• Latest
  • Trending
  • All

Të lutëm z.kryeministër, mos na fyej më!

19/04/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 15 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Të lutëm z.kryeministër, mos na fyej më!

19/04/2019
in Diaspora, Kosova, Opinion

Esad Dujaka

Letër kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

I nderuari z.Rama, më besoni se ka disa kohë jam matur t iu shkruaj a të mos ju shkruaj, por më në fund e ndava – do ju shkruaj e të dalë ku të dalë, çka mund të më bëni? Ma larg se LLUM nuk mund të më çoni as mua, një gazetar 75 vjeçe dhe mbi 50 nga këto mtë kaluara në zanatin e “lushmshtihonës” që ne e njohim si profesion që quhet GAZETARI!

Jam matur disa herë të ju shkruaj apo të heshti dhe të mos merrem me fyerjet e rënda që ka disa kohë ua drejton vend e pa vend, kohë e pa kohë miqve të mis që kanë zgjedh ose jeta i shtyri në zanatin e gazetarisë. Ju thuase na keni shpallur “persona nongrata”, thuase jemi parë ose shikohemi përmes grykës së pushkës. Dikush ju ka qitur nga lëkura dhe tani si kryeministër po mendoni se jeni të paprekshëm, se jeni të pagabueshëm dhe se mjetet e informimit nuk guxojnë t’ua luajnë as qimen ekresë, të mos ua thonë asnjë e asnjëherë ndonjë fjalë që nuk ju shkon për shtati, që ju lëndon në karrierën e juaj tani prej politikani-qeveritari. Ani, keni të drejtë të reagoni kur ata nuk e kanë me të drejtë, kur nuk ia qëllojnë, kur nuk shërbehen nga të vërtetat, por ju edhe si hyqymet e edhe siqytetar i një vendi demokratik që mëton të paktën të jetë properëndimor siç është Shqipëria, keni edhe këshilltarë juridik, dhe nuk hiqni keq prej tyre madje po merrni kuadro edhe nga Kosova që personalisht e parapëlqej. I PADITËNI të tillët që ju sulmojnë me të pavërteta por JU LUTËM MOS FYENI!Mos na quani pa të drejtë KAZAN e LLUM hiq se hiq!

I quajtët kolegët e mi KAZAN, tash së fundi thuase nuk u doli mjaft për mëllefin shqiptar që keni ndaj kolegëve të mi, në mesin e tyre me siguroi se ka edhe fajtorë që duhet të dalin para organeve të nderit të shoqatave të gazetarëve profesionistë por pse jo edhe para organeve të drejtësisë! Por që me gazetarët të komunikoni vetëm përmes shenjës së pushkës, e kur ua shtrojnë ndonjë pyetje ndoshta pse jo edhe provokative, sepse këtë zanat kemi, ju zemëroheni dhe nuk dini të zgjidhni fjalë tjetër pos KAZANIT dhe LLUMIT!?

Deri kur kështu u. Kryeministër: A i ka hije një kryministri t ‘i shpall luftë të pashpallur një shtrese të njerëzve të profesionit tim- pra gazetarisë, që në shtetet e civilizuara e bëjnë SHTYLLËN E KATËRT TË SHTETËSISË! Ju këtë nuk e keni ditur, ose shtireni se nuk e dini, por si kryeministër i një vendi që po përballet me gjithfarë vështirësish për të dëshmuar se jeni ju atje e na këtu në Prishtinë ,me shpirt e me zemër PROEVROPIAN, PROPERËNDIMOR ndërkaq që me sjellje dhe me vepra shpesh herë po zhgënjejmë miqtë tanë që nga Brukseli e deri në Uashington, sepse pak po merremi me problemet THELBESORE TE SHTETIT E TE POPULLITpor që fatkeqësisht andej e këtej Gjeravicëse më shumë kasta e sundimtarëve e qeveritarëve po i mbyll sytë para dukurive negative, po tregohet e pazonja, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, duke u dorëzuar që nga kanabizimi e deri te korrupsioni, që na e hëngri shpirtin ndërsa numri i atyre që po lëshojnë vatanin po rritet gjithnjë e më shumë, se nga Kosova kanë ikur me dhembje në shpirt një qytet i tërë- gati sa Prizreni të ishte shperngulur kurse qeveritarët kosovarë gati që këtë çështje nuk e minimizuan madje duke e quajtur shkuarje e popullit për qejf e sevda në shtetet e perëndimit!

