• Latest
  • Trending
  • All

Zoti President, Hasi dhe Tropoja janë meritorë më përpara nga Kukësi

27/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Zoti President, Hasi dhe Tropoja janë meritorë më përpara nga Kukësi

27/04/2016
in Opinion

Azem Parllaku

Nëpërmjet faqes zyrtare në internet të Presidentit të Republikës, një llogarie në rrjetin social Facebook të Bashkisë Kukës, dhe vetëm në pak minuta nga titrat e dy televizione me audiencë të pakonsideruar, u mësua që, Kukësi si qytet (bashki), u nderua me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, të cilën e jep Kreu i Shtetit.
17-vjet, pas eksodit me dhunë të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviçit, Bashkia e Kukësit e mori këtë dekoratë me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe mirënjohjeje të thellë për solidaritetin pakufi njerëzor, mikpritjen e rrallë dhe humanizmin e pashoq, të treguar ndaj motrave dhe vëllezërve shqiptarë nga Kosova, gjatë shpërnguljes së tyre masive me dhunë nga makineria e Millosheviçit në vitin 1999”.
Në nenin 7, pika 3 të ligjit nr. 112, datë 4.4.2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” ligj ky në fuqi, i shpallur me dekretin nr. 8092, datë 8.4.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, thuhet: Dekorata “Nderi i kombit”, u jepet personaliteteve shqiptare që, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
Edhe pse, dekorata u vendos në xhaketën e kryetarit të Bashkisë, ndërkohë që, ajo duhej të vendosej në Flamurin si simboli i qytetit, njëherësh dhe simboli i njësisë administrative, prapë bën që, moralisht cdo qytetar i Kukësit të ndjehet i nderuar.
Ndërsa, organizatorët e eventit e propaganduan atë disa ditë më parë, fatkeqësisht nuk mundën dot, t’i japin asaj dite dimensionin e një ngjarje mbarëqytetase. Ajo c’ka ra në sy, ishte mungesa e protagonistëve të cilët e menaxhuan krizën e 17-viteve më parë. Në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në momentin e dorëzimit të dekoratës Presidenti i Republikës, u ftua të dorëzonte dekoratën e lartë i rrethuar nga individë të cilët, nuk i lidhte asgjë me krizën në fjalë, ose më saktë kishin bërë “asgjë” në atë kohë, madje ende si atëherë edhe në këtë ditë, shqiptarët e shtërnguar të Kosovës të cilët erdhën në Shqipëri për pak ditë, prapë i quajtën “refugjatë”.
Propozuesit e titullit, organizatorët e ceremonisë, këshilluesit e Nishanit, por edhe Presidenti vetë, duhet t’a dinin që, së paku në marsin e vitit 1998 ishte Tropoja dhe Hasi që, e bënë sefte mikpritjen dhe bujarinë për qindra mijëra shqiptarët e Kosovës, shtëpitë e të cilëve i lanë në flakë. Pikërisht në këtë kohë, familjarët dhe të afërmit e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pritën kryesisht në Tropojë dhe Krumë, më vonë në Durrës dhe Tiranë.
Ndërsa vetëm në fundshtatorin e atij viti, në Kukës janë akomoduar të ardhurit e parë kryesisht në objektet cerdhe-kopshte të lagjeve nr.1 dhe 3, ndërkohë që, në shumë prej fshatrave të Tropojës dhe Hasit, fëmijët e ardhur nga zonat e luftës mësonin në të njejtat klasa me vendasit.
Duhet theksuar se, përgjatë këtij harku kohor përfaqësues të organizmave ndërkombëtare si: Kryqi i Kuq, UNHCR, etj, kanë qenë mjaftë aktive dhe, të përgatitura paraprakisht në lidhje me situatat e pritshme.
Fokusi kryesor i goditjes nga ana e strukturave militare të Serbisë, ka qenë i përqëndruar në zonën kufitare përgjatë segmentit Has-Tropojë, i nxitur nga fakti se përmes kësaj vije kufitare bëhej furnizimi logjistik i formacioneve luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po kështu dhe ndërrimi i grupeve të luftimit dhe transporti i të plagosurve.
