• Latest
  • Trending
  • All

Vatra kryesore e terrorizmit në Evropë, pse Belgjika?

02/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Vatra kryesore e terrorizmit në Evropë, pse Belgjika?

02/04/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Si ndodhi që një komb i vogël në zemër të BE-së të bëhet burimi kryesor i terrorizmit islamik? Më poshtë po paraqesim gjithçka që ju duhet të dini:
Çfarë shkoi gabim në Belgjikë?
Vendi tashmë është i lidhur me 3 sulmet më të fundit të mëdha terroriste në truallin evropian. Vrasësit e gazetarëve të “Charlie Hebdo” i morën armë në Belgjikë; sulmuesit e frymëzuar nga ISIS-i, që vranë në Paris në nëntor të vitit të kaluar 130 njerëz, e organizuan masakrën në Belgjikë; dhe së fundmi terroristët e lindur në Belgjikë goditën vetë vendin e tyre – duke vrarë 35 persona dhe plagosur më shumë se 300 të tjerë në kryeqytetin Bruksel.
Një kombinim toksik i qeverisë jofunksionale, emigracionit masiv, dhe sigurisë së dobët ka lejuar pjesë të këtij kombi me vetëm 11.2 milionë njerëz, të bëhen vatra të ekstremizmit islamik, veçanërisht lagjja Molenbek në Bruksel. Zyrtarët e sigurisë kanë frikë, se është vetëm çështje kohe para se terroristët belge të ndërmarrin sulmin e tyre të ardhshëm – në Belgjikë, ose në vendet fqinje në Paris, Frankfurt, apo Amsterdam. “Situata është lënë të degradojë prej një kohe të gjatë”- thotë eksperti i antiterrorit Klod Monik, “dhe ne i lejuam islamikët radikalë të marrin kontrollin e situatës”.
Sa e madhe është popullsia myslimane e Belgjikës?
Në vend jetojnë rreth 640.000 myslimanë – shumë prej tyre të gjeneratës së dytë dhe të tretë të pasardhësëve të emigrantëve marokenë dhe turq që shkuan aty si krah i lirë pune në vitet ‘60. Belgjika ka bërë pak përpjekje për ta asimiluar këtë komunitet emigrantësh. Kultura kombëtare e vendit është e fragmentuar, me ndarje të thella gjuhësore dhe ideologjike mes flamandëve që flasin holandisht dhe valonëve frëngjisht-folës.
Prandaj emigrantët u inkurajuan të formojnë enklavat e tyre të izoluara urbane. Kur fabrikat filluan të mbyllen në vitet ‘70, papunësia, varfëria, dhe alienimi u bënë mbizotëruese në këto zona. Sot, nipërit e emigrantëve myslimanë ndjehen ende të huaj në vendin e tyre, dhe një pakicë e vogël por e rrezikshme i është futur botës së krimit dhe u angazhuar në ekstremizmin islamik.
“Ekzistojnë kaq shumë njerëz që janë në mëshirë të fatit, dhe e përcaktojnë terrorizmin si një rrugë të shkurtër për të shkuar në parajsë”- shprehet prokurorja spanjolle kundër terrorizmit Dolores Delgado. “Kjo u jep atyre një shans për t’u hakmarrë ndaj shoqërisë”.
Kush i rekruton terroristët?
Predikuesit radikalë të rrugës, dhe grupet ekstremiste si ‘Sharia për Belgjikën’. Këta rekrutues, enden nëpër lagjet e varfra të emigrantëve, duke u thënë të rinjve të pakënaqur se janë duke u diskriminuar për shkak se janë myslimanë, ndërsa i inkurajojnë ata të luftojnë përkrah grupeve xhihadiste në Lindjen e Mesme.
Belgjika ka siguruar numrin më të madh për frymë të rekrutëve të ISIS-it në botën perëndimore, me rreth 560 belgë që luftojnë për xhihad në Irak dhe Siri. Në fillim, zyrtarët e antiterrorit belg ishin në fakt të lumtur teksa i shihnin këta ekstremistë të rinj të largoheshin nga vendi. Por teksa lufta e koalicionit perëndimor kundër ISIS-it, ka rrudhur ndjeshëm territorin që kontrollon grupi xhihadist në Irak dhe Siri, luftëtarët e rinj evropianë kthehen drejt vendeve të tyre duke i pare ato si fushëbeteja të reja. Rreth 120 xhihadistë belgë janë kthyer deri më tani, dhe misioni i tyre është realizimi i sulmeve terroriste, thonë zyrtarët e inteligjencës.
Si është duke reaguar Belgjika?
Forcat e sigurisë janë dëshmuar si tmerrësisht jofunksionale. Kur sulmuesi i dyshuar i Parisit, Salah Abdeslam, një shtetas belg, arriti që të hyjë sërish në Belgjikë pavarësisht rrethimit, zyrtarëve të antiterrorit iu deshën plot 4 muaj për të kapur njeriun më të kërkuar në Evropë – edhe pse ai jetonte në Molenbek, vetëm disa qindra metra larg nga shtëpia e tij e fëmijërisë.
