• Latest
  • Trending
  • All

SIMULIMI I DEMOKRACISË

09/02/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

SIMULIMI I DEMOKRACISË

09/02/2021
in Opinion

Sa u përket partive politike humbëse, problemet për to do të jenë serioze. Serioziteti qëndron në faktin i cili bën me dije për imponimin e riorganizimit të tyre. Nëse kjo gjë nuk bëhet, atëherë këto parti në zgjedhjet tjera do të detyrohen të luftojnë për ekzistencë.

 Daut DAUTI

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Në historinë e re politike të shtetit të Kosovës është hera e para që fituesi i zgjedhjeve, që do të mbahen me 14 shkurt për Kuvendin e Kosovës, tashmë dihet. Rezultatet e parashikuara nga sondazhet e ndryshme mund të mos dalin të sakta, por mundësia që Lëvizja Vetëvendosje të krijojë qeveri pa koalicion është reale. Me këtë rast do të sfidohej edhe sistemi ekzistues politik dhe zgjedhor, i cili është dizajnuar me qëllim që qeveritë të jenë gjithmonë të krijuara me koalicion.

Një fitore e LVV-së, çfarëdo qoftë ajo, nuk do të jetë tërësisht meritë e kësaj partie politike. Kësaj radhe një numër i konsiderueshëm i votuesve vijnë nga taborët e tjerë politike dhe do të votojnë për LVV-në jo për shkak të joshjes, por më shumë për shkak të dëshpërimit të tyre me partitë që i kanë votuar më herët. LDK-ja do ta humbë një numër të konsiderueshëm të votuesve për shkak të largimit të Vjosa Osmanit, kurse PDK-ja për shkak të vajtjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në burgun e Hagës, nga ku këta dy personalitete kryesore të kësaj partie nuk do të jenë në gjendje të ndikojnë në rritjen e numrit të votuesve, siç kanë bërë më herët dhe shpesh edhe në mënyra të palejueshme e jodemokratike. Në këtë mënyrë, besohet se këto dy parti do të goditen më së shumti dhe do ta marrin dënimin e merituar. Kjo gjë nuk duhet të krijojë habi, pasi që ky është ligj i zakonshëm i demokracisë dhe kështu ndodhë edhe në vendet e tjera.

Një gjë tjetër që duhet theksuar me këtë rast është roli i mediave në këto zgjedhje, që ka krijuar një fenomen interesant. Një pjesë e madhe e tyre, duke e mbrojtur gjendjen ekzistuese dhe duke qenë kundër prospektit politik që ofron LVV-ja, kanë krijuar efektin që ato nuk do ta dëshironin. Nga qëndrimi i tyre joprofesional dhe duke i favorizuar politikanët dhe analistët që kanë humbur arsyen në vendosshmërinë e tyre për të qenë me çdo kusht dhe në çdo situatë kundër LVV-së, është krijuar efekti i kundërt. Ky rast me siguri do të mbahet mend si shembull se si irritimi i qytetarëve krijon efektin e bumerangut politik.

Një fitore e thellë e LVV-së do të sillte probleme për partitë humbëse dhe kokëçarje për partinë fituese. Fitorja vjen së bashku me përgjegjësitë. Natyrisht, kjo qeveri do të sjellë ndryshime në relacion me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Ndryshimet që do të sjellin relacion të normalizimit me SHBA-të do të jenë më shumë për shkak të ardhjes së Joe Biden-it në pushtet sesa ndërrimit në Prishtinë. Por, pyetja që parashtrohet ka të bëjë me faktin se sa të thella dhe domethënëse do të jenë ato ndryshimet në planin e brendshëm të Kosovës? A do të përmbushen premtimet dhe a do të kënaqet votuesi me to?

Megafoni i LVV-së, që artikulon qëllimet e kësaj partie në këto zgjedhje, përqendrohet kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka zënë vend në Kosovë. Por, ky problem paraqitet si rezultat i papunësisë dhe problemeve të shumta që prodhojnë arsimimi joadekuat dhe mungesa e një varg kushtesh tjera. Për hir të argumentimit, ta zëmë që LVV-ja do të ketë sukses në zhdukjen e korrupsionit, por eliminimi i papunësisë dhe problemeve të tjera nuk janë punë që bëhen as gjatë dy mandateve të pushtetit. Në Kosovë problemi kryesor është varfëria, që vjen nga mungesa e punësimit. Prandaj, entuziazmi që ekziston sot, nesër mund të kthehet si pengesë për shkak të krijimit të dëshpërimit te votuesit, të cilëve u është premtuar ky veprim dhe i cili nuk realizohet shpejt.

Sa u përket partive politike humbëse, problemet për to do të jenë serioze. Serioziteti qëndron në faktin i cili bën me dije për imponimin e riorganizimit të tyre. Nëse kjo gjë nuk bëhet, atëherë këto parti në zgjedhjet tjera do të detyrohen të luftojnë për ekzistencë. Përvoja e shkurtër e partive politike të Kosovës dëshmon se ato hezitojnë t’u nënshtrohen transformimeve dhe reformimeve të nevojshme. Nuk reformohen për shkak se nuk janë parti të mirëfillta dhe nuk strukturohen e as nuk funksionojnë në mënyrën moderne, siç ndodhë në vendet demokratike evropiane. Deri tashti, në të gjitha partitë ka pasur mospajtime të cilat kanë përfunduar me largimin e individëve ose grupeve, por largimi i tyre nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me mospajtime ideologjike ose programore. Individët ose grupet janë larguar për shkak të mospajtimeve për udhëheqje, që janë shfaqur mes tyre dhe liderëve. Rastet flasin për luftë personale dhe për klasifikim të radhitjes në tabelën e hierarkisë së partisë. Natyrisht, këtu duhet ta përmendim edhe një grup të atyre që bredhin pa ia nda nga një parti në tjetrën, por dhe kjo gjë bëhet për shkak të interesave të tyre personale.