Natyrshëm që, burrat, gratë dhe fëmijët, të cilët kaluan dhe vijonin të kalonin përmes Pikave të Kalimit kufitar Qafë-Morinë të Tropojës, e Qafë-Prushi të Hasit, ishin më të rënduar psikologjikisht, mbasi rrugët e lëvizjes kalonin përgjatë zonave, ku luftohej pandërprerë.
Në fund të janarit dhe fillim të shkurtit 1999, në Kukës arritën reporterët e parë të mediave perëndimore, të cilët informuan duke kontaktuar të ardhurit e mëhershëm dhe ata që, vinin rishtas. Që nga marsi i vitit 1998, në Kukës njëherësh dhe qendër e Prefekturës, funksiononte zyra për pritjen dhe akomodimin e të ikurve nga lufta në Kosovë.
Me 27 mars 1999, jo në Kukës por në Krumë ish-Presidenti Mejdani, ish-Kryeministri Majko, ish-ministrat Hajdaraga, Koci, e Demeti, kanë ndaluar në një takim me të dëbuarit si rezultat i luftimeve me armë në zona të tilla si Drenica, Peja e Gjakova, me përfaqësues lokalë të Hasit, përfaqësues të Kryqit të Kuq, të UNHCR-së, të OSBE-së, etj.
Në orët e vona të kësaj date nga zyra e ish-komandantit të njësisë ushtarake të Kukësit, është bërë me dije se: Drejt Pikës së Kalimit kufitar Kosovë-Shqipëri të Morinë-Kukës, po mbrrijnë të ikurit e parë, kryesisht nga fshatrat përreth Prizrenit dhe rrethinave të Dragashit.
Në atë mbrëmje me shi, të ardhurit kanë gdhirë në sheshin përpara xhamisë së Kukësit, dhe sheshet përqark instuticioneve, teksa qyteti sot, “Nderi i Kombit”, ishte në gjumë.
Kontakti i parë njëherësh dhe përkujdesës për të ikurit, kanë qenë personeli ushtarak i përbërë nga forcat kufitare të rendit, dhe ato të repartit të gatshëm të Divizionit të Kukësit, i cili kryente detyrën ushtarake i dislokuar përgjatë shpateve përendimore të malit të Koretnikut deri në brigjet e lumit Drini i Bardhë.
Një njësi e artilerisë së rëndë e Divizionit ushtarak të Tiranës e dislokuar midis fshatrave Bardhoc dhe Morinë, ka vendosur në dispozicion automjetet e transportit të trupave, për zhvendosjen e të ikurve në drejtim të qytetit të Kukësit.
Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurve gjatë dy ditëve të para, përmes Televizionit të Kukësit, kanë njoftuar familjet me lidhje gjaku në këtë qytet dhe fshatrat e tij. Nëse i referohemi saktë atyre ditëve, po kështu dhe rrëfimeve të vetë shqiptarëve të Kosovës, del në pah se: Pjesa më e madhe e të ardhurve që, qëndruan në Kukës kishin lidhje fisnore me familjet e qytetit verior, ndërkohë që, shpresonin se një ditë do të ktheheshin sërish në shtëpitë dhe tokat e tyre.
Ka disa detaje interesante për këtë kategori e cila qëndroi në Kukës.
Së pari; Ata nuk vinin nga zona në të cilat ishin zhvilluar, apo zhvilloheshin luftime. Zonat nga po vinin ishin fshatrat përreth Prizrenit, apo ato të zonës së Opojës dhe Dragashit. Në këto zona minimalisht ishin goditur nga NATO, postat kufitare serbe përgjatë kufirit me Shqipërinë, ndërkohë që, nuk kishte të dhëna për përqëndrim forcash dhe rezervash ushtarake në këto rajone.
Së dyti; Edhe megjithëse me ndihmën e organizatave ndërkombëtare në rrethinat e Kukësit u ngritën disa kampe për akomodim, të ikurit u regjistruan formalisht, ndërsa e kanë ndarë ndihmën e përfituar me familjet kuksiane, ku bujtën për 79 ditë.
Së treti; Sic dhe e pohojnë pjesa dërrmuese e të shpërngulurve, të cilët qëndruan në Kukës, ndonëse nuk u është kërkuar hapur, ata kanë paguar qeranë për apartamentet e lëshuara.
