin e partnerit të barabartë, ai as edhe një pëllëmbë nuk lëvizi nga të qenurit vazal dhe plotësisht jashtë politikbërrjes shtetërore, gjë që u dëshmua me rastin e fundit të gafit me përmendoren, ku “edhe një herë” ranë maskat dhe u pa qartë që Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk kanë qasje në informacionet elementare as për gjëra që për hesapin tim dhe të shqiptarëve janë terciale (siç është rasti i bustave të shqiptarëve në projektin antishqiptar Shkupi 2014), e lere më të presim që ky subjekt politik të ketë qasje në çështje tek të cilat luhet me fatet e shqiptarëve siç janë gjyqësia, sigurimi, buxheti dhe gjendja sociale.

Vetëkënaqja e tij, arrin kulminacionin kur ai në raportimin e tij për 100 ditët e qeverisjes, , në vend që të reshtojë të mirat që votuesit e partisë së tij i kanë gëzuar gjatë këtyre ditëve, ai në funksion të “gjeneralit” nga turpi se nuk kishte asnjë të mirë të komunikojë, thirret në numrin e madh të votuesve që e kanë përkrahur dhe që i janë reshtuar mbrapa. Që këtë vetëkënaqje t’ia shtoj edhe më tutje , unë e siguroj që nëse do të kishte zgjedhje sot, subjekti i tij do të kishte edhe më shumë vota se që ka aktualisht dhe kjo pasojë e ka vetëm një arsye e ajo është që partia e “gjeneralit” e ka krijuar një mekanizëm të përkryer që ta varfërojë popullin shqiptar dhe sa më i varfër që është populli aq më e madhe është përkrahja ndaj partisë së tij, gjë që i ngjason shumë të kaluarës sonë të afërt nën sistemin monist ku një parti fitonte edhe 100 përqind të votave, ndërsa zgjedhja e halleve të qytetarëve, e në veçanti të shqiptarëve nuk shihej askund, ajo veçse vinte dhe shtohej.

Vetëm atëherë kur një subjekt politik do të kishte kujdes ndaj dhimbjeve dhe gëzimit të çdo qytetari, e në veçanti çdo shqiptari, kujdes ndaj gjendjes sociale dhe ekonomike të tyre, kujdes ndaj standardeve jetësore bashkëkohore, ndaj nivelit arsimor dhe edukativ të tyre, vetëm atëherë do të themi se ky subjekt politik denjësisht i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë dhe ka vizion për ardhmërinë e gjeneratave që vijnë pas, ndërsa që këto tipare të vijnë në shprehje duhet që shqiptarët të presin edhe pak, sepse edhepse shumë larg për momentin megjithate drita në fund të tunelin ka filluar të shihet. Dhashtë Zoti që sa më shpejt të vij koha dhe kjo errësirë të shëndrohet në dritë e cila do t’i ndriçoj dhe do t’i ngroh të gjithë njëjtë.

Previous Post

Nga oligarkitë partiake dhe shtetërore, populli dhe shteti u ndrydh e u skajua

Next Post

Alzheimer kolektiv

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Alzheimer kolektiv

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.