• Latest
  • Trending
  • All

Diaspora dje dhe sot, për Shqipërinë

06/02/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Diaspora dje dhe sot, për Shqipërinë

06/02/2019
in Diaspora, Opinion

Andon Andoni

Duke shfletuar dokumente të ndryshme të historisë sonë të para njëqind viteve, duket sheshit se kontributi i shqiptarëve të diasporës, kryesisht i atyre të Amerikës, ka qenë dhe mbetet në vijën e parë për njohjen dhe prosperitetin e Shqipërisë, në një kohë tejet delikate dhe të vështirë asimiluese. Këto kohë, kur Amerika dhe Departamenti i Shtetit, në sy të shqiptarëve kanë marrë sërish rolin e “dorës së parë” që nga reforma në Drejtësi dhe deri tek ‘Zëri i Amerikës’, denoncues, madje edhe në zhargonin e “Rrugës së Elbasanit” duket se pak gjera kanë ndryshuar në kuptimin e qasjeve, mbështetjes dhe nevojave të Shqipërisë ndaj këtij vendi të madh të lirisë dhe demokracisë në Botë.

Edhe pse në kohët e shkuara, ata që interesoheshin për fatin e mëmëdheut, ishin fare pak të organizuar, vetëm në një Komisionar, pranë Departamentit të Shtetit(1919-1922), përfaqësues i “Vatrës” dhe pas 1920, përfaqësues i qeverisë shqiptare, dashuria dhe dëshira për të ndihur në rimëkëmbjen e vendit dhe mëvetësinë territoriale të tij, ishin të jashtëzakonshme. Edhe pse përpjekjet e diasporës dhe liderëve të saj në këmbënguljen që vendet Evropiane dhe kryesisht Amerika të njihte Shqipërinë si vend të lirë dhe sovran, në fushën politike dhe ekonomike nuk janë gjë tjetër vetëm se dashuria e zjarrtë e shqiptarëve në mërgim për të ndihmuar vendin e tyre të drobitur nga luftërat dhe kërcënimet grabitqare të fqinjëve.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Për këtë gjë, më vonë, do renditeshin faktet edhe nga Departamenti i Shtetit, që “Qeveria e Shqipërisë nuk i kishte borxh askujt prej vendeve të Evropës dhe Perëndimit, përveçse shoqërisë patriotike “Vatra” të Amerikës”, dhe lidhur me çështjen që duam të shtrojmë, pranohej në Departamentin e Shtetit se “Shqipëria nuk ka borxhe të jashtme dhe se të gjitha pagesat i kryen në ar[1].  Kjo tregon edhe njëherë për ndihmën që diaspora i ka dhënë mëmëdheut një shekull më parë, dhe që në të drejtën e Zotit dhe moralit, priret sot që ky borxh, më së paku moral, t’i rikthehet asaj.

Atë kohë, çdo shqiptar e dinte  se “shqiptarët  e Amerikës  kishin dhënë dhe do të jepnin një kontribut të madh për çlirimin dhe rruajtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe këtë e bënë në atë masë që i tejkaloi mundësitë dhe potencialin e tyre në anëtarë dhe mjete”[2], do shkruante mbështetur në dokumente e Departamentit të Shtetit, studiuesi Haris Silajxhiç.

Megjithëkëtë “zëri njohës” do vinte sërish nga përpjekjet e shqiptarëve të Amerikës, kryesisht nga angazhimi i papërkulur i liderëve të saj. Duke njohur fuqinë e shtypit, Noli, Konica, Koste Çekrezi, Kristo Dako etj. do t’i bënin jehonë, që nga Washingtoni, “Vijës së përgjithshme të një programi për rindërtimin ekonomik të Shqipërisë[3].

“Po mbushet një vit që kurse vizitova Tiranën për  të parën herë,- do shkruante Çekrezi, -Po ndonëse po shkon një vit, një vit i frytshëm, dhe pjellor në ngjarje të mëdha e të shënuara, ato që pashë në kryeqytetin tonë, me rasjen e asaj vizite, nuk e kanë humbur as freskinë, as  interesin e tyre të gjallë. Duke mbyllur sytë shikoj fare kjartësisht lëvizjet e mëdha që bëheshin  me rasjen e mbledhjes së parlamentit. Dëgjoj akoma edhe sot  bisedimet e nxehta mbi lloj- lloj çështjesh politike, kujtoj zotimet, planet, organizimet në kartë që shtroheshin nga të gjitha anët… Pas Tiranës vizitova dhe qytetet më të shënuar të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugës, ku mblodha nënshtypjen, jo fare pa vend, të popullit përgjithësisht, që Parlamenti do të shëronte menjëherë çdo sëmundje që kishte hedhur në lëngim trupin e shtetit”.

Në situatën e sotme këto radhë të ngjallin optimizëm. Çka duhet të reflektohet edhe në jetën parlamentare dhe në popull.

