Pjerin Ndoci
Lufta N.Ç.L kurr nuk mund te quhet per te miren e kombit, dihet se komunistat kishin nji Ideal=Stalinin. Si mund te ishte luftë per shqypni kur kendohej kanga jemi bijtë e stalinit, lufta per shqypni bahet nën hymnin e flamurit kuq e zi! E jo nën hymnin e kangës jemi bijtë e stalinit. Prandej prrallat komuniste shkoni e tregojani dikujt tjeter o komunista, e jo shqyptarve!
Ata partizanë qe u vranë ne Luften Nacional – Çlirimtare, te gjithë pa perjashtim, vritën per nji “ideal”, per “idealin” komunist: ku kendonin: “Bijtë e Stalinit jemi né, rrnoftë Stalini i madh, babai ynë!”…
LNÇ, mbasi perveç tre antarëve nacionaliste: Abaz Kupi, Myslim Peza dhe Baba Faja,[1] te gjithë rangjet e larta te LNÇ kontrolloheshin nga antarët e PKSH. Kjo ka vlerë per periudhën mbas Labinotit (korrik 1943). [2] Per te gjithë kohen e jetës se LNÇ levizja ashtë mbajtë ne duert e antarëve ma te besuem te PKSH, te cilët formonin celulen e brendshme themelore te LNÇ. PKSH kontrollonte drejtpërdrejtë permes komisarëve, drejtimet politike te të gjithë antarëve te LNÇ dhe indirekt anën ushtarake dhe administrative te LNÇ. Pas Konferencës Korrikut 1943 ne Labinot, LNÇ mori nji organizim ma te plotë. Organizma te tjerë te LNÇ perveç Presidiumit qe luante rolin drejtues ishte dhe Asambleja e Këshillit Qendror dhe Këshilli Ekzekutiv, i cili funksiononte gjithë kohen. Këshilli ekzekutiv i LNÇ perbahej nga tre ose ma shumë seksione. LNÇ merrte urdhna nga Komiteti Qendror i PKJ, organizëm qe kishte kontakte te drejtpërdrejta me Mosken, permes emisarëve jugosllavë te Titos. Emnat e dy personave perfaqësues të PKJ te atashuem pranë Këshillit të LNÇ kanë kenë (Ali Dushanovic) Dushan Mugosha dhe (Veledini) Miladin Popoviç, te dy ishin njikohësisht antarë te Këshillit Regjional te Metohisë ne Pejë. Jugosllavët pretendonin pranë autoriteteve ushtarake britanike se perfaqësuesit e tyne ishin dërgue ne Shqypni per te organizue Levizjen e Rezistencës, por vetë LNÇ vetë nuk e ka pranue para autoritetev te BLO, nji pretendim te tillë. Ekzistonte gjithashtu edhe nji ndërlidhje e drejtpërdrejtë ne mes LNÇ dhe Svetozar Vukmanoviç Tempo, I dërguem i posaçem i Titos ne Ballkan (ambasadorë shetitës). Po ashtu nji lidhje e ngushtë ekzistonte ne mes Këshillit të LNÇ ne Kosovë dhe Titos. Delegati i Titos Velimir Stoiniç (kryetar i Misionit Ushtarak Jugosllav i mbërritur ne Shqypni ne gusht 1944) pretendonte se LNÇ ishte ne urdhnat e drejtpërdrejta te Titos.[3] LNÇ deri ne janar 1944, nuk kanë ba ndonji deklaratë per qellimet e mbas luftës, me perjashtim se kanë pranue si bazë te programit,
Karten e Atlantikut, Deklaraten Eden- Molotov- Hull.
Nji gja qe s’e kanë kuptue ala Shqyptarët ashtë se ndjenja nacionaliste dhe komunizmi janë dy veprime te kunderta qe s’mund te pajtohen kurrë me njana-tjetren. Nacionalizmi ashtë dashnia per kombin, per bashkimin dhe naltësimin e tij. Kurse komunizmi ashtë nji internacionalizëm, i bazuem ne te ashtuquejtunin bashkim te t’ashtuquejtunit proletariat botnor. Këto dy veprime te kunderta nuk mund te pajtohen ne nji ide te vetme, as ne nji luftë te perbashkët. Nacionalistët luftonin per te mbrojtun kombin e tyne, kurse komunistët luftonin per te ba revolucionin komunist ne krejtë egersinë e tij. Per te gënjye popullin, komunistët banin gjoja sikur luftonin kunder pushtimit te huej, por e vetmja gja qe iu interesonte ishte revolucioni komunist, te cilin e zbatonin me menyrat ma te tmerrëshme dhe ma mizore. Deri sa te mos kena kuptue kët ndryshim ne mes te Ballistëve dhe te komunistëve, populli shqyptar nuk do te kuptojë asgja nga historia e tij e këtyne 50 vjetëve te fundit.
