Gjithkush e mban mend se si çfarë cirku bëri Edi Rama për tu identifikuar me kualifikimin e kombëtares për në Francë, pas fitores 3-0 në Armeni. Gjithkush e mban mend si si i la ai futbollistët pa drekë, vetëm e vetëm që të ogranizonte para kreut të shtetit ceremoninë e pritjes. Gjithkush e mban mend se si ndryshoi ai axhendën e kombëtares vetëm sepse më pas i duhej të nisej për një vizitë zyrtare për në Çeki. Dhe së fundi të gjithë e mbajnë mend se si organizoi një emision të te rregjistruar të procesit sportiv në Top Channel që të rrëmbente edhe në mbremje kur nuk do ishte në Shqipëri, vëmendjen e publikut përkrah fitimtarëve. (lexo lajmin poshtë/Lapsi.al))
Të njëjtën taktikë po përdor edhe tani makina e propogandës së kryeministrit. Dje po Top Channel njoftoi në lajmet e tij se sipas presidentit Armando Duka, është vetë Edi Rama që ka dizenjuar bluzën e re kombëtares shqiptare. Pra sipas këtij lajmi shqiponja e dedikuar mbi fanelën e kompanisë « Macron » qenka një vizatim i Edi Ramës.
Dihet që kryeministri kur ishte në opozitë deklaronte se i dizenjonte vetë veshjet e tij. Por këtë herë ky lajm është shumë larg të vërtetës. Lapsi.al pyeti një burim brenda FSHF-së i cili i konfirmoi se bluzat e kombetarse janë dizenjuar nga një kompani kosovare e cila fillimish ka dhënë tre modele. Pastaj njëri prej tyre është zgjedhur nka komiteti drejtues i federatës dhe i është dërguar firmës së veshjeve sportive. « Natyrisht Ramës mund ti jetë dërguar modeli për kortezi para se të vendosej nga presidenti Duka, por ai nuk ka pasur dorë në këtë proces » tha burimi për Lapsi.al.
Po atëherë pse gënjeu kryeministri me gojën e Top Channel ?
Ky mashtrim i tij vjen në vazhdën e përpjekjeve për tu identifikuar me suksesin e djemve kuq e zi dhe është në vazhdën e vizitës në itali, të bisedës telefonike pas fitores dhe të premios dhe pashaportave që i dhuroi futbollistëve. Me sa duket ‘spin doctors-at” e tij i kanë sugjeruar kryeministrit, që nuk ka rrugë tjetër për të zbutur imazhin e errësuar, nga aferat, korrupsioni, kriminelët e futur në politikë, sesa të identifikohet me euforinë mbarëkombëtare që po ndezin futbollistët në Francë.
















