Anëtari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, në një dokument dërguar Kuvendit të Kosovës, ka numëruar mal me shkelje e dyshime për korrupsion e keqpërdorime nga menaxhmenti aktual i RTK-së, raporton Koha.net.
“Kuvendi si themelues i televizionit publik, një nga kompetencat e ka edhe rishikimin e zbatimit te ligjeve. Unë i ofroj Kuvendit fakte të shkeljeve të panumërta të këtij Ligji”, ka thënë ndër të tjera Hisen Berisha, në letrën e tij voluminoze një kopje të të cilës e ka Koha Ditore.
“Sipas Ligjit, RTK është televizion publik në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por faktet që i bashkëngjis, tregojnë të kundërtën, pasi që ky medium është shndërruar në vend të manipulimit me paranë publike, keqmenxhimit, konfliktit të interesit, tejkalimeve të qëllimshme buxhetore, punësimeve pa kriter, mospërflllje të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm, refuzim të bashkëpunimit me auditor të brendshëm, etj.”, ka thënë më tej ai.
















