• Latest
  • Trending
  • All

Nusja e Kanunit

25/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Nusja e Kanunit

25/11/2014
in Opinion

Blerina Racaj “Mendoj se në rrethanat ku ndodhemi tani, është tepër e vështirë si për një femër ashtu edhe për një mashkull të bëjë punën e aktorit, gjithmonë duke e pasur parasysh se në Kosovë bëhen shumë pak filma e shfaqje”, ka thënë aktorja kosovare, Valmira Hoti. Artistët kosovarë çdo herë e më shumë po e dëshmojnë talentin dhe dashurinë që kanë ndaj artit, veçmas ndaj fushës së aktrimit. Edhe pse në Kosovë mundësitë për t`u shfaqur në projekte filmike e teatrale janë të vogla, aktorja kosovare Valmira Hoti dhe në ato ‘’pak’’ role që ka pasur, ngase është e re në moshë, e ka dëshmuar vetën që është një aktore e zonja dhe se është në rrugën e duhur drejt një karriere të gjatë e të suksesshme. Atë kohëve të fundit kemi pasur mundësi ta shohim në disa shfaqje teatrale shumë të rëndësishme të cilat janë dhënë, siç ishte “Fundi i lojës”, “Kumbulla amerikane” e “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin” kjo e fundit nën regjinë e Orhan Kërkezit, e cila ishte dhe premiera më e re që u dha në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e cila po qëndron aktualisht në reporterin e këtij teatri e që po synon të thyejë rekordin e shikueshmërisë në vend. Madje aktorja Hoti, së fundmi është bërë dhe një fytyrë televizive përmes rolit të saj në një spektakël humoristik në njërin nga televizionet tona vendore, duke e fituar dashurinë dhe simpatinë e audiencës. Gazeta Tribuna ka bërë një intervistë me Valmirën, e cila shpalos dhe synimet e saj që ka në të ardhmen si dhe për punën që ajo ka bërë deri më tani në profesionin e saj, që siç thotë dhe vet ajo e ka ëndërruar qysh kur ishte fëmijë, pavarësisht sfidave që ky profesion sjell në Kosovë.

Tribuna : Keni qenë pjesë e disa projekteve artistike, si në skenën teatrore, ashtu dhe në atë të filmit e televizive. Sa jeni e kënaqur me atë që keni arrit deri tani ?

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Valmira Hoti :Si fëmijë e kam dashur shumë aktrimin dhe gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të jem një aktore dhe kjo ëndërr m’u realizua në momentin kur fillova studimet pranë Akademisë. Gjatë studimeve dhe më pastaj kam  pas rastin të luaj në disa shfaqje të ndryshme dhe filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë. Shfaqja ime e parë profesionale ka qenë “Vdekja Troket” në Teatrin Dodona, me Ag Apollonin. Kurse përvoja ime e parë në televizion ka qenë si studente e vitit të parë dhe të dytë në serialin televiziv “Cimerat”. Pastaj disa nga shfaqjet në të cilat kam luajtur më vonë janë, “Mësuesi” nga E. Jonesco me regji të Adonis Filipit, “Mos e frikëso aktoren, mbyte!” në Teatrin Dodona, “Fundi i Lojës”, nga S. Beckett në Teatrin e Gjilanit. Shfaqje për fëmijë “Mbreti Gjumash”, “Këmbët Leshatuke”, “Zhozefinë, Napoleoni vdiq”, “N’terr po, n’dritë, jo”,  ,,Kumbulla Amerikane’’ në Teatrin e Mitrovicës e së fundmi në shfaqjen ,,Gjashtë personazhe kërkojnë autorin” në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kam qenë e angazhuar në filmin e metrazhit të gjatë “Besa”, pastaj filmat e shkurtë “Rrota”, “Aksidenti”, “Gjumashi”, “Luludja”, filmin për fëmijë “Lepuri Reporter”. Nisur nga kjo mund të them që deri diku ja kam arritur qëllimeve të mia, gjithmonë nisur nga mundësitë në të cilat arti dhe kultura ballafaqohet në Kosovë. Gjithsesi në art nuk ka ndonjë pikë kufizimi se deri ku mund të shkosh, por unë jam duke e dhënë maksimumin nga vetja në këtë drejtim.   Tribuna : Në shfaqjen ‘’Kumbulla amerikane’’, regjinë e së cilës e ka bërë Kreshnike Osmani, keni pasur një rol mjaftë kompleks. A mund të na tregosh më shumë rreth këtij roli që u është dhënë ?