Pas kapjes së tij, “Politico” njoftoi javën e kaluar se zyrtarët e zbulimit e morën vetëm 1 orë në pyetje Abdeslam gjatë katër ditëve. Forcat e sigurisë së Belgjikës janë të vogla në numër, dhe të dobëta përballë kërcënimit ekstremist. “Sinqerisht, ne s’kemi infrastrukturën e duhur për të hetuar qindra individë të dyshuar për lidhje terroriste”- tha një zyrtar i antiterrorit në kushte anonimati për ‘BuzzFeed’. Ndërkaq qeveria belge është e paralizuar nga përçarja dhe burokracia.
Pse qeveria kaq e përçarë?
Belgjika përbëhet në thelb nga tre rajone të ndryshme të ngjitura së bashku:holandisht-folësit flamandë në veri, frëngjisht-folësit valonë në jug, dhe kryeqyteti Bruksel. Secila nga këto rajone ka qeverinë e vet të mbivendosur dhe ngatërruar. Për shembull qyteti i Brukselit, ka 19 komuna dhe 6 departamente të ndryshme policore. Zyrtarët e angazhuar në grindjet e vazhdueshme politike, e bëjnë të vështirë organizimin e një përgjigje të përbashkët kundër terrorizmit.
Kryetarja e komunës së Molenbekut Fransuazë Shepmans ka pranuar se një muaj para sulmeve të Parisit, i ishte dhënë një listë me emrat dhe adresat e më shumë se 80 militantëve të dyshuar islamikë në zonën e saj, por ajo nuk arriti të veprojë. “E çfarë duhet të bëja me ta?”- thotë Shepmans. “Nuk është puna ime të gjurmoj terroristët e mundshëm”.
A mund t’i përshtatet Belgjika situatës emergjente?
Një shumë e madhe parash është duke u derdhur aktualisht në aparatin e sigurisë të Belgjikës, ndërsa shërbimet e inteligjencës po përpiqen të rekrutojnë sa më shumë analistë arabisht-folës në misionet e vëzhgimit. Zyrtarët e sigurisë kanë bërë thirrje edhe ndaj BE-së të bëjë një punë shumë më të mirë të shkëmbimit të informacionit, në lidhje me terroristë potencialë.
Por mënyra më e mirë për të trajtuar problemin e terroristëve të lindur brenda vendit, është parandalimi në rradhë të parë i radikalizimit, thotë Iv Goldshtajn, shef i kabinetit të presidentit rajonal të Brukselit. Kjo do të kërkonte integrimin e getove si Molenbeku në shoqërinë belge; diversifikimin e shkollave; dhe ndërtimin i kafene, bizneseve si dhe oferta të reja kulturore. “Ne kemi nevojë të hapim mendjet e këtyre të rinjve. Çfarë mund të bëjmë për të menaxhuar të rinjtë që preferojnë vdekjen në vend të jetës?”- thotë Goldshtajn.
Molenbek: Kryeqyteti i xhihadit në Evropë
I mbushur me dyqane qebapi dhe çajtore, lagjja e banuar kryesisht nga marokenë e Brukselit, Molenbek, është bërë zemra e një rrjeti terrorist që ka prodhuar masakra në të gjithë Evropën. Distrikti- me një popullsi prej 100.000 banorësh – është shtëpia e disa prej atentatorëve të Parisit, si dhe të dyshuarve të tjerë si terroristë. Braktisja e gjimnazit dhe normat e papunësisë së të rinjve në Molenbek, janë ndër më të lartat në të gjithën Belgjikën, dhe predikuesit radikalë qëndrojnë nëpër kafene dhe xhamitë e zonës, duke u përpjekur të bindin këta të rinj të pakënaqur por edhe gratë të përqafojnë ekstremizmin islamik, si një burim i kuptimit të jetës dhe lavdisë.
Shumë prej rekrutëve të rinj tashmë janë të përfshirë në botën e krimit. Dhe kur myslimanët belgë i drejtohen ekstremizmit, ata mbrohen shpesh prej autoriteteve nga fqinjët e tyre. “Kur kryhet bastisja e një shtëpie, në zonat normale njerëzit flasin ose ndihmojnë policinë nëse ata mendojnë se dikush qe një terrorist”- thotë prokurori federal belg Erik Van der Sipt. ‘”Njerëzit në Molenbek nuk po bashkëpunojnë. Ata qëllojnë me gurë në drejtim të policisë”.
Previous Post

Dy suedezëve u sekuestrohen 5oo mijë euro në Shqipëri

Next Post

O Perëndi, a ndjeve? Tradhtarët na lanë pa atdhe…..

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

O Perëndi, a ndjeve? Tradhtarët na lanë pa atdhe…..

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.