• Latest
  • Trending
  • All

Terrorizmi i Parisit dhe aleanca që na duhet në Tiranë

21/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Terrorizmi i Parisit dhe aleanca që na duhet në Tiranë

21/11/2015
in Opinion

Nga Alfred Lela

Shqiptarët, shpesh i afrohen interpretimit të ngjarjeve të përbotshme, si p.sh sulmet e fundit terroriste në Paris, me mbetje të megalomanisë komuniste të Shqipërisë ‘qendër e botës’, ‘fanar i ndriçuar në brigjet e Adriatikut’, apo ‘mbrojtëse e vetme e parimeve…’. Ne jemi një kënd i vogël dhe i parëndësishëm i botës, por kjo nuk na ndan prej saj: çfarë ndodh në Paris apo New York, në një formë a tjetër, na prek edhe ne.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

As ne këtu, shqiptarët e të tjerë, nuk jemi të imunizuar nga kjo zi e ky tmerr që përhap Lufta e tretë Botërore, që është përballja me terrorizmin. Fukujama parashikonte ‘fundin e historisë’ pas rënies së Murit të Berlinit, pasi sipas tij, Amerika kish mbetur pa kundërshtarin e saj ideologjik, Bashkimin Sovjetik. Pothuajse në të njëjtën periudhë Samuel Huntington, si reagim ndaj Fukujamës, ish-student i tij, fliste për ‘përplasje të qytetërimeve’. Nuk mund të thuhet me siguri se teza e Profesorit të Harvardit po provohet, por sigurisht se historia nuk ka mbaruar dhe ja ku Amerika dhe Perëndimi e kanë gjetur kundërshtarin, edhe pse jokonvencional, tek armatat e çmendura të ISIS, Al Kaeda-s e gjithë brigadave të tjera të terrorizmit.

Qytetërimet për të cilat flet Huntington në një mikroshkallë dhe potencialisht përplasen edhe këtu te ne. (Po t’i referohesh librit të tij, ai e fut Shqipërinë në qytetërimin islamik). Kujtoni  vizitën e paradokohshme të presidentit turk Erdogan dhe kërkesën drejtuar qeverisë shqiptare që të mbyllen shkollat e kundërshtarit të tij, Fetullah Gulen. Përplasja Erdogan-Gulen në Turqi reflektohet edhe ndër myslimanë shqiptarë. Eksponentë të komunitetit mysliman këtu, e pranojnë herë on e herë off record se janë tri rryma që luftojnë për supremaci ndër myslimanët shqiptarë. Secila me burimet njerëzore e financiare përkatëse. Saktësisht: myslimanët tradicionalë shqiptarë me një prirje europeiste e tolerante, që ndoshta e ka zanafillën te reformat dhe ndërhyrjet e Mbretit Zog; gulenistët që financohen dhe frymëzohen nga Turqia; dhe, linja e tretë dhe e ashpër e vehabistëve që ndjek dhe përhap një islam radikal. Frymëzimi i këtyre të fundit janë interpretime të Kuranit që vijnë nga vendet e Gjirit apo Afrikës Veriore, forma të së cilës përgjakën dhe Parisin javën e fundit.

Formëzimi më akut i tyre është ISIS dhe ndjekësit e tij. Dimë se ka shqiptarë nga Ballkani që luftojnë në Siri për dogmën apo ideologjinë (ka debate këtu) e ISIS, siç dimë se ata u kanë drejtuar edhe një kërcënim shqiptarëve me anë të një materiali filmik. Përmbajtja e të cilit me fjalë të tjera do të ishte ‘prisni, se do të sjellim gjakun edhe në dyert tuaja’.

Cili mund të ishte reagimi dhe a duhet të ketë njëfarë programi apo doktrine për t’u përballur ne tani dhe në vazhdim me terrorizmin?

Së pari, pranimi i ekzistencës së kërcënimit, dhe dalja nga poshtë fustanit të tolerancës fetare. Toleranca është një predikim për të gjithë, por jo të gjithë e pranojnë. (Ata që besojnë te toleranca mund të etiketohen edhe si infidelë). Toleranca nuk rritet duke e kthyer në klishe kombëtare që thuhet pafund nga politikanët dhe nga aktivistët e OJQ-ve; ajo mbetet thjesht një slogan dhe jeta ndodh ndërkohë që ne thurim slogane.

Së dyti, terrorizmi dhe kërcënimi prej tij nuk na afrohet si debat intelektual, ideologjik, qytetërimor, por si fakt. Ne nuk mund të ruhemi prej tij dhe as ta zhvendosim duke thënë se edhe të krishterët kanë qenë të dhunshëm në Mesjetë, apo se Franca ka kolonizuar vendet arabe para 100 vjetësh. Apo se Bushi pushtoi Irakun dhe bëri gabim. Kush fut një përgjakje të së shkuarës në gji të një masakre të ditës, është duke përligjur këtë të fundit.

Së treti, kërcënimi terrorist i cili gjithmonë kryhet në emër të një Zoti, nuk lehtësohet me anë kushtesh fetare, por me sekularizëm. Më shumë laicitet, sa më e fortë të shfaqet dogma.

Së katërti, fshehja pas tezave politikisht korrekte nuk ndihmon më. Kohët kërkojnë qëndrime dhe reagime politikisht jokorrekte. Imamët (e vetëshpallur për sa kohë veprojnë jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman) gjatë seancave të gjyqit në Tiranë janë shfaqur në refuzim total të rendit kushtetues të Republikës. Shteti, ligjet, institucionet etj., janë një kompromis i shoqërisë edhe pse janë kufizuese të saj. Imponimi, në mungesë të pajtimit me formulën 50 përqind e lart, qoftë ky fetar apo laik, shkon kundër individit dhe shoqërisë.

Së fundmi, siguresa më e mirë dhe më e sigurt kundër terrorizmit në Shqipëri janë myslimanët shqiptarë. Duke qenë shumicë në këtë vend, ata i kanë instrumentet për të ndarë të mirën nga e keqja, besimtarin nga fanatiku, teologun nga proselitizmi i dhunës. Kërkohet aleanca e tyre.

Previous Post

Hisen Berisha, anëtari i Bordit të RTK-së denoncon shkelje e keqmenaxhim

Next Post

Emigrantët duhet të flasin anglisht para bashkimit familjar

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Emigrantët duhet të flasin anglisht para bashkimit familjar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.