Se ne ç’gjendje ishin komunistët shqyptarë përpara ardhjes s’emisarëvet jugosllavë, e tregon raporti i Miladin Popoviçit drejtue komitetit qendror te partisë komuniste jugosllave, me 21 Maj 1942: “Kemi gjetur nji kaos te vertetë. Ndodheshin grupe dhe grupthe (gjithësejt tetë, ndër te cilët dy trotskistë). Seicili prej tyne terhiqte nga ana e tij. Shpesh’herë banin edhe “bashkime” ose “marrëveshje” per te paditur tek na njani-tjetrin”.
Raportet e emisarëvet jugosllavë vertetojnë gjithashtu se, ç’prej “pushtimit” te Shqypnisë prej Italisë fashiste (7 Prill 1939) deri ne Nandorin e vjetit 1941, komunistët shqyptarë kishin ndëjtun si te mpitë tue u kacafytur midis tyne dhe s’kishin lujtë asnji rol ne levizjet e brendëshme te popullit shqyptar gjatë asaj periudhe. (Shih, “Gjaku i Tradhëtuem”, liber i bardhë i ministrisë se Punëve te Jashtme jugosllave, botue më 1949).
Kur dy agjentë jugosllavë erdhën ne Shqypni per te krijue partinë komuniste, ne vjeshtën e vitit 1941, disa nga udhëheqësit e lëvizjes kombëtare kishin vuejtun dy vjet burgim ose internim nepër ishujt e Italisë. Ne kët kohë qendresa kunder pushtimit fashist ishte përgjithsue, dhe gjatë luftës italo-greke desh u kthye ne kryengritje. Me çdo kënd te Shqypnisë ishte ç’faqun shpirti kombëtar me demostrata, hedhje traktesh e veprime te tjera. Kjo levizje kombëtare u lidh ne nji organizatë te përgjithshme qe u quejtë Balli Kombëtar. Duke dashur te pajtonte traditën e vjeter per nji Shqypn Ethnike dhe krejt te pavarur me nevojat e riorganizimit ekonomik e shoqnor te kohës sonë, Balli Kombëtar i shpalli popullit nji program te shprehun ne dhjetë nyja (e prandaj u quejt Dekalog ), ku parashikohej lufta per çlirimin e Shqypnisë dhe riorganizimi i jetes ekonomike e shoqnore te vendit mbi nji bazë krejt demokratike. Çeshtja e regjimit politik, pas çlirimit te vendit, do te zgjidhej natyrisht me voten e lirë te popullit.
Komunistët shqyptarë u vunë ne levizje vetem kur atdheu i tyne, domethanë Rusia sovietike, u sulmue prej Hitler-it ne Qershor 1941. Po edhe ateherë nuk dinin se ç’ka me ba as qysh me veprue. Ishin te thërrmuem ne grupe te vogla, prej te cilëvet asnjani s’ia lëshonte rrugen tjetrit. Ma randësishmi duket se ishte grupi i Korçës, ku banin pjesë Enver Hoxha dhe Koçi Xoxja. Hyrja e Rusisë ne Luftë e vuni ne levizje motorrin e komunizmit nderkombëtar, dhe dy emisarë jugosllavë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, qe te dy antarë te komitetit krahinor te partisë komuniste jugosllave per Kosovën, u dërguen ne Shqypni prej shtabit te Titos per te formue dhe komandue partinë komuniste shqyptare. Mbasi Shqyptarët pergjithsisht i binden ma shumë te huejit se sa njani-tjetrit, dy emisarët jugosllavë e kryen plotësisht misionin e tyne duke i bashkue grupet e ndryshëm komunistë ne nji parti te vetme, me 8 Nandor 1941. Ata vetë (Miladini me Dushanin) zgjodhen edhe antarët e komitetit qendror me Enver Hoxhën si sekretar te pergjithshëm. Kuptohet vetvetiu se partia komuniste shqyptare ishte si nji degë e partisë komuniste jugosllave, dhe te dërguemit e Titos, Miladin Popoviçi si organizator politik dhe Dushan Mugosha si organizator ushtarak, mbetën drejtuesit dhe komandarët e vertetë te partisë komuniste shqyptare deri mbas Luftës. Ma vonë arriten edhe te tjerë emisarë jugosllavë, si Vukmanoviç Tempo-ja me shokë.