Lufta politike brenda këtyre partive, me siguri, do të vazhdojë edhe më tutje të bëhet për arsyet e përmendura. Mungesa e debateve të brendshme te këto parti është rezultat i mungesës së kulturës politike ose mungesë e traditës. Por, ekziston edhe një arsye tjetër që e mundëson konfliktin e brendshëm në partitë politike e cila, siç u pa, drejtohet kryesisht kundër liderit. Kjo është për shkak se lideri vërtet ka fuqi politike dhe këtë ia mundëson sistemi politik dhe sidomos ai zgjedhor. Nëse e kemi parasysh rolin e liderit në përcaktimin e listave zgjedhore, do ta shihnim fuqinë e tij. Lideri, së bashku me këshillat partiake që i kontrollon ose ndaj të cilave ushtron influencë, praktikisht vendosë për gjysmën e kandidatëve që hyjnë në listat zgjedhore. Kjo është arsyeja që në çdo zgjedhje shohim persona të njëjtë, të cilët nga dy tri zgjedhje radhazi refuzohen nga votuesit dhe nuk hyjnë dot në Kuvend. Këta janë servilët, të cilët për liderin kryejnë edhe punë jopolitike. Dhe, lideri ndaj tyre ndjen detyrim për t’i shpërblyer.

Megjithatë, ky veprim nuk është i paligjshëm. Një gjë të tillë e lejon ligji që e përcakton sistemin ekzistues zgjedhor në Kosovë, i cili është proporcional dhe me lista të hapura. Sipas këtij sistemi, në tërë territorin e Kosovës ekziston vetëm një njësi zgjedhore dhe nga kjo fuqizohet partia politike dhe sidomos lideri. Kandidatët në lista zgjedhore u imponohen votuesve, të cilët nuk kanë asnjë rol në këtë veprim, pos që të votojnë ashtu siç parashihet për ta. Në fund të zgjedhjeve kemi deputetë, të cilët në fakt nuk e përfaqësojnë askënd.

Krijimi i njësive zgjedhore, që në rastin e Kosovës duhet të jenë së paku dhjetë, do ta ndryshonte situatën në dobi të qytetarëve dhe demokracisë. Me këtë rast do të dihej se deputetët janë të detyruar që ta përfaqësojnë zonën ku kandidohen dhe votohen. Këtu kemi të bëjmë me një element të rëndësishëm të demokracisë, pasi që krijohet vendosja e vijës së përgjegjësisë, e cila në sistemin ekzistues zgjedhor nuk ekziston. Kjo gjë e detyron partinë që të gjejë njerëzit adekuatë për garë dhe njëkohësisht e eliminon gardën e oklokratëve të liderit të partisë. Më në fund, kufizohet edhe fuqia e liderit, e cila, po ashtu, rezulton në dobi të demokracisë. Kështu është në vendet me demokraci të zhvilluar dhe kështu duhet të jetë edhe në Kosovë.

Krijimi i zonave elektorale e lehtëson edhe mundësinë e kandidimit dhe zgjedhjes së kandidatëve të pavarur. Ky fakt sërish krijon një konkurrencë, që e detyron partinë politike dhe liderin të ofrojnë persona të përshtatshëm për përfaqësim. Në lidhje me kandidatët e pavarur duhet të na shërbejë rasti i udhëheqjes së suksesshme të Rufki Sumës në Han të Elezit, para të cilit partitë politike janë dorëzuar. Rasti i Rufki Sumës, momentalisht, është specifik për shumë arsye. Por, me krijimin e zonave elektorale, hapet rruga që ky rast të mos mbetet i izoluar dhe të paraqitet më shpesh.

Ndryshimet duhet të ndodhin edhe në KQZ. Siç jemi dëshmitarë, ky organ nuk funksionon gjithmonë sipas rregullave dhe shpesh është parë se është i anshëm. Prandaj, edhe këtu duhet aboluar sistemin e përfaqësimit me anëtarë të partive politike, duke i zëvendësuar me kandidatë të pavarur.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë iniciativë serioze për ndryshimin e kësaj gjendjeje. Partitë politike, sidomos udhëheqësit e tyre, ndjehen komod me këtë gjendje, pasi që ajo u ofron pushtet dhe autoritet. Pra, këtu nuk ekziston kundërshtimi i ligjeve që i rregullojnë zgjedhjet që janë të bazuara në kushtetutë, e cila rrjedhë nga Marrëveshja e Ahtisarit. Por, Marrëveshja e Ahtisarit, me legjislaturën e përmendur, që ka prodhuar gjendjen ekzistuese, ka për qëllim që sistemi politik në Kosovë të mbetet i kontrolluar nga jashtë, gjegjësisht nga OKB-ja, Bashkimi Evropian e, madje, edhe nga Beogradi. Ky kontrollim nga jashtë, që bëhet me pajtim të forcave politike të brendshme, pasi që e kufizon aspektin e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në politikë, nuk është demokratik e as në dobi të qytetarëve. Derisa kjo gjendje nuk ndryshon, në Kosovë forcat politike vetëm mund ta simulojnë demokracinë.

Previous Post

Variantet e reja të Covid, Britania do të nisë një testim masiv

Next Post

Tanket turke “pushtojnë” kufirin, alarmohet pala greke

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Tanket turke “pushtojnë” kufirin, alarmohet pala greke

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.