Zgjidhja e mosmarrveshjeve ka të bëjë me marrjen fund të një konflikti.Në këtë përcaktim futet edhe zgjidhja e një mosmarveshje kur njëra nga palët i imponohet tjetrës me kërkesat e veta.
Por kjo ka të bëjë më tepër me zgjidhjen e një mosmarveshje duke zhvilluar dhe zbatuar strategjitë paqësore, pra duke gjetur zgjidhjen e cila si rregull arrihet me kompromis pa ju drejtuar dhunës.
Sipas Konventës të Kombeve të Bashkuara rrugët që duhet ndjekur për zgjidhjen e mosmarveshjeve ndahen në dy mënyra : me masat ligjore dhe ato politike.Në përgjithësi e para, pra metodat ligjore si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë,Gjykatat Kushtetuese,aktivitetet e gjykatave të tjera ndërkombëtare si dhe ato të institucioneve arbitrare mbeten jashtë diplomacisë, kurse metoda e dytë pra ato që përfshihen në nenin 33 të Konventës përfshijnë mjetet politike tradicionale.
Këto janë metoda ku perfshihen bashkbisedimi,ndërmjetësitë,misionet me qëllim të mire, komisionet kërkimore si dhe ato të pajtimit.Kur midis vendeve ndodhin përplasje të interesave dhe kur asnjëra nga palët nuk tërhiqet, atëhere kemi të bëjmë me një krizë ndërkombëtare.Kur nuk arrihet ndonjë pajtim, qe kjo krizë të mos degjenerojë e të shndrrohet ne perdorim te forcës, atëhere futen në veprim aktivitetet diplomatike te cilat ndryshe quhen udhëheqëse të krizave. Njera nga metodat që përdoren në të tilla raste është sjellja tërthorazi e çeshtjes së perplasjes dhe e problemeve që e përbëjnë konfliktin.
Roli diplomatik në këtë rast ka të bëjë me shtyrjen e problemit për më tutje deri sa të formohen kushtet për zgjidhjen e tij.
Ndërkohë, kohët e fundit është arritur në një koncept të ri te zgjidhjes se konflikteve që merr një kuptim të caktuar ne lidhje me zgjidhjen e konflikteve.Koncepti ka të bëjë më tepër me analizat e mosmarveshjeve dhe me rrugët për zgjidhjen e tyre, pra ai nuk është një përqasje diplomatike por ka të bëjë me këndvështrimet dhe taktikat akademike.
Megjithatë ai është tepër original pra nxjerr në pah gjetje tepër origjinale, metodat per zgjidhjen e mosmarveshjeve nuk shkojnë me tutje se ato diplomatike , pra nuk vlejnë vetëm nga ana teorike.
Por përsëri, pasurimi me anë të teknikave profesionale të konsumuara si dhe pjesmarrja në to e personave me një të kaluar akademike, këto kohët e fundit është shndrruar në një preferencë me më rendiment.
Eshtë e natyrshme se diplomacia nuk zbatohet pa pasur ndonjë bazë.Më së fundi mund të themi se mjetet me të përhapura të diplomacisë janë zhvillimi i marrdhënieve duke u mbështetur në bashkëpunimin e solidaritetin, pra në kërkimet dhe gjetjen e interesave të përbashkëta.Në këtë alternative të fundit vëndin e shkopit detyrues e kanë zënë interesat reciproke.
Kjo përqasje mund të quhet edhe marrëdhënie të fitimeve të të dyja palëve.Në këtë rast për gjetjen e një zgjidhje politike drejtpërsëdrejti midis palëve, metodat më të rëndësishme janë bashkëbisedimet që përbëjnë funksionin më jetësor të politikës dhe diplomacisë.
Për të punuar e kuptuar me konfliktin nuk është punë e lehtë.Konflikti dhe menaxhimi i tij , janë shprehje komplekse me disa kuptime. Përderisa fjala konflikt shpesh është e lidhur me kuptime negative,ndonjëherë vetëm përmbajtja e saj është e mjaftueshme për ti bërë njerëzit të ndihen të parehatshëm.Në se konflikti konsiderohet ekskluzivisht negative, ne duhet t’ia kemi frikën dhe duhet të bëjmë kujdes për ta shmangur atë.Konflikti mund të jetë burim i frikës, zëmërimit, stresit,dëshpërimit,dhunës dhe bile edhe luftës.Por qëllon që është dhe inspirues, konstruktiv apo nganjëherë dhe zhvillim.
