Vajza me iniciale E.I., është vetëhelmuar në banesën e saj në Shenvlash të Durrësit me fostoksinë. Ajo është dërguar më pas në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi vetëhelmimin e 18-vjeçares.























