• Latest
  • Trending
  • All

Shpallja e “Pavarësisë” së Shqipërisë kishte miratimin e Stambollit

06/02/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 20 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Shpallja e “Pavarësisë” së Shqipërisë kishte miratimin e Stambollit

06/02/2019
in Histori, Opinion

Në një punim të përgatitur nga Mehmet Tutuncu, Mithat Aydin dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, historianin Ardian Muhaj, në portalin akademia.edu, zbulohet një dokument i rëndësishëm nga Arkivat Osmane në Stamboll se Kongresi i Vlorës dhe shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor të 1912-ës ishte në dijeni dhe miratim të Kabinetit të ministrave të Perandorisë Osmane.

Dokumenti i gjetur në arkivat osmane mban datën 27 nëntor 1912 dhe është një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti. Dokumenti është një përgjigje e qartë mbi disa sqarime të kërkuara nga komandanti osman i zonës së Shqipërisë së Jugut dhe Çamërisë me qendër në Janinë, pra kryekomandanti i vilajetit të Janinës, Esat Pashë Janina. Ai kërkon nga qeveria e Stambollit një udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemalin dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin nga çasti në çast të mbërrinin në Vlorë për të mbajtur një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Përgjigja e Stambollit zyrtar është e qartë dhe e prerë që të mos pengohej në asnjë mënyrë mbajtja e atij kuvendi, pasi Ismail Qemali kishte tashmë aprovimin e qeverisë osmane për të organizuar një kuvend shqiptar ku të shpallej autonomia më e lartë e krejt Shqipërisë, me përjashtim të shkëputjes nga shteti osman. Siç dihet në 28 nëntor 1912 delegatët e mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare që kishin mundur të mbërrinin në Vlorë, u pajtuan njëzëri pas diskutimesh të shumta që të shpallej jo autonomia e plotë, por pavarësia e plotë e Shqipërisë nga shteti osman.

Parë në këtë aspekt, me gjithë rëndësinë që ka mbështetja e qeverisë osmane për mbajtjen e Kuvendit dhe aprovimi nga ana e saj e kërkesës së pritshme për autonomi të lartë e krejt Shqipërisë, vendimi i delegatëve të Kuvendit ishte një akt madhor përgjegjësie dhe zgjuarsie politike.

Delegatët shqiptarë të mbledhur në Kuvendin e Vlorës ishin shumë më në dijeni të situatës dhe natyrisht zëdhënës të vërtetë të aspiratës së shqiptarëve për krijimin e shtetit kombëtar, sikurse të gjitha kombet ballkanike.

Muhaj thotë se dokumenti i gjetur në arkivat osmane është autentik “dhe ka rëndësinë e vet”, shton por nuk ndryshon asgjë në narrativën historike.

“Qëndrime të kësaj natyre ka mbajtur qeveria osmane qëkur e pa të qartë se po e humbte luftën, në nëntor të 1912-ës”, thotë anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke shkuar më tej se historianët shqiptarë i kanë ditur këto qëndrime dhe se ka edhe dokumente të ngjashme, të ditura me kohë. Muhaj shton se dokumente të ngjashme janë publikuar në vende të ndryshme e në gjuhën angleze, turke e gjermane, por pak prej tyre janë publikuar në gjuhën shqipe. Ai zbulon se po punon ta thellojë e zgjerojë më shumë këtë çështje, duke e pasuruar edhe me detaje të reja. “Është dokument i rëndësishëm, por kështu i shkëputur nuk thotë shumë”.

Muhaj zbulon se bashkëpunon me historianin turk, Mehmet Tutuncu prej vitesh dhe se së shpejti po përgatisin për botim një libër mbi mbishkrimet osmane në Shqipëri, shkruar në gjuhën angleze nga Tutuncu, e që do të vijë me përkthimin e Muhajt.

“Ky fakt”, vijon historiani shqiptar, “nuk i heq asgjë patriotizmit të figurave që kontribuuan në procesin e Pavarësisë. Përkundrazi dëshmon aftësinë e urtinë e tyre për të shfrytëzuar rrethanat e ndërlikuara ndërkombëtarisht për të nxjerrë në dritë çështjen shqiptare.”

I pyetur nëse historiografia komuniste ka ndikuar në lënien jashtë të dokumenteve të tilla, Muhaj përgjigjet: “Historiografia komuniste ka pasur shqetësime të tjera, si në çdo aspekt të jetës dhe nuk i ka interesuar asgjë tjetër veç pushtetit”. /gazetasi/

Dokumentet

Tags: dokumentaPerandoria Osmane
Previous Post

Haradinaj, një lider me integritet

Next Post

Diaspora dje dhe sot, për Shqipërinë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Diaspora dje dhe sot, për Shqipërinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.