• Latest
  • Trending
  • All

Manual për kurva

08/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 18 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Manual për kurva

08/05/2016
in Opinion

Edison Ypi 

Që ta di çfarë këshillash të jap, duhet të di çfarë kurve je.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ta zemë se je kurvë e nivelit më të lartë, superkurvë, lavire.

Ta bësh gjoksin sa të lopës. T’i frysh buzët si idh. Ti bësh dhëmbët si të kalit, të bardha si gëlqere. Të veshësh në behar një kanotjere me harqe nga mbrapa që shpatullat e lëmuara të duken si ythë, t’i thuash babit “ik o idiot”, t’i klithësh mamit “qepe moj shtrigë”, të mos lexosh kurrë një libër, si lavire që je, ti këto i di. E vetmja këshillë për ty lavire është të mos e teprosh. Se po e teprove ti lavirja, merre me ment çbëhet me inferioret e tua, kurvat e tjera, për shembull, me kurvën mediatike.

Nëse je kurvë mediatike gazete, mos rresht së ngrituri në qiell laviret e çfardolloji. Kushtoju lavireve faqe të tëra. Dashnorët, partnerët, prirjet seksuale, dhe sa më tepër perversione.

Po qe kurvë mediatike televizive, shfrytëzoje si duket video-kurvllëkun. Disa cilësi të lavires që kanë të bëjnë me pamjen e jashtëme i ke të domosdoshme. Fto në studio hajdutët më të mëdhenj të pushtetit, politikës, biznesit, me të cilët mund të bësh kombinime interesi nga më të ndryshmet. Vetëm ata. Me të ndershmit, fukarenjtë, kotheret, s’ke punë, nga ata s’del gjë.

Kurvë e Shoqërisë Civile.

Sillu gjithë kohën nëpër konferenca dhe sympoziume me një laptop në krah. Në kohën që do teprojë nga sympoziumet, ulu bëj kalkulime si t’i vjedhësh të gjitha paret. Në pamundësi 80 %.

Kurva politike.

Kurva e kurvave, maksikurva, superkurva, hyperkurva, pra kurva politike, s’ka nevojë t’i japësh këshilla. Për perfeksionisten e kurvllëkut, kurvën politike që gëlltit gjithçka, këshillat janë e vetmja gjë që nuk e merr por e jep.

Kurvë e zakonëshme, ose kurvë ordinere.

Për shkak të numurit tepër të madh dhe në rritje, si dhe laryshisë marramendëse, e re, e vjetër, e bukur, e pabukur, amatore, profesioniste, me ose pa patentë, kurvat ordinere janë më të vështirat për tu dhënë këshilla.

Megjithatë, çfarë një kurvë ordinere sot duhet të dijë, le ta ilustrojmë me një rast tipik që vlen për të gjitha kurvat, edhe të sipërpërmendurat.

E ke njohur, ta zemë, në një Pub ose në Fejsbuk. Jeni ulur në një kafene. Ti kurvë ai budalla, keni nja gjysëm ore që s’po hapni asnjë muhabet. Kur befas atij i bie celulari. Kujdes. Ti nuk je budallaqe, je kurvë ordinere. Nuk duhet t’i lejosh vetes gabime aq trashanike sa t’i thuash; “Merru me mua, mos u merr me celularin”. Se po t’i thuash këtë, budallait që mbahet për gjeni do t’i duket vetja legen që nuk bën çfarë do vetë por çfarë i thua ti kurva. Prandaj ruaj gjakftohtësinë. Këto situata nuk përballohen me ngutje, por me mendjemprehtësi, me diplomaci. Se tani e mori në celular atë një tjetër si ty, por pas pak do të marri në celular ty një tjetër si ai. Duke u marrë gjithë kohën me zile dhe celulara, do ju përpijë heshtja të dyve. S’është problem. S’ka kohë më të përshtatëshme se heshtja për ta kqyrur njëri-tjetrin si kau-pelën, lopa-lopin.Mes shikimesh epshore, do këmbeni dhe ndonjë llaf. Po, por kujdes. Se, ngaqë kokërruari aq ment ka, muhabeti mund të rrëshqasi nëpër tema të rrezikëshme. Për Shqipërinë, për shembull. Ose edhe më zi akoma, për ndonjë katund të Shqipërisë. Po ra fjala për të tilla, do të marri për katunare, domethënë kurvë katundi, prandaj urgjent degdise muhabetin në Itali, Francë, Amerikë, Gjermani. Ku jetohet mirë, ka shkolla të mira, gjëra të shëndetëshme për të ngrënë, shoqëri për së mbari, punë të lehta që paguhen sa s’ta merr mendja, dhe plot gjëra të tjera të mrekullueshme.

