Para disa ditëve më ra në dorë libri i autorit Afrim Mustafa “Bardhësitë e Atdheut” (“Enciklopedia e dëshmorëve të luftërave të UÇK-së”),dedikuar dëshmorëve të tre luftë-rave çlirimtare të shqiptarëve në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të shekullit aktual, respektivisht UÇ të Kosovës,UÇPMB-së dhe UÇK-së.
Për punën dhe mundin e dhënë autori meriton shumë mirënjohje dhe përgëzime.
Me të shfletuar kalimthi veprën në fjalë,ndjeva një zbrazëtirë jo si do në dy raste,si vijon;
1. Autori,me rastin e përpilimit të listës së dëshmorëve të UÇ Kombëtare nuk për-fshinë emrat dhe nuk jep të dhëna për disa dëshmor të rënë nga radhët e UÇ Kombëtare. Me këtë rast, unë për shumë arsye nuk do ti shpalosë emrat e dëshmorëve në fjalë,me bindje se ate do ta bëjë autori në një afat kohorë sa më të arsyeshëm.
2. Në tekstin në fjalë autori ngre lartë shumë personalitete të shquara nga e kaluara jonë historike si dhe ata të ditëve tona që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në afirmimin e popullit shqiptar në fusha të ndryshme. Me këtë rast autori nuk i kushton as edhe vetëm një fjali kolosit të sportit dhe afirmuesit të vlerave tona kombëtare ,si në rrafshin nacional, rajonal,evropian e botërorë,të madhit ndër më të mëdhenjtë,profesorit të mirënjohur tani të ndjerë Mentaz Allajbegu,i cili tërë pasurinë e tij shpirtërore,mendore, fizike dhe materiale e vëri në shërbim të afirmimit të popullit tonë në arenën sportive ndërkombëtare.
I ndjeri,profesor Mentaz Allajbegu,deri sa frymoi bëri aq shum për sportin shqiptar sa që besoj se nuk ekzagjerojë nëse e radhis në vendin e kryeheroit legjendar të sportit shqiptar. Ate që e bëri Gjergj Kasrioti-Skënderbeu me shpatë dhe diplomaci, nëna Terezë me shpirt human dhe sakrificë,për sportin shqiptar e bëri i madhi Mentaz Allajbegu.
Me këtë rast nuk do ti numërojë të arriturat e prof. Mentazit,nga që dikush mundë të ma merr për të madhe nga ajo se ata i dinë edhe fëmijët.
Më mban bindja se autori dhe lexuesit nuk do të mi marrin për të madhe sugjerimet dashamirëse dhe besoj meritore.
Me shumë respekt!
Baki Halimi
















