• Latest
  • Trending
  • All

A BURGOSET (PA)FAJËSIA ?

13/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

A BURGOSET (PA)FAJËSIA ?

13/12/2018
in Histori, Kosova, Opinion

Nga Fadil LEPAJA

Komandantët kanë ulur kokën, dhe me bindje se sërish po sakrifikohen për Kosovën, kanë pranuar ftesat për në Hagë. Kokat e tyre, politike dhe ekonomike,  po i shërbehen në sini të artë, lobit serb në Evropë. Pas kësaj, sipas politikës evropiane, pritet bashkëpunimi i Serbisë. Serbia do të duhej, sipas tyre, të pranonte të pajtohej me ne dhe të na falte…! Edhe të na njoh. Politika jonë tashmë e ka falur Serbinë, nuk ka problem me ne, Evropa.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Haga, përpos Tribunalit për Krime Lufte në ish Jugosllavi, dhe Dhomave të Specializuara të Gjyqësisë Kosovare, së fundmi është bërë e njohur edhe për qëndrimin negativ, pengues në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët. Shumë nga familjarët e viktimave kosovare, nuk do të mund të shkojnë të protestojnë paqësisht para gjykatës.

Holanda, ka edhe qytete të tjera të famshme si Amsterdami, për shembull, ku shumëçka është më liberale se në pjesën tjetër të Evropës, ku shumë kosovarë shkojnë me qejf, por kundërshtimi i Hagës zyrtare nuk ka të bëjë me mundësinë apo rrezikun  që kosovarët të vërshojnë Amsterdamin por duket se krejt kjo ka të bëjë me diçka “speciale”, me gjykatat speciale.

Vetë Haga, muajt e ardhshëm, e mbase edhe vitet, si duket do të jetë kryeqyteti politik i Kosovës. Personalitete të rëndësishme, dhe me shumë ndikim, të skenës politike e shoqërore, sipas paralajmërimeve jozyrtare, do të jenë vizitorë, e disa me shumë gjasë edhe banorë të përkohshëm të këtij (krye)qyteti.

Shumica e qytetarëve të Kosovës e kishte pranuar këtë gjykatë si të domosdoshme dhe si mekanizëm të vetëm formal e paqësorë, për demilitarizimin e skenës politike dhe shoqërisë në Kosovë, pasi ish komandantët kishin krijuar ndikim vendimtarë në politikë, ekonomi dhe në jetën shoqërore në përgjithësi.

Tash, kur komandantët kanë pranuar ftesat, disa nga zyrtarët në shoqatën e veteranëve, e kanë filluar një rebelim të hapur dhe kanë paralajmëruar një lëvizje anti-Hagë pikërisht nëpër ato media të cilat dikur ishin mekanizma të disa politikanëve të lartë për me e kalua në parlament ligjin për gjykatën speciale.

Sipas fjalëve të këtyre  zyrtarëve të veteranëve, presidenti dhe disa të tjerë, të cilët dikur u bënin presion deputetëve për ta votuar gjykatën, tash janë penduar që kanë sjellë këtë ligj, edhe pse sipas paralajmërimeve, emri i presidentit edhe pse ishte përfolur, nuk ndodhet në listën e të ftuarve për intervistë në Hagë.

Argumenti i tyre, pra i  “rebelëve” përfshi këtu edhe refuzimet e para për të u paraqitur në intervistë, por edhe e një pjese të madhe të qytetarëve është pikërisht karakteri një etnik i gjykatës, dhe kjo vërtetë, jo vetëm qytetarët por edhe çdo jurist e vë në dilema serioze morale dhe politike.

Formimi i një gjykate “kosovare” vetëm për krimet e supozuara të një ushtrie, dhe mbyllja e syve ose trajtimi dytësorë i shumicës së krimeve të luftës në Kosovë, të kryera ndaj shqiptarëve, përpos që lë shijen e keqe të diskriminimit, vë në dyshim edhe drejtësinë evropiane, dhe politikën evropiane në Kosovë dhe drejt Kosovës. Askund në botë nuk do të pranohej një formulim i tillë, përpos në një koloni.

