• Latest
  • Trending
  • All

Prizreni është Shqipëri, apo Prizreni është Turqi?

01/12/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Prizreni është Shqipëri, apo Prizreni është Turqi?

01/12/2016
in Opinion, SHQIPERIA

Fadil LEPAJA
Nga kush u pavarësua Shqipëria më 28 nëntor 1912? Kështu, pyetet një gazetar i famshëm nga Kosova në profilin e tij në “Facebook”. Kjo ndodh pikërisht ditën e festës së flamurit. Përgjigjen në fakt, e di çdo fëmijë i  klasës së parë të shkollës fillore, në Kosovë dhe në Shqipëri. Ashtu si edhe çdo fëmijë nga Kosova, e di se nga kush u pavarësua Kosova, me 17 shkurt të vitit 2008. Deri këtu është gjithçka e qartë, dhe pyetja e gazetarit edhe mund të duket e pa vend, por si çdo gjë tjetër lidhur me marrëdhëniet me ish pushtuesit, edhe kjo pyetje e ka bishtin e vet.

Në fakt, të  gjithë e dimë se asokohe, pra më 1912, u shpall shteti i pavarur shqiptar, vetëm në një pjesë të territorit të banuar nga shqiptarët në Ballkan, të cilat për pesë shekuj ndodheshin nën sundimin e perandorisë osmane e cila po rrënohej. Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk u përfshi në këtë shtet i cili për vete  zgjodhi emrin Shqipëri.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Vetëm një vit më vonë, nga kthetrat e ish perandorisë, u “çlirua” edhe pjesa e tjetër e tokave shqiptare, nga ana e ushtrisë serbe, e cila këtë  territor, më të madh se Shqipëria e pavarur, e futi në përbërje të shtetit të quajtur Serbi, pasi në këtë  vrull “çlirimtar”  kishte vrarë dhe shpërngulur me dhjetëra e mijëra shqiptarë, nga Kosova, dhe nga Maqedonia e sotme. Gjatë shekullit të XX, pavarësisht se shtetet do të ndërroheshin, ideologët dhe udhëheqësit serb vazhduan me këtë politikë shfarosjeje  ndaj shqiptarëve, deri më 1999, kur Kosova u çlirua me të vërtetë, falë përpjekjeve të sajë, falë NATO-s, dhe në mes tjerash falë edhe ndihmës së madhe të Ushtrisë Turke në kuadër të forcave të NATO-s. Shteti, i cili kishte trashëguar ish perandorinë, tashmë si shtet i aleancës më të fuqishme ushtarake të globit, kishte marrë rolin e çlirimtarit të shqiptarëve, dhe kishte njohur ndër të parët edhe shtetin e Kosovës kur e shpalli pavarësinë më 2008. I njëjti shtet kishte luajtur një rol parësorë në ruajtjen e kufijve të Shqipërisë  edhe në krizën e madhe të vitit 1997, kur shqiptarët politik po punonin më me zell se të gjithë armiqtë e tyre kundër Shqipërisë, duke e shkatërruar shtetin e vet. Madje, krejt vonë, kryeministri, e tash kryetari  i këtij shteti, i mahnitur me pritjen, në kryeqytetin e “Lidhjes Shqiptare”, në Prizren, klithi se “Kosova është Turqi”, nën duartrokitjet e entuziaste të vet kryeministrit shqiptarë të Kosovës dhe atij të Shqipërisë,  si dhe disa mijëra qytetarëve të Prizrenit.

Pyetja se nga kush u pavarësua Shqipëria, pra, nuk duket aq e thjeshtë sa e trajtojnë disa ithtarë të përgjigjeve të shpejta  dhe si rrjedhojë edhe gjysmake. Pyetja duhet të shtrohet, për mendjen time, ndryshe. Nga kush u pavarësuan shqiptarët? A janë pavarësuar ende të gjithë shqiptarët?

Emri Shqipëri fatkeqësisht nuk nënkupton shtetin e shqiptarëve, por vetëm shtetin e një pjese të shqiptarëve. Po aq sa Shqipëria mund të quhet  Shqipëri, po aq mund të quhet edhe Kosova, dhe pjesët shqiptare në Maqedoni, por nuk quhen. Duket se pyetja këtë bisht kishte, në fakt edhe pse autori i saj mund të ketë pasur edhe motive personale.

Shkas i këtyre bisedave të sotme rreth pavarësisë, dhe marrëdhënieve të shqiptarëve me ish pushtuesit ishte një incident gjithsesi kriminal, pavarësisht motiveve, që ndodhi në konsullatën Turke në Prizren, si dhe vendimi i komunës së Prizrenit që për ditën e pavarësisë në qytet të valojnë bashkë flamuri shqiptar dhe ai turk.

Edhe pse e filluam me një pyetje të thjeshtë, përgjigjen e se cilës e di çdo fëmijë i klasës së parë fillore, megjithatë historia e marrëdhënieve të shqiptarëve me Turqinë, të cilat kur i ngatërrojmë kohët dhe faktorët, rrufeshëm marrin formën e një “nyje gordiane”. Por të ndjekim radhën…!

