• Latest
  • Trending
  • All

INTIFADA E TRISHTUAR E PD-SË

01/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

INTIFADA E TRISHTUAR E PD-SË

01/12/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

SOKOL SHAMETI

Partia Demokratike duhej të ishte sot subjekti politik më i lumtur për mënyrën sesi po qeveriset Shqipëria. Nëse – ashtu siç teorizon rëndom PD – gjithçka që ajo aspiron nuk është pushteti i vet partiak, por mbrothësia e përgjithshme, atëherë, ajo mund të rrijë e qetë: socialistët në pushtet po sillen pikë për pikë siç do të ëndërronin ata. Vërtet këta po tradhtojnë premtimet e tyre elektorale që kundërmonin blair-izëm dhe rrugëtretizëm në krye të herës. Por, në nivel narrativ, a nuk ishte PD gjatë fushatës kundër premtimeve të PS-së? A nuk paralajmëronin ata, se po të zbatoheshin planet e së majtës, ato do të shkaktonin apokalipsin mbi faqe të dheut? A nuk këmbëngulte PD se rruga e vetme funksionale për vendin ishte ajo e tyrja, e djathta: taksa të ulëta për të pasurit, tregu-magjistar që zgjidh papunësinë, varfërinë e gjithçka, e kaluara – kontejner që mund të mbartë fajin për çdo mbrapshti të sotme, etj.? Na falni zotërinj të djathtë, por a nuk po bën PS pikërisht këtë? Ndonëse nuk janë në pushtet nominalisht, këta të PD-së minimalisht mund të ngushëllohen: duke shkelur premtimet e saj, PS po e qeveris Shqipërinë ashtu siç do të donin të djathtët. Të paktën ata ideologjikët mes tyre.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në këtë kontekst, protesta masive e PD-së me kredon e saj, mbaj premtimet ose largohu, tingëllon më e pakta një absurditet po aq masiv sa edhe pjesëmarrja në të. Megjithatë, ky është vetëm një zbërthim i pjesshëm i kuptimit të kësaj proteste, brenda përpjekjes sizifiane të PD-së për të organizuar ndonjë lloj lëvizjeje frymëzuese kundër qeverisë. Tensioni më i madh që ka kjo parti sot, është pikërisht ky: të gjejë një lajtmotiv për intifadën e vet e cila për të synon, ashtu si për çdo klub tjetër partiakësh në Shqipëri, të rimarrë territor politik, pushtet dhe akses në fonde publike për anëtarët e vet.

Por jemi në Shqipëri, në skenën e saj pseudopolitike. Gjithçka shitet për “politikë” prej protagonistëve të kësaj skene, është thjesht një depozitë antagonizmi bosh. Brenda abstracizmit të këtij këndvështrimi, skuadrat partiake tek ne, nëse nuk kanë një kundërshtar imagjinar, nuk mund të realizojnë vetveten. Pra, antagonizmi me çdo kusht, edhe nëse s’ekziston askush ndaj kujt të jesh antagonist në fushën tënde është kriter bazë me anë të të cilit PS ose PD mund të justifikojnë veten. Pa këtë cak përplasjeje, pa këtë makinë që të vjen përballë me tërsëllimë, retorika e tyre nuk funksionon, militantët nuk galvanizohen dhe – paradoksale por – vdekja si subjekt është afër.

Prej afro një viti e gjysmë në pushtet, Partia Demokratike ka vuajtur më shumë se prej traumës së rrëzimit, prej mungesës së shënjestrës. Duket tërësisht e sforcuar dhe zgjidhje emergjente preteksti që PD po përdor për braktisjen e Kuvendit – rrahjet mes deputetëve për çështje aspak të rëndësishme për qytetarin. Arsyeja për degradimin në këtë derexhe banale të të gjithë papajtueshmërisë politike tek ne, vjen në fakt si arsye e një anomalie të madhe. Qysh në muajt e parë të pushtetit, partia socialiste ia hoqi PD-së mundësinë për ta kritikuar në mënyrë thelbësore. Ajo u soll dhe po sillet si një qeverisje tërësisht e djathtë, duke e bërë kësisoj tërësisht të pavlefshme kritikën e kursit të saj prej pozitash të djathta. A ka ndodhur kjo si rezultat i kushtëzimit prej kupolës së nginjur në biznesmenë të PS-së, apo po ndodh si rezultat i thjesht paaftësisë së kësaj të fundit për të përputhur imazhin që i krijoi vetes me aftësitë reale? Këtë nuk e dimë ende.

