Mjekët e spitalit të Shkodrës kanë dalë sot sërish në protestë. Ata kanë kërkuar që të ndryshojë ligji dhe që gabimet mjekësore të mos cilësohen më si vepër penale.
Ata paralajmërojnë se do të protestojnë çdo të enjte me qëllim që ligjvënësit në parlament ta anulojnë këtë ligj.
Gjithashtu, gjatë protestës mjekët kanë përshëndetur dhe vendimi i Gjykatës për të liruar kolegun e tyre Edi Smalaj, pasi sipas tyre ai vendim ishte i paligjshëm.






