Edhe amnistia e krimeve, dhe kriminelëve serb, që është përfolur se është një nga pikat ( kushtet) e bisedimeve, në dialogun e fshehtë Kosovë-Serbi, hapin dyshime dhe dilema tejet serioze për qëllimet e mira të disa vendeve evropiane, me ndikim.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo gjykatë është produkt politik. Ajo ka ardhur si presion i lobit pro serb dhe pro rus në parlamentin e Evropës, dhe më vonë edhe nëpër mekanizma të tjerë evropian, të presionit, për të krijuar një baraspeshë në fushën e krimeve të luftës, dhe për të qetësuar Rusinë, dhe nxitur për bashkëpunim Serbinë, e cila ende pa kërkuar as falje për gjenocidin në Kosovë, ka filluar të luajë rolin e viktimës në përmasa ndërkombëtare, duke e aktivizuar tërë arsenalin e njohur nga agjitacioni dhe propaganda e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar e cila përgjaku Ballkanin, e veçanërisht Kosovën dhe Bosnjën.

Fetishizimi i kasapit të Ballkanit, Millosheviç, nga ana e presidentit serb, në fjalimin e tij  “historik” në Mitrovicë, muaj më parë, kishte pikërisht këtë kuptim dhe qëllim, pra të vejë në pah “qëllimet e mira” të Millosheviqit dhe patriotizmin e tij, përkundrejt pa shkathtësisë së tij, pa aftësisë së tij për të bindur fuqitë e kohës, se Serbia kishte të drejtë mbi Kosovën, çka z. Vuçiç falë partneritetit “publiko-privat” me presidentin e Kosovës, po e arrin shumë më suksesshëm, ta bëjë,  duke mbyllur dyert e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe së fundmi edhe ato të Evropës për qytetarët e Kosovës ( liberalizimi).

Mjaftë prej këtyre, komandantëve, me vite i kanë zvarritur nëpër gjykata vendore dhe nëpër instancat e gjyqësisë kosovare, ku herë janë dënuar e herë janë liruar si të pafajshëm për vepra të cilat në kohë lufte për shumicën e vendeve  të njohura për drejtësi, janë akte ordinere. Po të ishin gjykuar, ata,  për veprime të pasluftës, me siguri do të kishte një përkrahje të madhe qytetare, por gjykimet për “krime lufte” e kanë shpërfaqë karakterin politik të gjykatave në vend, çka edhe solli te “gjykatat speciale”

Pa dyshim, çdo i dyshuar është i pafajshëm derisa të ketë një aktgjykim të formës së prerë, derisa të harxhohen të gjitha mjetet ligjore të ankesës. Madje, moralisht, mund të jetë i pafajshëm edhe pas kësaj, por, të burgosësh çlirimtarët, në një proces një etnik është një njollë, që do të mbetet përgjithmonë në historinë e gjyqësisë (dhe politikës) kosovare dhe asaj evropiane, sepse, gjykatat e specializuara nuk janë vetëm të Kosovës, por janë në radhë të parë të Evropës, dhe janë produkt i presionit politik të Evropës.

Pa aftësia e Evropës, ose mosgatishmëria e saj, për të gjykuar qindra e mijëra kriminel lufte në Serbi, të cilët shëtisin të lirë pranë familjeve të tyre, edhe përkundër faktit që Serbia tashmë e ka gjykatën speciale për krime lufte, e bënë të kuptueshme pakënaqësinë me gjyqësinë ndërkombëtare të mijëra familjeve kosovare të cilat sot e kësaj dite nuk kanë përjetuar që të dënohen dhunuesit, vrasësit e më të dashurve të tyre.

A duhet ë gjykohet për çdo krim? Pa dyshim se duhet! A mund të falen mijëra krime, vetëm për të ndodhur pajtimi dhe normalizimi mes dy vendeve? Politika nuk mund të falë në emër të gjykatës. Për çdo viktimë duhet të ketë një kryes apo një urdhërdhënës të njohur për drejtësinë, për këtë krim pavarësisht se kush është viktima dhe kush krimineli. Këto nuk mund të vjetrohen kurrë. Pikërisht, në kohën kur këto gjykime do të ndodhin në Hagë, atje ndoshta duhet të organizohen edhe ekspozita me fakte për krimet e pa gjykuara  të Serbisë në Kosovë.

Menjëherë pas lufte në Kosovë këndohej kënga, “A vritet pafajësia?”! Po të burgoset, a mundet?

Post Views: 136
Tags: kosovaSerbiauck
Previous Post

Kazani po vlon në Shqipëri

Next Post

Protesta e studentëve, Imzot Frendo bën thirrje për dialog

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Protesta e studentëve, Imzot Frendo bën thirrje për dialog

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.