Nuk është çudi të të thotë edhe “Kurvë”. Jo për ofendim. Thjesht sepse ashtu i dukesh. Në këtë rast bëji sqarimin përkatës. Thuaji se po të jeshë kurvë ti, i bie që të jetë kurvar ai. Nëse këto cilësime nuk i bëjnë asnjë përshtypje, thelloje qartësimin. Thuaji se nuk ka “goca të mira”, “goca të këqia”, “goca të bukura”, “goca të pabukura”, goca kështu e goca ashtu, “çuna të mirë”, “çuna të këqinj” etj., por ka vetëm “goca të mira dhe kurva”, “kurvarë dhe çuna të mirë”. Në diktaturë kishim shumë më tepër kurva se goca të mira. Në Demokraci kemi më tepër goca të mira se kurva. Meqënëse edhe atëhere kur dominon kurvat edhe tani që janë në shumicë gocat e mira, ka pasur dhe ka “çuna të mirë” që vdesin për kurva dhe kurvarë që flijohen për “goca të mira”, sa dhe “goca të mira” që ngordhin për kurvarë dhe kurva që lënë kokën për “çuna të mirë”, ky mish-mash çunash dhe gocash, kurvash dhe kurvarësh, është arësyeja që edhe atëhere edhe tani nga martesat e shqiptarëve dalin vetëm bastarda. Nga ky qartësim ai nuk do kuptojë gjë. Ç’rëndësi ka kupton a s’kupton një budalla. Rëndësi ka të pushkatohet koha. Të iki dita e kafenesë të vijë nata e krevatit, të zbardhi nata e qefit të nxijë dita e muhabetit.

Po ra fjala për politikë, thuaji se politika është kurvë dhe kurva politikë. Ai, i mahnitur nga kjo dituri kaq e thellë, mund të pyesi “Po unë si kurvar a jam politikan ?” Thuaji “Akoma jo”. Po s’kuptoi gjë, thuaji; “Edhe je edhe s’je, edhe s’je edhe je”, dhe je në rregull.

Ky ishte manuali për kurvat femra.

Manuali për kurvat meshkuj një herë tjetër.

Ndërkohë, nëse këshillat e këtij manuali për kurva femra ti lexuesja ime e shtrenjtë nuk i zbaton dot, madje as nuk i kupton dot, çështja ndryshon rrënjësisht. Bëj të vetmen gjë që në vendin e dominuar nga kurvat dhe kurvarët një femre si ty i lejohet. Hidhu nga një grataçiel. Coptohu mbi trotuar. Prit nja dhjetë minuta sa të vijë një mjek ta masi pulsin. Prit dhe nja 35 minuta të tjera sa të vijë një ambulancë t’i mbledhi copat e hallakatura në një thes. Pastaj, si kurvë që s’je, ngjitu ku vendin e ke, në Qiell.

Post Views: 174
Tags: edison ypikurvakurveLushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,Manualpolitikasemseowhores
Previous Post

Shqipëria, akrepi në shpinën e Greqisë

Next Post

Qeveria e koalicionit apo e pasioneve

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Qeveria e koalicionit apo e pasioneve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.