Sot krijimi i Mistrisë së Diasporës, rezulton të jetë  një dëshirë dhe kërkesë e shumë intelektualëve në  Shqipëri, Diasporë, Kosovë, tek shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Turqisë, Greqisë, Italisë, SHBA-së, Australisë dhe kudo tjetër  ku ndodhen emigrantë shqiptarë të hershëm e të mëvonshëm, sidomos pas vitit 1990. Edhe vendosja në krye të kësaj ministrie e një figure përfaqësuese të PS-së, me karrierë të gjatë politike dhe qeverisëse, si Pandeli Majko, mund të vlerësohet si ndër më të arsyeshmet dhe më të gjeturat  e kryeministrit Edi Rama. Vetë ministri Majko e ka marrë dhe po e kryen këtë detyrë me kënaqësi, pasion, përgjegjshmëri, ambicie dhe me vizione e synime, që meritojnë mbështetje nga lart, nga Shqipëria  e nga organizimet masive dhe aktive në Diasporë. Pritshmëritë janë të shumta edhe nga vete komunitetet shqiptare në Diasporë. Për aq sa i kanë lejuar mundësitë Majko ka treguar se si front kryesor të kësaj ministrie vlerëson dhe trajton vete hartën e shtrirjes së Diasporës shqiptare, të hershme e të re. Ai vetë dhe zyrtarë të ministrisë së tij kanë qenë të pranishëm jo vetëm fizikisht në plot veprimtari me pjesëmarrje masive dhe me jehonë, në mediet shqiptare dhe të vetë diasporës.  Megjithatë, me aq sa është bërë deri më sot dhe është planifikuar për të ardhmen, mund të thuhet se kjo ministri është akoma në start apo në procesin e afirmimit dhe të konsolidimit. Objektivat e përcaktuara janë të mirëstudiuara e të realizueshme. Por, e rëndësishme është të mos mbeten në letra, në projekte dhe ide. Një nga këto objektiva parësore gjykojmë se është edhe shtrirja masive në diasporë  e mësimit nga fëmijët dhe të rinjtë e gjuhës shqipe. Kjo do të ndikonte për të frenuar dhe për të mos  lejuar më tej përparimin e procesit masiv të mos mësimit dhe përdorimit prej tyre në të folur dhe të shkruar të gjuhës amtare, çka mund të përkthehet edhe në asimilim gjuhësor.  Në këtë drejtim është venë re lëvizje përpara, edhe në vende ku nuk lejohej ligjërisht apo pengohej qartësisht si në Greqi, Turqi, etj, për të ringritur shkollat e dikurshme e të braktisura. Në këto vitet e fundit të gëzon fakti se ka përpjekje konkrete për të masivizuar shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe për t’u siguruar atyre mësues me përvojë dhe  tekstet e nevojshme.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm, varur më shumë nga Tirana, por jo vetëm nga Ministria e Disporës, është konkretizimi dhe funksionalizimi  për diasporën i të drejtës demokratike për pjesëmarrje me votë në proceset zgjedhore në Shqipëri si dhe për t’u përfaqësuar me deputetë dhe zyrtarë të lartë  edhe në qeveritë e ardhshme.  Kjo do të ndihmonte ndjeshëm jo vetëm për të rritur nivelin e sensibilizimit, por edhe të angazhimit dhe përgjegjësimit konkret të diasporës sonë, me përfaqësuesit e saj më elitarë, me formim  universitar, profesional  dhe kulturor perëndimor, për qeverisje shumë më të përgjegjshme, shumë të të efektshme për qytetarët dhe mbarë shoqërinë shqiptare, shumë më të pastra, sidomos për nga njollat e korrupsionit e të ortakërisë me kriminalitetin shumëformësh e shumëngjyrësh.  Zyrtarët e ardhur nga diaspora, nga vende me nivele të larta demokracie dhe shtetesh ligjorë funksionalë,  mund dhe do të ndikonin edhe për rritjen e nivelit të demokracisë,  të qeverisjeve, të luftës kundër informalitetit, korrupsionit,  kriminalitetit  edhe në Tiranë, Prishtinë, Podgoricë… Gjithashtu, ardhja e personaliteteve intelektuale dhe profesionale nga Diaspora, të diplomuar, specializuar dhe doktoratuar në universitete prestigjioze të vendeve të përparuara perëndimore, do të kishte dhe një të mirë tjetër. Fjala është për ngushtimin apo pakësimin e hapësirave dhe të mundësive për poste të larta drejtuese nga diploma-blerës, doktoratura-vjedhës apo për militantë partiakë me CV të varfra ose të fryra me sajesa, që bëjnë punën e siliconit…       

Përvoja e derisotshme nga disa vende si SHBA, Kanada, Zvicra, Belgjika, Suedia, Italia…, ku në procese zgjedhore kanë konkurruar dhe fituar edhe kandidatë me origjinë dhe kombësi shqiptare, tregon se në këtë rrugë  mund të futen edhe  më shumë në të ardhmen.                                                                                                                                            Meqenëse jemi në fillim të vitit 2019, dëshirojmë dhe urojmë që puna e nisur nga Ministria e Diasporës të jetë më intensive, më konkrete, më rezultateve dhe me dobishme, për sot e në të ardhmen, sigurisht duke u mbështetur edhe më shumë si nga qeveritë Rama në Tiranë dhe Haradinaj në Kosovë,  ashtu edhe nga vetë Diaspora, për t’i kthyer diasporës sonë të dëshiruar, një borxh moral, edhe të njëqind viteve më parë.

[1] Po aty

[2] Haris Silajxhiç, “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit”, “Dituria”, Tiranë 1999, f. 51

[3]“Dielli”, e shtunë, 29 prill 1922, f. 2

Post Views: 133
Tags: diaspora
Previous Post

Shpallja e “Pavarësisë” së Shqipërisë kishte miratimin e Stambollit

Next Post

UNESCO: 20% e fëmijëve në Shqipëri, bullizëm ose dhunë në shkollë

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

UNESCO: 20% e fëmijëve në Shqipëri, bullizëm ose dhunë në shkollë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.