Mirë që po insistoniz.Rama,që ketë Shqipëria një mbrojtje ligjore ndaj atyre që shpërndajnë të pavërteta, ndaj atyre mjeteve online të informimit që rrënojnë, që prekin integritetin njerëzor të kujt do qoftë! Po, veproni por mos kërcënoni, mos fyeni as me KAZAN e as me LLUM!

Një kryeministër (kancelar) i Perëndimit, e dini këtëmë mirë se unë, se nuk fyen kështukuurën e kurrës, por ai merr rrugë të tjera LIGJORE – nuk i shkon as mendja që të merret me gazetarë, sepse ata i zgjidhin problemet me bashkëzanatçinjtë e mi ndryshe- me ligj, me rend e si e do puna! Nuk bëhen hor duke u sharë ndër veti si të mos kishin dëgjuar kurrë e asnjëherë për sjelljet civilizuese!

Po ua them, se edhe unë jam LLUM, për t’ua bërë qejfin Juve i nderuari kryeminister, por se titullin “llumin” e kam arritur pas punës mbi 50 vjeçare në gazetarinë e shkruar dhe televizive në Kosovë, në kushte bukur interesante dhe specifike, që s ka kuptim t ua them se besoj i keni të ditura ose të paktën t i ka shpjeguar Baton Baxhiu! Dhe, t ua them të drejtën se mburrem që i takoj kësaj gjenerate dhe me nder kemi dalë në pension dhe nuk ankohemi se marrim do shtesa sociale sa Ju ose kryeministri im shpenzoni për kafe të mëngjesit! Po ua them edhe këtë se sikur të më kishte ngjarë ajo që i ngjau Baton Haxhiut në Klan Kosova para dy vjetësh kur JU aq i poshtëruat, madje edhe i fyet analistët në studio, më besoni se unë do ta kisha ndërprerë emisionin fare për fare dhe shikuesve të nderuar do t u kisha kërkuar falje se ky ishte një incident i paparë që e shkaktoi i nderuari kryeministër i një vendi, z.EdiRama nga Tirana!

Sa do të kisha dëshirë të të ju takoj në Tiranë e t’ua thosha edhe më ashpër ato që kam për t’ua thënë me qëllimin më të mirë që të ju bindi se duhet të KORRIGJONI SJELLJET E JUAJA KURSE GAZETARËT TË MOS I QUANI MË AS “KAZAN” E AS “LLUM”! ME BESONI SE NUK JU KA HIJE, NUK JU BËN NDER, z.KRYEMINISTËR I SHTETIT TË SHQIPËRISË,QË FLAMUR KA COHEN E KUQE ME SHIPONJ[N DYKRERËSHE QË NA KËTEJ DRINIT (SIPAS AGOLLIT TË MADH) E JU PËRTEJ DRINIT JEMI MBURRUR DHE JEMI BETUAR NË TE NË MOMENTE AQ TË RËNDËSISHME HISTORIKE KUR E KISHIM PUNËN PICK – SI AJO HAMLETIANJA “TË RROSH E MOS TË RROSH…”

Kaq z. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i respektuari Edi Rama!

U pafshim vetëm për gëzime!

Me nderime,

Esad Dujaka ose“LLumi” nga Prishtina.

Post Views: 163
Tags: edi ramaEsat Dujaka
Previous Post

Udhëtimi im – Dr. Driton Vllasaliu: “Sfida më e madhe është të përballosh me sukses refuzimet”

Next Post

Dhjetëra të kthyer nga Siria dërgohen në periferi të Prishtinës

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Dhjetëra të kthyer nga Siria dërgohen në periferi të Prishtinës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.