Nga Nga Bujar Vreto
Të dashur demokratë dhe miq. Kuvendi kombëtarë i PDSH-së i zhvilloi punimet në datat 27 dhe 28 shtator 2014 në një atmosferë të shkëlqyer besimi dhe vlerësimi nga drejtuesit, delegatët, garuesit për këshillin kombëtarë dhe të gjithë diskutantët që për hir të së vërtetës ishin të lirë në diskutimet e tyre. Kuvendi kombëtarë i PDSH-së hapi punimet nga zëdhënësja znj. Laura Vorpsi e cila me shpirtin e një demokrateje të pa lëkundur përshëndeti dhe mes një respekti të veçantë i dorëzoi detyrën zëdhënëses së re znj. Oriela Nebiaj cila mes emocionesh e pranoi dhe premtoi se do e kryejë me sukses e përkushtim këtë detyrë mjaft të rëndësishme dhe prestigjioze. Kuvendi kombëtarë i PDSH-së vijoi punimet me fjalimin e pakrahasueshëm të viteve të pluralizmit nga Kryetari z.Lulzim Basha i cili analizoi në detaje shkaqet e humbjes të zgjedhjeve parlamentare të 23-06-2013. Kryetari z. Lulzim Basha përmendi se premtimet e socialistëve ishin tërësisht mashtrime por tërhoqën votuesit në kahun e mashtrimit, segmente të caktuara me anë të parasë së pisët (drogës e prostitucionit) tjetërsuan votën duke e blerë atë dhe si pasojë një pjesë e njerëzve në nevojë që nuk ishin të pakët votuan 99-shat, po krahas këtij megamashtrimi Kryetari Basha evidentoi edhe probleme nga qeverisja jonë, ku drejtues të veçantë u shkëputën nga baza e PD-së, u kthyen në arrogantë, prepotentë, nuk kryen reforma administrative dhe nuk hapën hapësira për intelektualë, kontributorë, faktorë, aktorë e militantë të arsimuar në institucionet ku ata drejtonin. Kryetari Basha theksoi se institucione si Komisioni i Kthimit të Pronave, Aluiznit, Instituti ish të përndjekurve Politikë nuk përmbushën detyrat dhe nuk funksionuan si duhet për shtresat që mbulonin, pra bënë të pa kënaqur tre shtylla kryesore që PD-ja ka në bashkëudhëtimin e saj. Pika më kulmore dhe reflektuese ishte kur Kryetari Basha kërkoi ndjesë për të gjithë gabimet e bëra nga PD dhe administrata e saj në vitet e qeverisjes 2005-2013. Kryetari Basha parashtroi platformën e së ardhmes që me mjaft optimizëm u prit nga delegatët sepse brenda saj gjendej mirëkuptimi dhe strategjia e gjithëpërfshirjes, për çdo kënd që dëshiron të kontribuojë për PD-në dhe se hapësirat demokratike nuk do mund ti cenojë askush në strukturat e PD-së, liria do prevalojë jo vetëm për anëtarët e PD-së por për intelektualët, ish pronarët, ish-të përndjekurit dhe çdo kënd që dëshiron të jetë pjesë integrale dhe përqafon programin e PD-së. Në fjalimin e Z. Basha u theksua se çdo kush do vlerësohet mbas kontributit dhe vlerave të tij personale e intelektuale, gjithmonë duke iu nënshtruar verdiktit të strukturës por jo vetëm edhe bazës ku për vendimmarrje të rëndësishme do jetë anëtarësia me votë që do vendosë. Kuvendi i kombëtarë i PDSH-së u përshëndet mes ovacionesh të fuqishme nga lideri historik, njeriu që themeloi dhe drejtoi partinë demokratike për 23-vjet Z. Sali Berisha i cili me epopenë dhe historinë e PDSH-së falenderoi me mirënjohje të thellë gjithë demokratët e demokratet që ndër vite e kanë mbështetur në rrugën e tij për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, për reformat dhe integrimin e vendit, për mirëqenien dhe zhvillimin e vendit në një vend të krahasuar me vendet e BE. Dr. Prof Sali Berisha mbështeti pa rezerva fjalimin e Kryetarit Basha dhe tha se është fjalimi që sot i nevojitet demokratëve dhe gjithë shqiptarëve dhe se është frymëzim për të ardhmen e vendit. Kuvendi Kombëtarë votoi ndryshimet në Statut të cilat mundësojnë hapjen e partisë dhe krijojnë mundësira për çdo kënd që mendon ndryshe si dhe zgjerohet mundësia e vendim marrjes nga anëtarësia.