Ajo që dimë është se mazhorancës aktuale pak gjë i ka mbetur nga sharmi liberator i kohës kur ishte në opozitë. I ka marrë lumi frymëzimet e saj pro shtresave të varfra apo shprehjet e preokupuara të fytyrës duke dëgjuar ankesat e atyre që me zor ia dilnin të mbyllnin muajin. Teksa pulsonte me ankth për të marrë me çdo kusht pushtetin gati një vit e gjysmë më herët, Partia Socialiste pak shqetësohej për domethënien e premtimeve të saj në kushtet kur do të kishte pushtetin në dorë. Për të rimarrë një shprehje të shpërdoruar ditën e zgjedhjeve, PS shkoi shumë larg me populizëm. Aq larg sa çdo partiak i saj me mend, duhej vërtet të merakosej nëse kjo parti do të merrte pushtetin.

Mënyra më e mirë për të mbajtur një premtim është të mos e japësh atë, por ajo së cilës PS duhej t’i trembej më shumë, ndodhi – ajo e mori vërtet pushtetin. Tashmë rolet janë ndërruar. Së shpejti miratohet buxheti i dytë në pushtet për këtë qeveri dhe gradualisht gjysma e mandatit mund të quhet e ezauruar. Periudha e vrullit revolucionar të muajve të parë plot lyerje dhe emërime është tretur. Vendin e tyre tani e ka zënë një dimër i zymtë hesapesh, pagash që duhen shpërndarë, detyrimesh që duhen paguar, marrëveshjesh me FMN-në që u duhet bindur ose bërë rezistencë etj. Me pak fjalë, PS në pushtet po zbulon se të qeverisësh në mënyrë sociale, të majtë, nuk është aq bukë e djathë sa ç’dukej nga dritarja e opozitës.

Ku ndryshon një qeverisje e djathtë nga një e majtë zbulohet nga këndvështrimi i tyre mbi botën. Ky këndvështrim është ai që motivon jo thjesht llojin e punëve që kryen një qeveri, por edhe mënyrën sesi ajo i kryen këto punë. Nuk ia vlen tani të bëjmë një zbërthim akademik të asaj çka quhet këndvështrim i majtë dhe këndvështrim i djathtë i gjërave, por mjafton të themi se përmes syve të Partisë Demokratike, qeveria aktuale duket se jo thjesht ka shkelur vijën e demarkacionit duke hyrë ilegalisht në territore të djathta, por madje e ka bërë këtë me aq vrull saqë ka dalë matanë së djathtës. E parë si një grupim partiak tipik shqiptar, pa ideologji dhe pa asnjë aspiratë zhvillimore për vendin, PD është vërtet në pikë të hallit. Ka të paktën, pesë pika thelbësore në qeverisjen e socialistëve, për të cilat në Partinë – së paku ideologjikisht – nuk kanë çfarë të thonë:

1 – PD po shikon një qeveri që taksën e sheshtë nuk e këmbeu me atë progresiven, por me të vetmen taksë edhe më të keqe se e sheshta – taksën në formë rombi. Një tip takse allasoj, e qepur me porosi, e cila takson vërtet pak skamnorët ekstremë, po aq pak miliarderët dhe e derdh gjithë barrën mbi supet e shtresës së mesme. Por kjo shtresë e mesme në Shqipëri nuk është edhe aq e ndryshme nga ajo e varfra në çdo vend normal. Ajo përbëhet prej mësuesish, pensionistësh, studentësh, punëtorësh dhe punëmarrësish të tjerë të specializuar, pra njerëz që kanë një të ardhur çfarëdo. As vetë Partia Demokratike në ëndrrën e saj më ekstremiste nuk do të kishte guxuar ta kryente këtë akt të pastër harakiri.

