Një 46-vjeçar është prangosur pasi me makinën e tij ka përplasur një tjetër mjet ku udhëtonin disa nxënës, duke u shkaktuar plagë të ndryshme. Burime nga Policia e Shkodrës kanë bërë të ditur se, gjatë ditës së djeshme në orën 17:30 kanë arrestuar në flagrancë Ndue Biçukun, 46 vjeç, banues në fshatin Qelzë, me arsim të lartë.
Ai akuzohet se në orën 08:15, në aksin rrugor Pukë-Qelzë, në fshatin Dedaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa SH 0103 D është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targë AA 208 KX, të drejtuar nga Loshe Gj., 38 vjeçe, banuese në fshatin Buzhal.
Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur lehtë nxënësit me inicialet E. SH., V. P., D. GJ., dhe L. P., banues në fshatin Dedaj, që udhëtonin me mjetin me targë SH 0103 D, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
