Kuvendi kombëtarë i PDSH-së filloi votimin për këshillin kombëtarë që për herë të parë morën pjesë në votim 7500 delegatë pra gjithë struktura drejtuese nga seksionet, grup/seksionet, kryesitë e degëve, deputetë e gjithë ata që parashikonte udhëzimi të cilët me vullnetin e tyre të lirë zgjodhën këshillin kombëtarë prej 150 vetësh. Risia e këtij Kuvendi të PDSH-së ishte se Kryetari Basha mundësoi për Kryetarët e degëve të merrnin fjalën para kuvendit dhe të shpalosnin idetë e tyre për njësitë ku drejtojnë. Unë me mjaft krenari por dhe përgjegjësi të madhe përshëndeta në emër të demokratëve por dhe më gjerë të bashkëkrahinarëve të mi të rrethit Librazhd, sepse ata meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Unë në fjalën time u mundova të mos përsëris parafolësit, por u fokusova tek fjalimi brilant i Z. Basha si një platformë e kuptueshme dhe mjaft efiçente si doktrinë për vazhdimësinë, ringritjen e PD-së dhe kthimin e besimit tek qytetarët të cilët presin shumë nga ky kuvend sepse e shikojnë PDSH-në si forcën e vetme alternativë të këtij pushteti të inkriminuar nga oligarkët e sahanlëpirësit e larguar nga PD. Unë i njoha pjesëmarrësit e kuvendit që jam Bujar Vreto kryetari i zgjedhur me votë plebishitare nga delegatët mes 6 kandidaturave në rrethin e Librazhdit dhe se do i drejtoj me dinjitet e përgjegjshmëri demokratët drejt fitores duke i mundësuar çdokujt vlerësim kontributi dhe shanse të barabarta për të garuar si brenda PD-së, ashtu dhe për gara ballafaquese me kundërshtarët politikë në popull. Unë me mjaft krenari për vendin tim pohova se vi nga Librazhdi që ka nxjerrë burra e gra të shquar që kanë kontribuar në etapa të caktuara të historisë jo vetëm për Librazhdin por për Shqipërinë për Kombin dhe ata ishin rilindasit e vërtetë. Unë thashë se në të vërtetë më vjen turp të them rilindas se fjala rilindje është përdhosur nga këta 99-sha oligarkë që po zhvasin Shqipërinë dhe po e kthejnë vendin në një protektorat kaubojsash. Unë i pohova kuvendit për deputetin e Librazhdit i cili me paudhësitë e tij po përdor institucionin e policisë (sektorin e krimit ekonomik) për të frikësuar demokratët si drejtues e ish drejtues, mjekë e mësues pra këta krimba të krimit ekonomik të tipit OZUN po arrestojnë me iniciativë mjek, ish drejtorë e së fundmi kryetarë komunash në detyrë, po falë punës së këtyre drejtuesve me korrektësi dhe shkëlqyer, gjykatat në zbatim të ligjit i nxjerrin të pafajshëm, por presioni nuk ndalet dhe më e këqija është se krimbat e krimit ekonomik të tipit OZUN po përdorin metoda të sigurimit të shtetit (për këtë do prononcohemi me fakte para mediave) vetëm për të plotësuar ëndrrën e deputetit dhe të rriten në detyrë sipas premtimit që këta karrieristë të shfrenuar duan të marrin ofiqe, duke dënuar me të padrejtë kundërshtarët politikë dhe neutralizuar faktorët dhe kandidatët për zgjedhjet lokale. Unë premtova para kuvendi se do punoj me strukturat drejtuese të PD-së, me çdo kënd që dëshiron të bëhet pjesë për të larguar këta oligarkë dhe çibanin e së keqes nga politika, sepse po na surprizon me mashtrimet e tij tek qytetarët dhe në parlament. Unë deklarova se do unifikoj degën e PD-së dhe do kthej besimin e humbur tek qytetarët dhe në ballafaqimin e parë elektorat së bashku me kontributorët do i kthejmë lirinë, ekonominë e demokracinë e rrëmbyer nga 99-shat e sahanlëpirësit e larguar nga PD, të cilët larguan nga puna demokratët por dhe anashkaluan socialistët e ndershëm që për hir të së vërtetës i qëndruan besnik PS-së në 8-vitet e opozitës, këtë nuk e them për diversion por me fakte: ja institucionet që drejtohen nga të larguarit e PD-së, që e rropën PD-në sa qe në pushtet nga 2005-2013: 1- Drejtori i shëndetit Publik, 2- Drejtori i ujësjellësit 3- Drejtorë Shkollash, 4- Drejtues tek ushqimi social. 5- Drejtorë tek rrugët e shumë institucione të tjera, ja pra kjo është oligarkia që dhe kontributorët e vet i lë rrugëve sepse është paraja ajo që vendos në punë dhe jo konkurs farsë.
Demokratë dhe qytetarë nuk ka forcë që na ndalon për të drejtat dhe liritë tona. Nuk ka krimb ekonomik që na tremb për sfidat ton. Nuk ka oligarki që na ndal për të kthyer demokracinë e rrëmbyer. Nuk ka 99-sha që do të prekin votën tuaj në ballafaqimin e parë elektorale. Përpara së bashku të mbrojmë demokracinë dhe lirinë.
Fjala e mbajtur nga kryetari i degës së Librazhdit, në Kuvendin X të PD-së
