2 – Gjithashtu, PS po imponon një model të ashpër policor të zbatimit të padiskutueshëm të ligjit, pa u shqetësuar aspak – ashtu siç do të bënte çdo forcë e majtë – për një analizë me theks social të efikasitetit të ligjit që po zbatohet, kostove të tij humane, shtresave që penalizohen më shumë prej tij direkt ose indirekt, etj. Arrestimet e debitorëve të energjisë elektrike, rrënimet masive të burimeve të vogla të vetëpunësimit, fushatat e gjobave, etj. Të gjitha justifikohen me pretekstin e një projekti modernizues dhe shtetndërtues nga ana e qeverisë. Për një shoqëri që ka vuajtur rëndshëm nga disa forma totalitarizmi (pushtimi turk, zogizmi, enverizmi etj.), qysh në këtë moment duhej të fillonin të binin sirenat e alarmit. Nuk ka asnjë projekt totalitarist në botë, qoftë fashist e qoftë stalinist, që nuk nis me premtimin e modernizimit. Madje modernizimit pa kompromis. Në fund të fundit, kredoja e gjithë këtij operacioni të dhimbshëm s’është gjë tjetër veçse rezonanca në kohë e aspiratës PD-iste “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Ideologjikisht, përsëri, selia blu s’ka asnjë argument ndaj qeverisë në këtë pikë.

3 – Tregu dhe punësimi janë një tjetër aspekt i pakritikueshëm nga ana e opozitës së djathtë tek mazhoranca tashmë po e djathtë. Nëse një nga kritikat më të ashpra të protestës së PD-së ishte pikërisht kjo – mungesa e punësimit – qeveria nxitoi qysh të nesërmen ta asgjësojë këtë pretendim me anë të një aksioni mediatik. Një biznes fason u inspektua, ca pamje grash të përkulura mbi punë u publikuan, disa fytyra të lumtura biznesmenësh dhe qeveritarësh u filmuan krah për krah dhe misioni u quajt i realizuar: punësimi po lulëzon, tregu e ka zgjidhur, ata që ankohen – shpifin. Një qeveri e majtë do të duhej të shpallte projektin e saj për punësime publike. Por duke mos pasur as mundësi e as dëshirë të jetë e majtë, PS vazhdoi të bëjë pikërisht atë që ka bërë PD për 8 vjet në pushtet – të kompensojë me lehtësirat ndaj biznesit që hap vende pune paaftësinë e saj për të hapur konkretisht, vetë, fronte pune.

4 – Marrëdhënia me biznesin e qeverisë së vetëquajtur të majtë, do t’u ngjallte zilinë edhe nxënësve më të zellshëm të shkollës së Çikagos. Ndër aktet e para të zotit Rama në qeveri, ishte vendimi për të hequr një llokmë të mirë parash nga buxheti i shqiptarëve dhe devijimi i tyre për të kryer atë që me gjuhë skenike u quajt “pagim borxhi” ndaj biznesit. Pa hyrë në detaje se sa i verifikuar ishte ky borxh, sa i merituar pagimi i tij, sa i rëndësishëm për ekonominë pagimi i tij urgjent, etj., ka këtu brenda dy aspekte. Dy aspekte problematike ama, që e bëjnë zellin e neoliberalëve të qeverisë të tejkalojë çdo oreks djathtist. Së pari preokupimi për të begenisur biznesmenët dhe të pasurit, u krye në një mënyrë tërësisht të shproporcionuar me atë për të shlyer një borxh tjetër, më të madh dhe më jetik se borxhi ndaj biznesit: ai është borxhi ndaj publikut. Ky është një borxh në shërbime të padhëna, standarde punësh publike të shkelura, cilësi jete të shkatërruar etj. Së dyti, duke krijuar psikozën e një gjendje të përgjithshme faji dhe borxhliu ndaj të pasurve, kjo qeveri “e të gjithëve” po synon të vrasë ngritjen e një ndërgjegjeje sociale më tepër llogarikërkuese, më pak të kompleksuar nga dhuna e kapitalit dhe më tepër të sigurt nga mbështetja e qeverisë së vet. Nëse PD do të ishte në pushtet, s’ka dyshim se do të kishte vepruar njëlloj.

