Sot më ditën e lirisë të 4 Korrikut amerikan, atje matanë oqeanit, në ato toka të lashta e të rënda, në Shkupin e madh e të bukur u mblodhën me mijra shqiptarë vendali dhe po protestonin. Protestonin për liri, për demokraci, për padrejtësitë e tepruara që u bëhen, për ata 6 djem shqiptarë në lule të jetës. Po po, për djelmninë shqiptare të cunguar nga politika anti-shqiptare, këta 6 djem shqiptarë, që i dënoi gjykatësja sllavo-maqedone me fjali të rënda duke i prekur dhe identitetin e kombit.
Në Shkup bëhej nami me vëllezërit tonë të Iliridës, ata me mijëra marshuan para gjykatës ndësa dhe filloi përleshja midis civilëve dhe forcave speciale ushtarake. Gjak kudo, të shtrirë gjithandej, të arrestuar, të dhunuar por, ata nuk ndaluan. Shumë të vendosur tek e drejta e tyre e pamohueshme, jo vetëm se janë zotër të asaj toke, por se të drejtat e tyre njerëzore i dhunohen me prektekstin e te ligjërishmes të një shtet sllavo-maqedon, përsëris se me pretekstin e ligjit i japin të drejta zaptuese vetvetes kundra shqiptarëve.
Ligji në Iliridë zbatohet si ai shkopi Maliqit, që mjerë shqiptarët e atjeshëm, se ky shkop është në dorë të armiqve shekullorë.
Unë lajmin s’do ta kisha marrë në kohë në mos ekzistonte fejsbuku dhe miqt e mi të Iliridës, të cilët me mjete vetjake raportonin aq sa kishin mundësi në mënyrë amatore në një rrjet social orë mbas ore.
Në gjithë këtë rrëmujë, që zgjati gjithë ditën, mediat shqiptare flinin gjumë. Ashtu duke kaluar orët e stërgjatura dhe duke i marrë mediat më të mëdhaja në vend një mbas një me rradhë, disa dhjetra e dhjetra herë…vura re diçka. Uebstitet më të mëdhaja të vendit dhe pse vazhdonin me përditësimin e lajmeve tek faqet e tyre nuk begenisën të shkruanin asnjë lajm për protestat e Shkupit, asnjë rreportazh, asnjë kronikë. Zero!
Terr infomativ në një kohë që bota është zvogluar kaq shumë këtë mijëvjeçarin e ri falë teknologjisë.
Në një kohë që këta gazetarë dhe televizione para dy javësh nuk lanë asnjë sekondë pa transmetuar nga aksioni i Lazaratit, aq sa na u duk se po shihnim një Shou Televiziv. Pa qenë asnjëherë në Lazarat ia njohëm me shtëpi e me rrugë, ama asgjë për mijëra shqiptarët në Shkup.
U vra një milioner, një nga këta zengjinat e vonshëm, në mes të Bllokut ama s’mbeti media televizive pa e rraportuar ceremoninë e tij mortore minutë mbas minuti. As kur me ka vdekur gjyshi nuk di t’ia mbaj mend varrimin aq mirë sa do të mbaj mend atë të të ndjerit Santo dhe kjo falë mediave tona.
Atëhere pse ky terr informativ kur vjen puna për dhunën ndaj shqiptarëve të Iliridës? Po kaq terr informativ ishte dhe për protestat e Urës s’Ibrit në Mitrovicë një javë më parë. Përse kjo neglizhencë? Kurrësesi që nuk është padashje. Kujt i leverdis kjo ndarje e shqiptarëve? Sigurisht atyre që kontrollojnë mediat shqiptare dhe që sigurisht vetëm çështjen kombtare s’e kanë për zemër.
Kush e kontrollon median shqiptare? Sa pikëpyetje e madhe. Për kë punon kjo media? Sepse vetëm për ne shqiptarët s’po punon, se po të punonte për ne do të kishte interesin tonë si çështje primare.
Media e vendit është pasqyra e një kombi, se gjithë bota tek media i ka sytë kur do të marr vesh një lajm për vendin. Ama kushdo që është futur sot në uebsitet e dy kanaleve më prestigjioze në vend s’ka marrë asnjë lajm për gjithë këtë protestë gjakësore. A thua se ne çdo gjë po na ecte fjollë sot si komb. Po si asnjë gazetarë dreqi e mori nuk paska marrë mësime etike gazetareske? Sot dikujt në këtë botën e çorientuar të medias së Shqipërisë, do t’i vlonte gjak shqiptari ndër vena dhe do ta kish bërë zemrën gurë e të botonte të vërtetën. Mjafton të kopjonin të paktën nga burimet shqiptare në Iliridë.
As Top Channel e as Tv Klani apo Ora News nuk paskan punësuar shqiptarë. Kjo tregon se në ç’gjendje të mjerueshme është media dhe kombi ynë. Gjëndje terr! Lekët e abonimeve të shqiparëve në Iliridë e Dardani direkte ja rrufisni, por urdhërave të shefave vështirë t’i kundërviheni.
Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?
Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...