Së katërti; Kontigjente të rinjsh dhe disa kryefamiljarë nga kjo kategori, u paraqitën si vullnetarë në Qendrat Stërvitore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngritura në Kukës, Kolsh, e Kalimash, ndërsa më vonë dezertuan në masë, e cuditërisht sot një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë fituar statusin e Veteranit Luftëtar, të lëshuar nga Komisioni Qeveritar i Kosovës.
Krejt ndryshe paraqitej situata me të ikurit të cilët refuzuan të qëndronin në Kukës. Ata vinin nga zona ku luftimet ishin të ashpra, shumë prej tyre e kishin kaluar dimrin jashtë, ndërsa vullnetarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin përkujdesur për sigurinë fizike të tyre. Shpresat për këtë kategori të shpërngulurish ishin më të pakta, mbasi shtëpitë e tyre ishin djegur, e burrat dhe djemtë më së shumti ishin nën armë. Ata synonin Durrësin, Vlorën, Shëngjinin, nga ku mendonin se nëpërmjet porteve të këtyre qyteteve bregdetare, do të largoheshin një ditë me shpresën se, do t’u bashkangjiteshin familjarëve të tyre në emigracion.
Situata e ndërlikuar që, paraqitej me të ikurit nga Kosova në drejtim të Maqedonisë, e shtoi fluksin e të ardhurve në Shqipëri, ndërsa në Kukës vetëm sa, bëhej rigrupimi në mënyrë të organizuar i kolonave të automjeteve ushtarake e civile, me të cilat bëhej transporti i të zhvendosurve nga lufta, për në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Në 79 ditë të Pranverës së vitit 1999, Kukësi sot, “Nderi i Kombit”, nuk ishte aspak më shumë se një qendër-tranzit për mijëra shqiptarët e Kosovës, një pjesë prej tyre jo fort të shtërnguar për të braktisur shtëpitë dhe fshatrat e tyre, duke mbajtur parasysh se tashmë, Lufta ishte në dorën e NATO-s, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tropoja dhe Hasi, të cilat, sot nuk janë “Nderi i Kombit”, përgjatë gjithë vitit 1998 dhe Pranverës së vitit 1999, pritën, përcollën dhe u përkujdesën për mijëra e mijëra shqiptarë të Kosovës. Kafshatën dhe odën që, ata malësorë ndanë me vëllezërit dhe motrat e tyre, ishte hise e një kohe më të vështirë dhe më të gjatë sigurisht.
Pse jo, edhe pasojat dhe dëmet e luftës së shqiptarëve me serbët në fundshekullin e kaluar, janë lehtësisht më të evidentuara në fshatrat dhe dy qytetet Bajram Curri dhe Krumë. Me dhjetra shtëpi përgjatë kufirit me Kosovën në këto zona, janë ende të djegura, me dhjetra viktima nga minat që, ushtria serbe mbolli në arat, pyjet dhe kullotat e këtyre katundeve, janë të regjistruara.
Shumë pranë me qytetin e Bajram Currit, pikërisht në Koshare një rudinë është kthyer në vend pelegrinazhi në cdo mesmarsi, mbasi aty prehen dhjetra dëshmorë të Kosovës, të cilët e deshën njëlloj cdo qytet të Shqipërisë.
Sikur ata të ishin gjallë me siguri do t’a bojkotonin ceremoninë e dekorimit që i’u bë Kukësit, njëlloj sic bënë bashkëfamiljarët dhe bashkëpatriotët e tyre. “I kemi delegatët do t’i binin shkurt: Ata janë ikanakët e Zhurit, Dragashit dhe Opojës, le të festojnë bashkë me Kukësin, teksa për Ne, është i lehtë dheu i këtyre bjeshkëve”.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Tags: edi rama
Previous Post

Shkodër: Prangoset 46-vjeçari që përplasi katër nxënës shkolle

Next Post

Dhunuan seksualisht çiftin në plazhin e Semanit, 33 vjet burg dy të rinjve

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Dhunuan seksualisht çiftin në plazhin e Semanit, 33 vjet burg dy të rinjve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.