• Latest
  • Trending
  • All

Ankthi që vramë në Lion…

21/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ankthi që vramë në Lion…

21/06/2016
in Opinion

Nëse ka një epitet që i shkon më shumë trajektores ende të pambaruar të Shqipërisë në këtë europian, ai është një ankth i tejzgjatur.

Ankth deri në fund, në Lens, me Zvicrën, sepse topi nuk donte të hynte, me gjithë rastet e mrekullueshme të Sadikut dhe Gashit.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ankth deri në fund, në Marsejë, kundër Francës, duke shtrënguar dhëmbët dhe duke pritur minutën e ’90 që sërisht rezultoi njësoj fatale.

Ankth deri në fund, këtë të dilelë, në Lion, për të ruajtur rezultatin dhe për të mos shijuar mallkimin e zakonshëm të çasteve shtesë.

Dhe tani një ankth edhe më i madh: të presim deri të martën dhe të mërkurën ndeshjet direkte të skuadrave të tjera, për të parë nëse do të vazhdojmë garën për më tej apo jo.

Kushdo që i ka ndjekur ndeshjet e kombëtares, tifoz ose më pak i tillë, kushdo që ka pasur mundësinë për të udhëtuar drejt stadiumeve të Francës, kushdo që ka vërshuar drejt ekraneve gjigande në qëndrat e qyteteve, për tu bërë njësh me ngjyrat kuq e zi, ka provuar këtë ndjenjë torturuese.

Ajo u bë edhe më e fortë pas dy humbjeve të para.

Tifozët e të kuqve, me një traditë të trashëguar dështimesh të njëpasnjëshme, që i ka edukuar me mosbesim dhe inferioritet, i bashkuan kësaj ndjenje torturuese edhe fatalitetin e përhershëm e atij që ka sigurinë se nuk fiton në fund.

Kështu, ditët para Rumanisë, si kundërpeshë e mospërballimit të këtij ankthi të bashkuar edhe me komplekst e trashëguara nga e kaluara, ne vumë në funksionin disa klishte të turpshme që i përdorim shpesh për vetëmbrojtje.

Ngaqë nuk donim të riprovonim si gjithnjë shijen e hidhur të disfatës, filluam të krijojmë me shpejtësi mitin e ekipit të mirë, por që nuk i ecën fati.

Ngaqë nuk pranonim dot një zhgënjim të ri, rinxorëm nga arkivat slloganin se: “paraqitja dinjitoze është po aq e rëndësishme se rezultati”.

Ngaqë na trembte makthi i zakonshëm i 0 pikëve, shpikëm aty për aty, kampionatin e tifozerive më të zgjedhura, për të demostruar se së paku diku kishim qenë të dalluar. Madje e ekzagjeruam deri në atë gradë sa e botuam gjithandej titullin e një gazete lokale franceze që i ftonte sportëdashësit shqiptarë të riktheheshin sërish në vendin e galëve.

Ngaqë na torturonte mallkimi i përhershëm i vendit të fundit, i kthyem në hit, në mediat tona, ato vajzat me dekolte të ekzagjeruara vetëm e vetëm për ti mbushur mendjen vetes se kemi gjithësesi diçka të veçantë.

Kështu, në pak ditë, dëshirën për fitore e konvertuam me klishenë e shqiptarit model për perendimorët; obligimin për rezultate që nënkupton çdo kampionat i tillë, ia nënshtruam kronikës rozë të europianit; nevojën për pikë e zëvendësuam me të qenit simpatikë.

Për ditë e më shumë po dëgjoheshin slloganet se, në këtë kampionat, bota po ndryshonte mendimin për shqiptarët, se ne nuk shiheshim më vetëm si vendi i kriminelëve, por edhe si ai i familjeve të tëra që këndonin hareshëm në stadium; se ne nuk shiheshim më si atdheu i trafikantëve, por edhe si ai i vajzave joshëse; se ne nuk shiheshim më me imazhin që na kishin lënë refugjatët që kacavirreshin nëpër litarë anijesh, por edhe si ai ku një shtresë e mesme dhe e pasur i lejon vetes luksin për të paguar bileta 150 euroshe për një ndeshje.

Të gjitha këto mund të jenë ose jo të vërteta.

Por në fakt ato nuk kishin asnjë lidhje direkte me faktin se përse Shqipëria ndodhej në këtë europian.

Prezenca e futbollistëve të kuq aty nuk ishte për të luajtur rolin e një vitrine, por mbi të gjitha për të marrë pjesë në një garë e cila të detyronte të shkoje më tej.

Të gjitha fabulat dhe mitet që krijuam me shpejtësi ishin vetëm për të mos u përballur me këtë detyrim. Të gjitha legjendat që krijuam ishin vetëm për mos përjetuar sërisht të shkuarën plot disfata të njëpasnjëshme.

Por, fatmirësisht për ne kishte një grup që mendonte ndryshe.

Megjithëse së fundi ka marrë një pasaportë shqiptare, Gianni de Biasi mbetet një italian. Tekniku i strategjive brilante, po aq sa dhe detajisti që thur  çdo episod në filigran, i ka dhënë ekipit të tij një mentalitet tjetër. Por jo vetëm kaq,  pjesa më e madhe e 23 futbollistëve të kësaj skuadre e kanë të mbrujtur atë. Ata as nuk janë rritur, as nuk janë edukuar në Shqipëri. Vetëm dy prej tyre (portieret rezervë) luajnë sot në kampionatin shqiptar.

Pra, kjo skuadër nuk është farkëtuar me ndjenjën e inferioritetit dhe frikën e disfatës që i ka shoqëruar tifozët e saj në dekada. Ata lojtarë janë të edukuar në perëndim, as nuk i njohin, as nuk i kanë përjetuar humbjet e dikurshme të kombëtares dhe as nuk janë infektuar nga fikërat e pararardhësve të tyre.

Në të kundërt ata janë brumosur me parimet bazë të atletëve modernë, për të arritur tek suksesi me çdo kusht.

Ndaj atëhere kur ne filluam të thurnim legjenda që na bënin të ndiheshim mirë, ata vazhdonin të besonin tek fitorja si tek e vetmja gjë që i nxirrte të nderuar nga fusha.

Atë e kërkuan dhe e arritën në Lion.

Me bindje, me forcë dhe pa kompleksin më të vogël të frikës.

Pikërisht për këtë duhet tu themi faleminderit.

Sepse këtë të dielë ata bënë një hap të madh për të na vrarë ankthin e humbësit të përhershëm.

Sa për ankthin tejetër, atë të çdo gare, të çdo shorti, atë të pritjes me durim të kundërshtarëve, ai do të vazhdojë.

Le të shpresojmë sa më gjatë.

Tags: edi rama
Previous Post

Rama manipulon me kombëtaren përmes Top Channel

Next Post

Futbollistët shqiptarë, lojtarë apo hoxhallarë?

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Futbollistët shqiptarë, lojtarë apo hoxhallarë?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.