I rashë gjatë për të kuptuar konceptin e konfliktit dhe deri ku shkon ai. Ngjarjet e ditëve të fundit në Maqedoni janë një konflikt i pastër e cila do duhet analizuar,negociuar,dhe zgjidhur, ku çelsi kryesor është qeveria dhe kryetari i tij.Konflikti nuk lindi sot, ai vjen si ngjarje e kahershme i një mentaliteti serbomadh dhe vjen e forcohet nën qeverisjen e disa njerzëve mediokër të cilët i tremben shqiptarëve.Është e vërtetë që shqiptarët zënë 40% të popullsisë së Maqedonisë ose 900 mij banorë në 2,2 miljon që është popullsia saj,por ato kanë pranuar bashkëjetesën edhe pse janë faktor tepër i rëndësishëm në Maqedoni e më gjërë.Ato jetojnë në trojet e etërve të tyre dhe s’kërkojnë diferencim por vetëm trajtim si të barabartë në mes të barabartëve.
Në se do të ishte zbatuar marrveshja e Ohrit dhe do të kishte një përfaqësim më dinjitoz në vendimarrje, vështirë se do të kishte konflikt.Mungesa e trajtimit prodhojë konfliktin e vitit 2001 por dhe më pas, e realizuar por në forma e mënyra të ndryshme.Politikanët ekstremistë maqedonë i frikësohen rritjes së popullsisë shqiptare që në pak vite mund të kthehet në shumicë ndaj sillen keq.
Duke analizuar politikën rajonale rezulton se Maqedonia ka probleme ende të hapura me Greqinë,me Bullgarinë,me Kosovën për ndarjen e kufirit,pse jo dhe me ne.Me Greqinë ka problemin e emrit por dhe çështje të tjera politike,me Bullgarinë që thuajse mungon tërësisht bashkëpunimi ekonomik por dhe se bullgarët i kanë shfaqur hapur pretendimet territoriale,me Serbinë gjithashtu, me Shqipërinë ka patur mjet probleme lidhur me vrasjet që ata kanë bërë në kufi për një lopë, por dhe problemet e brëndëshme të cilat e bëjnë Maqedoninë një shtet të trazuar dhe të paqëndrueshëm.
Dihet se Maqedonia është shtet i etnive të shumtë ku dominantët janë popullsia maqedone dhe shqiptare dhe si e tillë duhet pranuar dhe trajtuar.Në se bashkëjetesa rrezikohet atëhere është vështirë mbijetesa e vet Maqedonisë si shtet.Shpikjet dhe akuzat e formuluara nga politika kundër shqiptarëve nuk i shërbejnë interesave maqedonase dhe as asaj rajonale.Protestat nuk kanë kurrëfarë lidhje me besimin fetar dhe as me çdo lloj ngjyrimesh që i bëhen.Ato janë protesta popullore ku spikat qartazi kërkesat për barazi dhe drejtësi.
Partia shqiptare e koalicionit duhet të solidarizohet me protestat e drejta të shqiptarëve por dhe të shikojnë qëndrimin politik brënda koalicionit.Në se nuk është zbatuar marrveshja e Ohrit si pika e referimit e shmangjes së konflikteve,kjo do të thotë që dhe BDI-ja si koalicion qeverisës ka përgjegjësinë e vet për moszbatimin e saj dhe kësisoj duhet të shprehë qartë qëndrimin politik me veprime konkrete dhe jo me retorika.
Shqipëria dhe qeveria e saj ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm në rajon.Ajo ka bërë thirrje për maturi,seriozitet dhe zgjidhjen e konfliktit në rrugë paqësore.Bashkëjetesa etnike dhe toleranca janë elementët kryesore pa të cilën nuk mund të ketë integrim.Dhuna ngado që të vijë ajo nuk ndihmon proçesin por dëmton seriozisht marrdhëniet ndëretnike,harmoninë komunitare.
Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?
Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...
