Valmira Hoti : Po, në këtë shfaqje me tekst të Arian Krasniqit dhe regji nga Kreshnike Osmani, unë e luaj rolin e Nuses. Qysh në leximin e parë teksti më ka bërë për vete. E gjithë ngjarja zhvillohet në shtëpinë-odën e kryefamiljarit (Rrustës), djali i të cilit është vrarë në pritë për gjakmarrje. Gjakmarrja pra, është tema kryesore e kësaj shfaqje. Nusja, të cilën unë e luaj në këtë shfaqje e ka humbur burrin e saj për gjak. Ajo si e thotë rendi e kanuni, nuk e ka të drejtën e dialogimit kur vjen puna tek pleqnimi i punëve sipas kanunit. Ajo, në këtë dramë kanunore ka disa monologë me anë të të cilëve tregon dhe e shpreh gjithë mllefin e saj për humbjen e burrit, brengën për fatin që do t’i vendoset ose do ta ketë, sepse për më tepër Nusja është shtatzënë dhe deri në fund të shfaqjes ajo ka frikë se mund të lind djalë, dhe me këtë rast gjakmarrja në këtë familje do të vazhdojë. Në shfaqje trajtohet një pjesë e Kanunit “Dreka e Mortit”, ku siç dihet gjakësi e ka për obligim të shkojë në drekë. Nusja në këtë rast në shfaqje ballafaqohet edhe me gjakësin, por nuk dialogun. Në fund të shfaqjes ajo lind një vajzë dhe është shumë e lumtur se gjakmarrja përfundon aty. Gjatë gjithë shfaqjes, ky personazh, me shumë vështirësi shpërfaqë ndjenjat e ndrydhura të një gruaje shqiptare e gjykuar sipas Kanunit.

Tribuna :Sa është e vështirë të jesh aktore në një vend si Kosova? Cilat janë sfidat që përballen në përgjithësi aktorët në vendin tonë?

Valmira Hoti : Mendoj se në rrethanat ku ndodhemi tani, është tepër e vështirë si për një femër ashtu edhe për një mashkull të bëjë punën e aktorit, gjithmonë duke e pas parasysh se në Kosovë bëhen shumë pak filma e shfaqje. Sidomos kur mendon të jetosh nga ky profesion duhesh ta përgatisësh veten që do të ballafaqohesh edhe me” kriza të herëpashershme financiare”, hahaha. Kosova është një vend shumë i vogël për ëndrra të mëdha. Por, ambicia dhe vullneti është ai që e mban të gjallë dëshirën e çdo artisti për të mos u dorëzuar deri në sakrificë.

Tribuna : Aktualisht jeni pjesë e shfaqjes, e cila po jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, si po ndiheni në rolin e ri dhe sa po e gjeni vetën në këtë rol?

Valmira Hoti : Po, shfaqja e fundit që kam luajtur dhe reprizat e së cilës vazhdojnë të jepen në Teatrin Kombëtar është “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin” nga Pirandelo, me regji të Orhan Kërkezit. Në këtë shfaqje unë luaj pjesët koreografike, ku kam pas një bashkëpunim shumë të mirë me balerinën Behie Murtezi, e cila ka qenë koreografja e shfaqjes. Gjithashtu edhe me kolegët kemi pas një bashkëpunim shumë të mirë mes vete dhe një energji mjaft pozitive. Kjo shfaqje do vazhdojë të qëndrojë në repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Tribuna : Cilat janë synimet dhe ambiciet tua në të ardhmen në fushën e aktrimit?

Valmira Hoti : Aktualisht po vazhdoj me reprizat në Teatrin Kombëtar në premierën më të re që është dhënë, atë ‘’Gjashtë personazhe kërkojnë autorin’’ dhe në Teatrin e Gjilanit me shfaqjen ,,Fundi i Lojës’’, shfaqje këto që duan përkushtim dhe punë pavarësisht që rolet në të cilat shfaqje i kam, kanë fjetur shumë në mua. Gjithsesi sikur çdo aktor tjetër jam në pritje për ndonjë rol të ri apo të angazhohem në ndonjë projekt artistik. Gjithmonë mirëpres ftesat kur bëhet fjalë për profesionin të cilin e kam zgjedhur dhe që besoj kam lindur për të. Besoj që në të ardhmen do të hapen dhe mundësi të reja në Kosovë, në mënyrë që jo vetëm unë, por të gjithë kolegët dhe artistët kosovarë të mund ta shprehim talentin dhe dashurinë që kemi ndaj fushës së artit.

Previous Post

Rruga e hapur e incidenteve në gazetari

Next Post

Jahjaga: Kostituimi i institucioneve të reja në Kosovë përfundon në 8 Dhjetor

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Jahjaga: Kostituimi i institucioneve të reja në Kosovë përfundon në 8 Dhjetor

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.