5 – PS nuk po i lë gjë mangët PD-së as në menaxhimin që ajo po i bën trashëgimisë së majtë të Shqipërisë. Ndonëse një rezervë e madhe votash në favor të kësaj partie vijnë pikërisht nga ish-pjesëmarrës të luftës antifashiste apo kontributorë idealistë dhe naivë të ndërtimit të një Shqipërie të re socialiste pas luftës, qeveria e sotme po vazhdon retorikën e paraardhëses së saj në raport me këtë të shkuar jo edhe aq të largët. Ajo për të cilën Partia Demokratike kritikohej në logjikën e saj ekstremiste të gjykimit të Luftës Antifashiste nga njëra anë dhe Diktaturës Staliniste nga ana tjetër, ishte e thjeshtë. Nga njëra anë, PD mundohej të zhvishte luftën antifashiste nga komponenti komunist dhe meritat e liderit komunist Enver Hoxha në të, ndërsa nga ana tjetër ndiqte standard të kundërt në rastin e vlerësimit të diktaturës staliniste pas saj. Ajo i mvishte çdo aspekti të saj anormal markën “komuniste” dhe përgjegjësinë personale të Enver Hoxhës. Sigurisht edhe në këtë pikë, një debat serioz dhe shterues është ende në pritje për t’u zhvilluar në Shqipëri. Ajo që konstatojmë është se edhe Partia Socialiste në pushtet, po dëshmon një paaftësi perfekte për ta trajtuar me objektivitet këtë çështje dhe për ta futur atë në rrugën e zgjidhjes. E vetmja gjë që po bën ajo, është të fryjë në mënyrë të papërgjegjshme edhe më shumë polarizimin mes qytetarëve dhe të ushqejë legjenda urbane bunkerësh për arsye publiciteti ndërkombëtar denigrues për shqiptarët. Fundja, jo edhe aq ndryshe nga ç’do të bënte Sali Berisha.

Lista sigurisht që mund të vazhdonte më gjatë, duke sjellë këtu edhe përputhshmërinë e plotë ideologjike të PS-së me PD-në edhe në aspekte të tjera të qeverisjes aktuale në Shqipëri. Marrëdhënia me fenë dhe laicitetin e shtetit, vasaliteti diplomatik, nëpërkëmbja e universitarizmit, uria për kontroll të drejtësisë etj., janë disa (vetëm nëse duhen përmendur disa të tilla).

Askush nuk do të donte të ishte në krye të një opozite të djathtë në kushte të tilla, kur qeveria të vjedh jo thjesht idenë, punën dhe metodat e punës, por e bën këtë edhe duke u vetëquajtur gjithë ditën e ditës “e majtë”. Prandaj intifada e PD-së ngjan aq e trishtueshme dhe aq e dëshpëruar në përpjekjen e saj për të nxitur PS-në të zbatojë premtimet e saj, pra të kthehet aty ku ka shtratin ideologjik. Prandaj Luli duhet mëshiruar vërtet në ngjirjet e tij ilarizuese të zërit në mitingje. Ajo nuk është një ngjirje e zakonshme. Është klithma e një viktime të grabitur.

Previous Post

Sugjerime dashamirëse autorit të librit “Bardhësitë e Atdheut”

Next Post

Uniteti rreth Platformës kombëtare, domosdoshmëri

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Uniteti rreth Platformës kombëtare, domosdoshmëri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.