• Latest
  • Trending
  • All

Kur “I mençmi rrshet për tërma”

21/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Kur “I mençmi rrshet për tërma”

21/09/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Shkruan: Hamdi Islami

“Gjithë njerëzit rrshesin për teposhtë, i mençmi rrshet për terma…”

E nisa këtë reagim me këtë thënie të bukur popullore që e kam dëgjuar nga i ndjeri daja im, Nazmiu, nga Brodeci, te i cili ishin të ngërthyera të gjitha tiparet e një malësori të moçëm. Sa e sa herë jam munduar ta zbërthej temsilen (alegorinë) e saj e ta vë në ndonjë nga shkrimet e mia, po nuk i erdhi radha askund. Ja si e zuri vendin sot, kur lexova shkrimin e kolumnistit të shquar Xh. Ahmeti, në gazetën “Koha”, me titull “Të zgjohemi”. Sa me andje mora ta lexoj, ashtu si shumë të tjerë edhe në “Portalb”, se më kanë pëlqyer jashtëmase, jo vetëm për temat që trajton, po edhe për stilin e rrjedhshëm të një shkrimtari të vërtetë. Gjithësesi që më ka tërhequr edhe emri i tij si shok klase që e kam pasur dikur në shkollë të mesme të Normales e ku dallohej nga të gjithë ne. Por, ç’e do. Që në rreshtat e parë më bëri të dëshprohem e të ndalem së lexuari. Si lexova shprehjen “Pas shpartallimit të Jugosllavisë dhe themelimit të shteteve të reja ballkanike, pas rënies së diktaturës gjakpirëse komuniste në Shqipëri…”, diçka m’u lidh në fyt. U shtanga nga ky kualifikim kaq i rëndë për një periudhë të lavdishme të historisë së asaj copë Shqipërie të mbetur, dhe thashë me vete: Xhabiri të mendojë kështu?!!! Çdo një tjetër ta kishte thënë, siç e ka thënë shumëkush, nuk do më befasonte, po Xhabiri? Ky njeri i penës së mprehtë, që nuk ka lënë temë pa trajtuar e plagë pa prekur, të mendojë kështu? E pa mundur! Po ja që edhe ky qenka tjetërsuar! Mos vallë don të hyjë në politikë tash kur ka shkelur në të 70-at? Se pa e sharë e kritikuar atë sistem, atë regjim të “egër”, nuk ka mundur e as mundet njeri ta bëjë këtë. Ç’ju desh ta thotë këtë fjalë plumb? Si nuk iu dha ta thosh vetëm pak më lartë për Jugosllavinë gjakpirëse, e do pëlqehej nga çdo shqiptar me mend në kokë, po e tha për Shqipërinë? Kjo me siguri do ta iritojë shumëkë, jo vetëm mua. Ja, këtu e zuri vendin me tamam ajo thënia popullore e dajës tim, se deri në këtë moment Xhabirin e konsideroja si të mençur, në bazë të shkrimeve që ia kam lexuar.

E tash po të kthehem ty, o Xhabir Ahmeti, shoku im i dikurshëm i klasës! Pse, or i uruar, “rrshite për terma”? Ti që pretendon të “ndreqësh dynjanë” rrëshqite vërtet dhe e keqja është se nuk ke ku e si të mbahesh, se këmbët vend nuk të zënë. Si e quan gjakpirëse një diktaturë proletariati që e nxori atë copë Shqipëri nga errësira në dritë, nga hiçi në diç, nga e paqëna në të qënë, nga balta në rrugë të thatë, nga këneta në fushë pjellore, nga bishtuku në tri hidroçentrale ndër më të mëdhenjtë e Europës, nga gjyrykët e farkës në kombinate metalurgjike si ai i Elbasanit me 12 oxhaqe, nga tezgjahet primitivë në fabrika moderne tekstile, nga parmenda e drurit në traktorë me 5-6 plugje, nga tokat kërre në ato të bonifikuara, nga bregore të shkreta në brezare e teraca të mbjella me pemë frutore, nga asnjë pëllëmbë hekurudhë në mijëra km. anembanë vendit, nga kasollet me kashtë e rrasa në pallate moderne, nga hajmalitë e hoxhallarëve e priftërinjëve në spitale bashkëkohore, nga kasollet me gardhiqe ku mësonin fëmijët në fillim, pas luftës e fitores mbi fashizmin, në Universitete, nga barkat me vela në anije e tragete tejoqeanike, nga një ushtri heroike, të paarmatosur, të mbetur nga lufta, në një armatë me armatim modern deri në raketa, nga pushkët me gjalmë në armët gjithëfarëshe, të vendosura në depotë e pafund nëntokësorë? Po bunkerët që ishin një mrekulli e 8 e botës? E të tjera, e të tjera, e të tjera!

Të gjitha këto i ke parë edhe ti, i nderuar Xhabir, në mos në vend, në filmat dokumentarë me siguri po, që jepen tash e dy vjet në kanalin Tring Shqip nga ora 3 e mëngjesit deri në 8, aty ku jepen edhe filmat artistikë të asaj kohe. Dhe kamera e filmit dokumentar është sy i zgjatur i secilit që don të sheh. Nuk mund të jetë ndryshe. As nuk mund të rregullohet, siç ndodh me atë artistik. Por, daullet bien për ata që kanë veshë.

Kjo ishte e para që desha të të them. E dyta: kush je ti, mor zotni, të japësh një kualifikim të tillë kaq të rëndë? Ti je një shkrimtar, po nuk je Akademi e Shkencave, siç kanë pretenduar e pretendojnë shumë të tjerë si ti, me një fjalë goje të fshijnë një periudhë historike 50 vjeçare e ta quajnë gjakpirëse. Pse gjakpirëse? A pse u arritën, për 40 vjet, të gjitha ato që t’i thashë më lart? Jo gjakpirëse, po ajo ka qenë një diktaturë lëvizëse që e bëri tërë një popull ta heqë nga qafa jo vetëm robërinë fashiste e ta rreshtojë atë copë Shqipëri në radhët e fituesve antifashistë, po edhe ndryshkun e shtresuar me shekuj nga robëria e gjatë. Bëri që njeriu shqiptar, kur të dilte jashtë kufirit, të mos kontrollohej nga doganierët vetëm pse shihnin që kishte pasaportë të Shtetit shqiptar. Dhe, besoj, kjo ka qenë unikat në botë. Bëri që edhe romët, të diskriminuar në tërë globin, të flasin gjuhën letrare shqipe më mirë se unë e ti që kemi kryer fakultet të letërsisë. Apo jo, Xhabir Ahmeti?

Kësaj radhe kaq. Pres reagimin tend që me siguri nuk do të rrish pa e bë.

Me nderime,

Hamdi ISLAMI, Tetovë.

Post Views: 56
Previous Post

Tahmini si “njësi matëse“ në shoqërinë kosovare

Next Post

Me tekstet e shkollës sot, edukohen liderët e së nesërmes

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Me tekstet e shkollës sot, edukohen liderët e së nesërmes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.