Dikush duke e parë si krejtësisht të pavend, aktin e kryetarit të Prizrenit për ngritjen bashkë të flamujve të Shqipërisë dhe Turqisë, pikërisht më 28 nëntor, në Prizren, gazetari prishtinas u shpreh se kjo do të ishte njëjtë sikur me 17 shkurt, krahas flamurit të Kosovës të valonte edhe ai i Serbisë. Me këtë rast ai shau politikën lokale, për këtë. Shau edhe kryetarin e komunës, i cili edhe pse i dënuar për korrupsion  dhe i urryer nga një pjesë e madhe e qytetarëve megjithatë vazhdon të jetë aty, falë fuqisë së pakontrolluar të klaneve joformale. Pra, ngjarje dhe personalitete nga kohë të ndryshme u ndërlidhen në mënyrë artificiale. Duke u nxjerrë arsye të gabuara, mjegullohen edhe gabime dhe krime tjera të sotme, shumë më të rënda se kjo valëvitje flamujsh, gjithsesi e pafajshme në kuptimin e efekteve që mund të prodhojë ajo.

Çfarë do të ndodhte nëse në Tiranë, apo në Kukës, me 17 shkurt, do të Valonte flamuri i Kosovës, bashkë me atë të Serbisë, në qytetin i cili ende  mbetet simbol i eksodit të kosovarëve , të përzënë nga toka e tyre? Padyshim se kjo do të ngjallte zemërim te një pjesë e madhe e qytetarëve të cilët kishin ikur me këmbë, me dhjetëra kilometra, duke bërë sllallom nëpër postblloqet e shumta të policisë serbe, ku ishin dhunuar dhe plaçkitur, pasi kishin lënë shtëpitë e djegura.

Pra nga kush është pavarësuar Shqipëria, ishte pyetja fillestare?! Cila Shqipëri? Kur?  Pa këto pyetje plotësuese vështirë se mund të japim përgjigje të plotë dhe të qëndrueshme. Pjesa më e madhe e Shqipërisë, ende nuk ishte çliruar më 1912! Me çfarë të drejte disa intelektualë shqiptarë në Tiranë përvetësojnë emrin Shqipëri për një vend të krijuar artificialisht, duke lënë pjesën më të madhe të kombit jashtë dhe me çfarë të drejte ata mbajnë leksione për patriotizmin e pjesës tjetër, më të madhe, e cila përkundër luftës dhe sakrificave të mëdha nuk u përfshi në këtë shtet me këtë emër.

Pra çfarë do të ndodhte sikur në Prishtinë, përkrah flamurit të Kosovës të valonte edhe ai i Serbisë, me 17 shkurt 2017?

Asgjë besoj, nëse ndërkohë Serbia e njeh Kosovën, çka është e vështirë të paramendohet. Vështirë është të paramendohet se në Prishtinë pra, me 17 shkurt mund të valojë flamuri serb, bashkë me atë të Kosovës, por gati është po aq e sigurt se edhe në pjesë të Kosovës do të valojë flamuri i Serbisë, pa atë të Kosovës, sepse serbët lokal, ende nuk e njohin shtetin e Kosovës si shtetin e tyre. Ata pohojnë se Kosova është Serbi!

Gjithashtu, me 17 shkurt në institucionet zyrtare të Kosovës do të valojë flamuri i Kosovës, i BE , dhe SHBA, dhe ndoshta  i të gjitha vendeve të botës, me përjashtim të atij të Republikës së Shqipërisë, përpos ndoshta në Prishtinë ku qeverisë një parti e cila ende mendon se Kosova është Shqipëri. Është?

Pyetja se “a është Shqipëria Turqi” duket krejtësisht me vend, duke marrë parasysh duartrokitjet entuziaste të kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, të cilat pasuan deklaratën e famshme të kryeministrit të atëhershëm të Turqisë se  “Kosova është Turqi”! Kjo deklaratë ishte bërë në kryeqytetin historik të Shqipërisë!

Mbetet e paqartë se çfarë deshi të thotë, me flamujt shqiptarë dhe turq, që valëviteshin vëllazërisht rrugëve të Prizrenit, pikërisht më 28 nëntor 2016?! Çfarë deshi të thotë kryetari i dënuar për korrupsion, i kryeqytetit të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”? Prizreni është Shqipëri apo Prizreni është Turqi?

Ju duket e komplikuar? Nuk keni faj! Është! E komplikuar!

Tags: edi rama
Previous Post

Shpërthim në Athinë, vdes një grua e 5 të plagosur

Next Post

Mjekët e Shkodrës në protestë: Gabimet mjekësore të mos cilësohen vepër penale

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Mjekët e Shkodrës në protestë: Gabimet mjekësore të mos cilësohen vepër penale

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.