• Latest
  • Trending
  • All

Udhëtimi im – Dr. Driton Vllasaliu: “Sfida më e madhe është të përballosh me sukses refuzimet”

23/04/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 5 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

Udhëtimi im – Dr. Driton Vllasaliu: “Sfida më e madhe është të përballosh me sukses refuzimet”

23/04/2019
in Kosova, Opinion, Udhetimi im

Udhëtimin tonë me shqiptarët e suksesshëm e vijojmë me Dr. Driton Vllasaliu nga Kosova. Prej vitesh Vallasaliu është një pedagog i farmacisë dhe shkencëtar e kërkues në degën e tij. I formuar në Britaninë e Madhe në Farmaci, Dr. Driton  Vllasaliu po jep një kontribut të shquar si pedagog e shkencëtar.  I palodhur, kërkues, sistematik dhe i përshtatur me mjedisin ku vepron ai e shikon këtë si çelës të suksesit të tij, ku, natyrisht puna, është në krye dhe baza e gjithçkaje. Jeton me dashurinë dhe mallin për atdheun, bën jetën e një londinezi, pa u shqetësuar shumë nga termin “emgirant” dhe nuk para i pëlqen të komentojë politikisht qëndrime, zhvillime në lidhje me diasporën apo punën ndaj saj. Kjo për vetë natyrën e tij humane, qoftë edhe si profesion, por edhe mosqenie në kontakt me zhvillimet permanente në atdhe. Ka plane drejt formimit të tij më thellë profesional, që një ditë t’u shërbejë edhe më mirë pacientëve dhe shoqërisë.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Drejtimi nga farmacia ka ardhur spontanisht nga kureshtja se si barnat veprojnë në trup dhe mundësia potenciale të kontribuoj në zhvillimin e barnave më efektive dhe për sëmundje, momentalisht të pashëruara. Po ashtu edhe prirja për shkencat që kanë të bëjnë me ketë profesion, posaçërisht biologjia dhe kimia, kanë pasur efekt në ketë zgjedhje. Mirëpo, profesioni im aktual, si ligjërues në farmaci, ka ardhur pothuajse automatikisht dhe si efekt anësor (tejet i mirë) i dashurisë dhe dedikimit tim ndaj shkencës.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Momentet që kanë shënuar udhëtimin tim profesional janë disa. Fillimisht, regjistrimi në shkollën e mesme të farmacisë në Prishtinë. Pastaj, regjistrimi ne Universitetin e Nottingham, po në drejtimin e farmacisë. Në vitin e fundit të studimeve të farmacisë, pata rastin të bëja projektin e magjistraturës në drejtimin e teknologjisë farmaceutike (tema specifike “Shpërndarja e barnave”) ku, për herë të parë, u njoftova me botën e hulumtimeve. Kjo ishte përvojë syçelëse për mua që më shtyu t’i drejtohem hulumtimeve në të ardhmen. Po ashtu, moment i posaçëm ka qenë edhe kalimi i provimit mandator, profesional, për farmaci, që mundëson regjistrimin si farmacist në Këshillin Farmaceutik të Mbretërisë së Bashkuar. Së fundi, mbrojtja e temës të doktoratës në Universitetin e Nottingham ka qenë moment special që ka nënvizuar dhe mundësuar karrierën time në vijim.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Edhe pse nuk ka një çelës të unifikuar suksesi, mendoj që vetë puna është një çelës i fortë. Kjo është artikuluar shumë mirë nga një thënie që e pëlqej shumë: “Besoj në fat, dhe e shoh se sa më shumë që punoj sa më shumë kam fat”.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Profesioni im si hulumtues dhe ligjërues në farmaci ka shumë dimensione: përveç rolit tim kryesor të shkencëtarit, shpeshherë jam këshilltar, pedagog dhe llogaritar (shkaku i menaxhimit të buxheteve të hulumtimeve). Sfidat, pra, janë pothuajse të përditshme dhe të natyrës së ndryshme. Mirëpo, sfida më e madhe është përballimi me refuzime, p.sh. në lidhje me aplikacione për grante dhe publikime – një gjë që ndodhë shumë shpesh në përgjithësi në profesionin tim (p.sh. shanset e suksesit të aplikacioneve për grante, kryesisht, janë më pak se 10%). Prandaj, është shumë lehtë të demotivohesh dhe ta lejosh këtë të krijojë pengesë në karrierë. Mirëpo, mundohem që refuzimin ta pranoj dhe menaxhoj në mënyrë të duhur (si mësim dhe pjesë normale të procesit) që të mos më ndaloj të provoj prapë.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Kjo është pyetje e vështirë sepse nuk njoh realitet tjetër paralel, por vetëm atë që rezulton nga zgjedhjet që i kam bërë. Mendoj, në përgjithësi, bilanci është pozitiv.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

Arritjet janë subjektive dhe relative. Për mua, pranimi si ligjërues në King’s College London në 2017, është një ndodhi apo rezultat i mirë, por këtë ma saktësisht e konsideroj si arritje e mundësive për arritje. 

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Ngrohtësi, familje, dashuri, fëmijëri të lumtur.

Çfarë cilësie, mendoni, se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm?

Cilësitë si trashëgimi e atdheut, që mendoj se më kanë ndihmuar të integrohem dhe të më kanë sjellë rezultate janë përshtatja, motivimi dhe mosdorëzimi.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në përvojën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Në përvojën time personale nuk mendoj, (me dijeni) s’e kam vuajtur ndonjë pasojë nga statusi “emigrant”. Karakteristikë speciale e Londrës është multikulturaliteti dhe përqindja e madhe e “emigrantëve”. Shumica thjeshtë ndihet si londinez. Në grupit tim hulumtues kam pasur dhe kam persona nga Anglia, Gjermania, Portugalia, Italia, Rumania dhe Kina. Ndërsa studentët e farmacisë, të cilëve ju ligjëroj, kanë prejardhje nga shumë më shumë shtete, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Ndoshta më shumë duhet bërë nga qeveritë që të krijohen mundësi dhe platforma (shoqata, takime, etj.) për bashkëpunim.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Kjo është një temë që, shpeshherë, shqiptarët në diasporë e komentojnë pa pasur nevojë ta bësh pyetjen! Mirëpo unë nuk kisha dashur të përgjigjem për këtë.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare?

Nuk dua t’i kritikoj qeveritë, sa i përket qasjes ndaj diasporës, sepse: E para, e di që janë të preokupuar me punë tjera të shumta dhe e dyta, nuk kam shumë  dijeni për punën që kanë bëre (apo nuk kanë bëre) në këtë drejtim. Mirëpo, e pranoj se komunikimi duhet të jetë reciprok.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen?

Jeta ndodhë përderisa njeriu është i zënë duke bërë plane! Planet më të mira janë ato për të cilat rrugëtimi ndaj realizimit është më i këndshëm se arritja. Planet e mia, sa i përket karrierës, janë që të rris intensitetin e hulumtimeve dhe grupin tim hulumtues deri në një shkallë që të më mundësojnë të bëj hulumtime me impakt dhe potencial më të madh për të ndryshuar jetën e pacientëve. 

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim(mosdorëzim)?

Shumë urime për këtë sukses të madh. Ky rezultat dhe sukses duhet të jetë motivim shumë më i fortë se çfarëdo mesazhi im.
Petrit Kuçana The Albanian

Tags: Driton Vllasaliufarmaci
Previous Post

Reka: Çuditem me heshtjen e Kosovës dhe Shqipërisë karshi kandidaturës time

Next Post

Të lutëm z.kryeministër, mos na fyej më!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Të lutëm z.kryeministër, mos na fyej më!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.